Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gazsjellësi Nabucco pret qëndrimin zyrtar të Rumanisë

Konkurrenti i gazësjellësit TAP bën hapa përpara në hartimin dhe përcaktimin e kostove të projektit të gazsjellësit.
Konsorciumi i zhvillimit të gazësjellësave nga Azerbaxhani Shah Deniz,që përfshin British Petroleum, Statoil, SOCAR ka kërkuar qëndrimin zyrtar të Rumanisë për pjesëmarrjen e saj në ndërtimin e tubacionit të gazit West Nabucco, njofton një komunikatë Ministria e Ekonomisë e këtij vendi.
Ministri rumun i Ekonomisë, Varuzhan Vosganian është takuar me një delegacion të British Petroleum International i kryesuar nga zëvendëspresident i kompanisë për Korridorin e Jugut, John Baldwin, ku palët kanë trajtuar projektin West Nabucco që do të transportojë  gazin natyror në tregun europian nga shfrytëzimi i rezervave Azerbaixhan.
Ministri Vosganian konfirmoi interesin e Rumanisë në këtë projekt, që përfaqëson një mundësi tëshpejtë për të siguruar një burim alternativ të gazit natyror, një objektiv që është i përfshirë edhe në strategjinë kombëtare të energjisë. Ministri informoi përfaqësuesit e kompanisë energjetike që Ministria e Ekonomisë mbështet skemat e transportit të gazit natyror përgjatë rrugës Azi – Evropë, që mund të kalojnë në të gjithë territorin e Rumanisë.
Bisedimet mbi projektin e Nabucco West me përfaqësues të Bullgarisë dhe Hungarisë janë në një fazë të avancuar. Ruga e transportit të gazit në Bullgari, Rumani, Hungari dhe Austri mbetet e njëjtë si në projektin fillestar Nabucco, tha se Ministria e Ekonomisë.
Në janar 2013, aksionerët Nabucco nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi, si dhe një opsion kapital dhe marrëveshjen e financimit, me aksionerët e Shah Deniz.
NabuccoGas Pipeline International do të nisë hartimin e tubacionit Nabucco West në fund të janarit dhe gjatë prill-maj 2013 konsorciumi do të vlerësojë potencialin dhe kapacitetin e për transportin si dhe do të përcaktojë shumat që do të paguajë secili shtet tranzit, në mënyrë që të përcaktohen kostot e projektit gjithë , tha Drejtori i Përgjithshëm I Nabucco Gas Pipeline International, Reinhard Mitschek.
Çfarë do të ndodhë deri në qershor të këtij viti kur do të shpallet projekti fitues nga konsorciumi i Shah Deniz, mes TAP dhe Nabucco West
Sipas Dorian Duçkas, Drejtori i Integrimit Europian në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, “Projekti Trans Adriatic Pipeline është pothuajse në fazën përfundimtare të nënshkrimit të marrëveshjeve me palën pritëse. Është duke avancuar puna për nënshkrimin e marrëveshjes së palës pritëse me Greqinë, por edhe për atë ndërqeveritare mes tri vendeve që do t’i jepte kuptim ligjor dhe juridik mbështetjes së këtij projekti. Marrëveshja e përkohshme me qeverinë shqiptare nënkupton siglimin me palën pritëse e që në gjuhën teknike ndërkombëtare njihet si “host goverment agrement”. Me këtë, shteti shqiptar ka përfunduar marrëveshjen bazë me projektin Trans Adriatic Pipeline. Konsorciumi i Shah Deniz kërkon nga konsorciumi i TAP marrëveshjen përfundimtare me Shqipërinë, Greqinë dhe atë ndërqeveritare politike mes tri vendeve Shqipëri-Greqi dhe Itali. Ne parashikojmë që të gjithë këto të përfundojnë brenda muajit mars. Me qeverinë shqiptare, marrëveshja e përkohshme u siglua, që nënkupton se marrëveshja me projektin Trans Adriatic Pipeline nga ana e dokumenteve ligjore dhe politike është duke përfunduar gjithë rrugëtimin. Në aspektin komercial dhe teknik, TAP është më i avancuar se rivali i tij Nabucco West.
Aprovimi i siglimit të marrëveshjes së përkohshme nënkupton gati-gati një marrëveshje të përfunduar, me disa nene të hapura që do të përcaktohen më saktësisht kur të firmoset edhe marrëveshja përfundimtare me Greqinë.”

Revista Monitor, 01.02.2013