Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

BE-ja e BB-ja anulojnë mbajtjen e konferencës së donatorëve (për energjinë) në nëntor

Banka Botërore e Komisioni Evropian nuk i kanë marrë garancitë e pritura nga Qeveria e Kosovës sa i përket sektorit energjetik. Në mungesë të provave të dukshme që do të dëshmonin gatishmërinë e qeverisë për të përmbushur zotimet, Komisioni Evropian dhe Banka Botërore kanë vendosur që të shtyjnë një konferencë të donatorëve që ishte planifikuar të mbahej në muajin nëntor të këtij viti.
Anulimin e konferencës që ishte paraparë të mbahej gjatë këtij muaji e konfirmon zyrtarisht edhe Zyra Bashkimit Evropian në Prishtinë.
“Konferenca, fillimisht ishte paraparë për nëntor. Megjithatë, janë paraqitur disa vështirësi në sektorin energjetik gjatë vjeshtës, duke përfshirë edhe nevojën për të ristrukturuar projektin e “Kosovës së Re”, por edhe përpjekjet nga KEK-u për të shtyrë mbylljen e ‘Kosovës A’”, ka thënë Syzana Bytyçi-Jagxhiu, zyrtare për komunikim pranë Zyrës së BE-së. “Me sugjerimin e Bankës Botërore dhe të Komisionit, për momentin, Konferenca është shtyrë”.

Gazeta Koha Ditore, 14.11.2012