Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kenia pezullon importin e naftës iraniane

Autoritetet në Kenia kanë vendosur të anullojnë planet për importin e naftës iraniane, pas kërcënimeve se vendi do të përballet me sanksione nëse e bën këtë. Lajmi është bërë i ditur nga një zyrtar në ministrinë e Ekonomisë së këtij vendi. Marrëveshja e nënshkruar muajin e shkuar me Republikën Islamike parashikonte importin e 4 milionë tonëve naftë në vit nga Kompania Shtetërore Iraniane e Naftës, por ambasada amerikane në Nairobi paralajmëroi se ishte e rëndësishme që qeverisë iraniane t’i ndërpriteshin të ardhurat. SHBA dhe BE kanë shtuar sanksionet ndaj Iranit, të shqetësuara për programin  nuklear të vendit. “Nisur nga presioni ndërkombëtar ne kemi vendosur të tërhiqemi”,-tha Patrick Nyoik, Sekretari i Përhetshëm i Ministrit të Ekonomisë. Ditën e diel, hyri në fuqi embargoja e naftës iraniane.

TV Albanian Screen, 04.07.2012