Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Editorial: Ashpersimi i politikave te kreditimit mbyll mjaft pika karburanti ne Shqiperi

Ka pak kohe qe shoqerite e tregtimit me shumice te karburanteve e kane kuptuar qe duhet te ashpersonin politikat e kreditimit tek klientet e tyre.
Pikat e tregtimit me pakice
Kjo duket qarte tek rastet e shitjes se shoqerite e shitjes me pakice, ku termat e kreditimit jane tashme … zero, pra shitjet realizohen tashme me parapagim. Kjo eshte per t’u lavderuar, per vete faktin qe shoqerite e tregtimit me shumice nuk jane … banka por tregtojne vetem karburant. Kjo ka sjelle dhe shtrengimin e mjaft pikave te karburantit, ku kane mbijetuar vetem ato qe jane te shendosha financiarisht. Kjo, per vete faktin qe pikat e karburantit nuk kane arritur qe te zbatojne te njejten politike kreditore tek konsumatoret fundore, per shkak dhe te numrit akoma shume te madh te pikave (rreth 1,100). Kjo ka sjelle mbylljen (te perkohshme ose finale) te disa pikave karburanti, te cilat nuk mund te perballojne parapagimin e shumave te medha per blerjen e karburantit (per shkak dhe te rritjes te cmimeve).
Klientet industriale dhe shteterore
I vetmi sektor ku shoqerite e tregtimit me shumice nuk kane akoma vendosur politika te ashpra kreditimi jane klientet industriale dhe ato buxhetore. Per sa i perket klienteve industriale, per vete specifiken e tyre, kreditimi eshte i pashmangshem. Ne kere rast, shoqerite e tregtimit me shumice po aplikojne kritere te peraferta me ato te bankave ne rastin e dhenies se kredive (pra garanci bankare, kolateral, garantore etj). Kjo perkthehet me cmime me te larta per keto kliente, duke kompesuar keshtu nje pjese te kostos se kreditimit. Kurse ne rastin e klienteve buxhetore, kreditimi vazhdon te jete i pashmangshem dhe me rrezik mjaft te larte per tregtaret me shumice, duke i shkaktuar ketyre te fundit probleme serioze lukuiditeti.
Theksohet se ashpersimi i politikave kredituese ka ardhur si rezultat dhe i pakesimit te numrit te tregtareve te fuqishem, c’ka ka bere te mundur nje tip perqendrimi ne treg.

energjia.al, 28.05.2012