Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Goditet METE e LSI, “hiqen” 7 drejtorë dhe gruaja e Mediut

Shtatë drejtorë të rëndësishëm të ministrisë së drejtuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim rrezikojnë postin. Në një njoftim të tij, Departamenti i Administratës Publike ka shpallur konkursin për të shtatë poste njëherësh.
Të gjitha pozicionet janë drejtorë pranë ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, ndër të cilët një është drejtor i përgjithshëm. Nga ky dikaster nuk sqarojnë në se personat aktualë janë vënë në dijeni apo jo për këtë lëvizje të Departamentit, që është në vartësi të ministrisë së Brendshme.
Midis atyre që vazhdojnë edhe sot të mbajnë postet për vendet e shpallura vakant shquhen figura drejtuese të LSI-së dhe bashkëshortja e ministrit Fatmir Mediu. Zhuljeta Mediu mban postin e drejtores së statistikave dhe komunikimit elektronik.
Në Shkrimin e sotëm të gazetës Shqiptarja.com do të lexoni emrat e shtatë drejtorëve për të cilër janë shpallur vende vakante.

Gazeta Shqiptarja.com, 16.05.2012

PS: Ketu mund te lexoni shkrimin eksklusiv te Portalit te Energjise