Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Plagoset punëtori i naftës në Marinëz

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të mëngjesit të ditës së sotme në një zonë naftëmbajtëse të Marinzës, në sektorin nr 7, që i përket Albpetrolit.
Andon Kola, banues në Roskovec  të rrethit Fier, punonjës në këtë sektor gjatë punës së turnit të tretë, është djegur me ujë të nxehtë. Mësohet se uji përdorej për injektimin e puseve të naftës.
Pikërisht në kohën që ai po punonte ka plasur tubacioni që vinte nga një botë që mbarte këtë ujë duke rënë në trupin e 44-vjeçarit. Kjo i ka shkaktuar atij djegie të shkallës së dytë në pjesë të trupit.
Punëtori është çuar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit, nga ku pas dhënies së ndihmës së parë mjekësore në repartin e reaminacionit, ai është nisur drejt Tiranës për një ndërhyrje më të specializuar në repartin e djegies.

Gazeta Shekulli, 06.04.2012