Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Eksklusive: Pjese nga raporti i Avokatit te Popullit te vitit 2010 per ankesat ne sektorin e energjise

Eshtë konstatuar se nga Ndërmarrja e CEZ Shpërndarja sh.a gjatë ushtrimit të veprimtarisë së saj për sigurimin ndaj klientit të një shërbimi sa më efikas dhe cilësor, nuk është parashikuar një procedurë trasparente në trajtimin dhe zgjidhjen e ankesave të dhe për rastet qe kane të bëjnë me cilesine e sherbimit të furnizimit konsumatorëve, për pretendimet e tyre lidhur me mbifaturimin e energjisë elektrike, si me energji elektrike.
Legjislacioni aktual garanton mbrojtjen e konsumatorit si dhe përcaktimin e rregullave dhe ngritjen e institucioneve përkatëse për mbrojtjen e këtyre të drejtave. Detyrat që lidhen me mbrojtjen e konsumatorit, qe rregullojnë marrëdhëniet ndërmjet konsumatorit Shqiptar dhe Kompanisë së Furnizimit me energji elektrike CEZ shpërndarja sh.a si dhe përcaktojnë detyrimet e kësaj të fundit për cilësinë e shërbimit të furnizimit me energji elektrike për klientët familjarë dhe jofamiljarë garantohen dhe ne legjislacionin mbeshtetes ne këtë fushe, i cili ka qenë kryesisht Ligji Nr.9072, datë 22.5.2003 “Per sektorin e energjise elektrike” i ndryshuar, Ligji Nr.9902, date 17.4.2008 “Per mbrojtjen e konsumatorit”, si dhe Kontrata Tip “Per furnizimin me energji elektrike për klientet familjare”, të miratuar me Vendimin Nr. 40 date 31.08.2005 nga Enti Rregullator i Energjise.
Gjatë trajtimit të ankesave të shumta nga ana e Institucionit të Avokatit të Popullit është konstatuar se nga Ndërmarrja e CEZ Shpërndarja sh.a gjatë ushtrimit të veprimtarisë së saj për sigurimin ndaj klientit të një shërbimi sa më efikas dhe cilësor, nuk është parashikuar një procedurë transparente në trajtimin dhe zgjidhjen e ankesave të konsumatorëve për pretendimet e tyre lidhur me mbifaturim e energjisë elektrike.
Gjate shqyrtimit të rasteve u konstatua se ishte shkelur pika 6.4 (6.4.1, 6.4.2, 6.4.3) e kontratës së furnizimit me energji elektrike, ku përcaktohet se:
6.4.1 Kur klienti dyshon në saktësinë e një matësi, ose kur ka vënë re pasaktësi në matës, ai ka të drejtë të paraqesë në ERE një ankesë ndaj furnizuesit (me shkrim, me gojë, me telefon ose në rrugë elektronike) në përputhje me Ligjin Nr. 9072 datë 22.05.2003 “Për sektorin e Energjisë Elektrike”, por kjo nuk përjashton të drejtën e klientit në çdo rast për paraqitjen e një ankesë kundrejt furnizuesit.
6.4.2. Kur klienti i drejtohet furnizuesit për ankesën që ka lidhje me sasinë e energjisë elektrike të faturuar, ai paraqet kërkesë me shkrim në zyrat e furnizuesit, deri në pesë ditë përpara përfundimit të muajit të faturuar. Kur ankesa bëhet, pasi veprimet në faturën kanë kaluar në arkë ose në bankë, ajo zgjidhet pasi është kryer pagesa e saj, brenda 30 ditëve nga data e bërjes së ankesës.
6.4.3 Mënyra e zgjidhjes së ankesës bëhet sipas rregullave të aplikueshme nga furnizuesi, por që janë të bëra publike nga faturuesi në të gjithë pikat ku furnizuesi pranon pagesat e faturave të energjisë elektrike apo ku janë sportelet dhe zyrat e tij. Për sasinë e faturuar tepër dhe që është paguar nga klienti, bëhet zbritja në vlerën e faturës së muajve pasaardhës, deri në shlyerjen e plotë të vlerës.
Edhe pas ndërhyrjes së Institucionit të Avokatit të Popullit situata vazhdon të ngelet e njëjtë, duke mos ofruar asnjë zgjidhje për verifikimin e ankesave të këtyre qytetarëve nga ana e kompanisë CEZ Shpërndarja sh.a si dhe mosdhënien e shpjegimeve të argumentuara institucionit tonë lidhur me objektin e këtyre ankesave sipas neneve të përcaktuara në Kushtetutë e në Ligjin Nr. 8485 datë 04.02.1999, “Për Avokatin e Popullit”, i ndryshuar.
Mekanizmat kryesore të perdorur nga zyra jone ne drejtim të trajtimit të problemeve të konstatuara ndërmjet paleve klient-furnizues, kane qenë kerkesat tona zyrtare, por dhe rekomandimet ne disa raste, për verifikimin e aparateve mates dhe ballafaqimit me klientin për sasine mujore të faturuar, mungesen e informimit zyrtar nepermjet procesverbalit ne rastet e konstatimit të sahatit të demtuar, mosdorezimit ne kohe të faturave mujore ne banesa, masat e ndryshme administrative të gjobvenies etj.
Per sa me siper, na duhet të veme ne dukje mungesen e theksuar të ketij operatori ne drejtim të një komunikimi dhe sqarimi të drejtperdrejte me klientin, dhe mosfunksionimin e zyres se ankesave të operatorit, pasi qytetaret qe janë drejtuar prane zyres tone kane pretenduar se ankesat e tyre, ne asnje rast, nuk merreshin seriozisht nga perfaqesuesit e shoqerise furnizuese. këto mangesi sillnin jo vetem mungesen e informimit të qytetareve për problemet konkrete, por perbenin shkelje e të te drejtave kontraktuale të klientit, sipas kushteve të percaktuara ne kontrate.
Nje aspekt tjeter ne këtë fushë ka perbere rasti i mbifaturimeve të vertetuara mujore nga ana e faturisteve të furnizuesit. Konkretisht, ankesa me nr.201000651, e trajtuar nga ana jone gjatë vitit 2010, pasi u vertetua se qytetari qe pretendonte mbifaturim abuziv, kishte pasur të drejtë, nga ana e OSSH-se zonale i`u ofrua mundesia e zbritjes se vleres se mbifaturuar ne muajt paasardhes.
Megjithese ky korrigjim ishte një mënyrë lehtesimi dhe drejtësie për klientin familjar ne këtë rast, nga ana jone theksohet se fenomeni i shpeshte i mbifaturimit vijon të mos gjeje zgjidhje vetem nepermjet ketij opsioni të ofruar nga furnizuesi.
Si rezultat i trajtimit dhe eksperiences 10 vjecare pergjate punes tone për ankesat e ketij lloji, zyra e Avokatit të Popullit i vuri ne dukje entit publik rregullues ERE, ne seancen degjimore të zhvilluar prej tij ne daten 18.11.2010 “Per shqyrtimin e kerkesave të rritjes se cmimit të energjise elektrike nga operatoret perkates”, nevojen e hartimit të një kontrate të re juridike ndërmjet paleve, e cila do të ishte pergjegjese si për ndërgjegjesimin e detyrimeve qe lindnin nga kjo marredhenie ndërmjet paleve, por kryesisht për të drejtat e munguara dhe anashkaluara të konsumatoreve qe jo pak here gjendeshin të detyruar të paguanin për faj të te treteve.
Si rezultat, u pergatit nga ana e ERE-s draft kontrata e re për këtë qellim, për të cilen zyra jone u ftua të ofroje verejtjet dhe sugjerimet perkatese. Këto të fundit u hartuan dhe u derguan pas një studimi të kujdesshem të ketij drafti nga ekspertet e zyres, si dhe duke u mbeshtetur ne trajtimet e ankesave të shumta qe na drejtohen cdo vit për këtë problem.
Nje pershkrim me i detajuar mbi këto zhvillime dhe sugjerime të dhena nga zyra e Avokatit të Popullit, do të ofrohen ne raportin pasaardhes, pasi verejtet tona pritet të shqyrtohen apo të debatohen ne seancen perkatese qe do të zhvillohet nga ERE për këtë qellim.

energjia.al, 25.01.2012