Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Totozani: Rriten ankesat për mbifaturime

Në institucionin e Avokatit të Popullit është rritur ndjeshëm numri i ankesave të qytetarëve, kryesisht për problemet e mbifaturimit apo ndëshkimit kolektiv për energjinë elektrike dhe ujin.
Ky fakt pohohet nga vetë Avokati i Popullit, Igli Totozani, i cili thotë për RTV SCAN se, gjatë këtij muaji është dhjetëfishuar numri i ankesave, jo vetëm për shkak të rritjes së rasteve të pretenduara për abuzim, por edhe sepse tashmë institucioni i është rikthyer normalitetit pas dy viteve bllokim.
Përsa i përket problematikave me energjinë elektrike, Avokati thotë se pas pak ditësh në ambientet e institucionit do të ketë një takim me përfaqësuesit e Entit Rregullator të Energjisë dhe me përfaqësuesit e kompanisë CEZ.
Duke iu referuar kompetencave për të ndikuar në zgjidhjen e problematikave të qytetarëve, në rastet kur nuk do të arrihet zgjidhja e problemeve me dialog, atëhere Totozani paralajmëron ndjekjen e një rruge tjetër, atë të kallëzimit penal. Institucioni i Avokatit të Popullit i është rikthyer prej pak javësh normalitetit, pas zgjedhjes së kreut të ri. Për shkak të mungesës së konsensusit politik dhe 84 votave të nevojshme për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, ky institucion u drejtua nga një komisioner për dy vite.

TV Scan, 16.01.2012