Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Reshjet e shiut përmirësojnë situatën në kaskada

Prodhimi i energjisë, me kapacitet të plotë.
Shtimi i reshjeve të shiut ka përmirësuar ndjeshëm situatën në Hidrocentralet e kaskadës së Drinit, Vaut të Dejës dhe Komanit, të cilat mësohet se aktualisht punojnë me kapacitet të plotë, ndërkohë që hidroçentrali i Fierzës vazhdon të mos prodhojë energji elektrike.
Reshjet e shumta të shiut, të rëna gjatë 24 orëve të fundit në rajonin verior kanë dhënë efektin e tyre pozitiv në përmirësimin e situatës në hidroçentralet e kaskadës mbi lumin Drin.
Nga informacionet më të fundit të marra pranë hidrocentralit të Vaut të Dejës, në rrethin e Shkodrës, mësohet se gjatë orëve të natës dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm, ritmi i reshjeve të shiut ka bërë që prurjet e depozituara nga zonat malore, fillimisht nga 200 metër kub në sekondë, janë shtuar më pas deri në mbi 300 metër kub në sekondë, dhe që sipas specialistëve hidroenergjitike, situata e krijuar është pozitive.
Burimet nga Hidrocentrali i Vaut të Dejës bëjnë të ditur të shtunën se, kuota, e cila varion nga 73.60 në 74 metër, konsiderohet normale, ka bërë që hidrocentrali që prodhimi i energjisë elektrike të bëhet me kapacitet të plotë.
“Edhe pse në media të ndryshme, lokale apo kombëtare, është aluduar për një hapje të mundshme të portave të shkarkimit të hidrocentralit të Vaut të Dejës, një gjë e tillë nuk është e vertetë dhe kjo edhe për faktin se për momentin liqeni i HC të Vaut të Dejës është 2.5 metra nën kuton e tij maksimale”, sqarojnë burimet nga ky hidrocentral.
Sipas specialistëve, edhe nëse ritmi i reshjeve të shiut në rajonin verior do të vijojë të jetë i lartë dhe do të rezervojë prurje të shumta në liqen, e kuotat do të shënojnë rritjet e duhura drejt maksimale, për shkak të menaxhimit të mirëfilltë që po i bëhet situatës, nëse do të ketë shkarkime nga Hidrocentrali i Vaut të Dejës, ato do të jenë shumë të kontrolluara, në mënyrë që të mos krijojnë përmbytje për zonat e Nënshkrodrës .
Situatë në përmirësim konstatohet edhe në Hidrocentralin e Komanit, ku sipas informacioneve më të fundit, prurjet në liqenin e hidroçentrali shënojnë 900 metra kub në sekondë, duke bërë të mundur që edhe HC i Komanit të jetë në gjendje pune për prodhimin e energjisë elektrike.
Pozitive është situata edhe në Hidrocentralin e Fierzës, ku si rezultat i prurjeve të ditëve të fundit, kuota e liqenit të këtij hidrocentrali, nga 259 metër që ishte gjatë javës së kalaur, tashmë është rritur në 265 metër. Edhe pse ka një rritje prej 6 metrash në nivelin e liqenit, sërish kuota mbetet e ulët, duke bërë që aktiviteti i prodhimit të energjisë elektrike në këtë hidrocentral, prej 12 ditësh të ndërpritet.

TV ABC News, 17.12.2011