info@energjia.al

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë i ka dërguar Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës opinionet në lidhje me angazhimet e ndërmarra për eficiencën e energjisë përkatësisht për periudhën 2013-2014.

Në dokument thuhet se Shqipëria dhe Bosnja kanë shkelur në mënyrë të vazhdueshme angazhimet e marra në kuadër të Komunitetit të Energjisë pasi nuk kanë miratuar të gjitha dispozitat ligjore të nevojshme për transpozimin dhe zbatimin e dispozitave të Direktivës 2006 / 32 / EC. Kjo direktivë ka si objektiv të promovojë dhe të monitorojë masat e marra për përmirësimin e eficiencës së energjisë.

Sipas dokumentit të Sekretariati, këto dy vende duke mos adaptuar planin e veprimit të eficiencës së energjisë vazhdojnë të shkelin detyrimet që rrjedhin nga Traktati i Komunitetit të Energjisë.

Hapat e ndërmarra

Në datë 15 Mars 2017 Sekretariati dërgoi dy opinionet arsyetuara ndaj Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës.

Arsyetimi

Në rastin e Shqipërisë mosnagazhimi ka të bëjë me mungesën e legjislacionit sekondar të nevojshëm (aktet nënligjore) për zbatimin e ligjit për Eficiencën e Energjisë dhe mungesën e miratimit të Planit të Veprimit.

Procedurat

Shqipërisë i kërkohet që të korrigjojë çështjet e identifikuara e që kanë të bëjnë me mosrespektimit brenda një afati prej dy muajsh.

Në vitin 2017 eficienca e energjisë do të jetë çështje primare për BE-në, duke u ndjekur më pas nga energjia e rinovueshme.

Në Shqipëri, eficienca e energjisë pritet të zbatohet në fillim në fushën e transportit, por edhe te ndërtesat me qëllim banimi.

Sipas planit ekzistues kombëtar për eficiencën e energjisë, Shqipëria duhet të kursejë 9% energji të rinovueshme deri në vitin 2018.

Plani i ri, si një nga detyrimet që sjell ligji i miratuar në vitin 2015 nuk ka përfunduar hartimin, ndërsa është në fazën e mbledhjes së komenteve nga ana e institucioneve. Në ligj nuk ka një afat të përcaktuar për miratimin e tij.

Sfidë mbetet edhe krijimi i Agjencisë së Eficiencës së Energjisë, si dhe Fondit të Energjisë.

Revista monitor,  17.03.2017

Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri ka paralajmëruar furtunë në strukturat e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Gjatë një mbledhje analizë të zhvilluar me drejtuesit e saj pa praninë e mediave Gjiknuri ka folur me tone të ashpra për ato degë të cilat nuk i janë përgjigjur objektivave për uljen e humbjeve dhe rritjen e arkëtimeve.

Burime i thanë Top Channel se Gjiknuri ka paralajmëruar shkarkime në radhët e drejtuesve të degëve të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë dhe masa administrative, por edhe padi penale për ata punonjës që tolerojnë vjedhjet.

Duke lavdëruar punën e disa degëve, të cilat kanë patur sipas tij rezultate të mira, kreu i energjisë ka deklaruar para drejtuesve se duhet të bëjnë më shumë, veçanërisht në zonat me përqëdnrim të madh të popullisë dhe bizneseve.

Pak ditë më parë Task Forca e posaçme për energjinë deklaroi se humbjet në rrjet për 7 muajt e parë janë ulur me 7.3 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Po kështu sipas të dhënave nga kjo Task Forcë edhe të ardhurat e Operatorit të Shpërndarjes këtë vit janë 45 milionë dollarë më të larta se 2013-a.

Top Channel, 16.09.2014

Përkrahja e Bullgarisë, Austrisë, Italisë dhe vendeve të tjera për gazsjellësin “Rryma Jugore” tregon mospërputhjen midis deklaratave të BE-së dhe rezultateve konkrete të politikës së përbashkët evropiane. Kjo theksohet në një analizë të revistës së Aleancës NATO Review.

Sipas autorit “Rryma Jugore” do të thellojë varësinë nga Rusia dhe do të minojë të gjitha projektet e tjera për larmin e burimeve të gazit në Evropën Juglindore.

Nga ana e vet komisionari evropian i energjetikës Gjunter Jotinger njoftoi, se Komisioni Evropian zhvillon një diskutim të frytshëm me qeverinë bullgare rreth ndërtimit të gazsjellësit “Rryma Jugore”.

Ai shtoi, se bëhet një analizë që të zbulohet në ç’shkallë ndërtimi i këtij impianti në territorin bullgar mund të përputhet me legjislacionin e BE-së.

Agjensia e lajmeve ekonomia, 29.05.2014