Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjiknuri, kritika Operatorit të Shpërndarjes

Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri ka paralajmëruar furtunë në strukturat e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Gjatë një mbledhje analizë të zhvilluar me drejtuesit e saj pa praninë e mediave Gjiknuri ka folur me tone të ashpra për ato degë të cilat nuk i janë përgjigjur objektivave për uljen e humbjeve dhe rritjen e arkëtimeve.

Burime i thanë Top Channel se Gjiknuri ka paralajmëruar shkarkime në radhët e drejtuesve të degëve të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë dhe masa administrative, por edhe padi penale për ata punonjës që tolerojnë vjedhjet.

Duke lavdëruar punën e disa degëve, të cilat kanë patur sipas tij rezultate të mira, kreu i energjisë ka deklaruar para drejtuesve se duhet të bëjnë më shumë, veçanërisht në zonat me përqëdnrim të madh të popullisë dhe bizneseve.

Pak ditë më parë Task Forca e posaçme për energjinë deklaroi se humbjet në rrjet për 7 muajt e parë janë ulur me 7.3 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Po kështu sipas të dhënave nga kjo Task Forcë edhe të ardhurat e Operatorit të Shpërndarjes këtë vit janë 45 milionë dollarë më të larta se 2013-a.

Top Channel, 16.09.2014