info@energjia.al

In response to pressing environmental issues affecting urban areas, the European Bank for Reconstruction and Development (EBRD) and the municipality of Tirana are joining forces to develop a comprehensive set of policies to ensure the sustainable development of the Albanian capital.

The plan will be drawn up as part of the EBRD’s Green Cities Programme which supports municipalities addressing environmental challenges. Green – or sustainable – development is one of the six transition qualities the EBRD has identified in its approach to the countries where it invests, with competitiveness,resilience, governance, integration and inclusion the other key elements.

Cities face many environmental challenges, ranging from local air quality concerns, traffic congestion and limited land resources to pressure on water resources and the challenges associated with municipal solid waste. According to the International Energy Agency (IEA), around two-thirds of energy use takes place within urban systems.

The Green City Action Plan will set out a concrete course of action for Tirana to tackle the most urgent problems faced by its population. It follows a Memorandum of Understanding between the EBRD and the municipality of Tirana signed in 2015 on cooperation in areas such as urban transport, urban roads infrastructure, water and wastewater services, solid waste management, street lights and overall improvements in energy efficiency.

Marking the beginning of the project today, Tirana’s Mayor Erion Veliaj said: “This is the first time that our municipality has earmarked a considerable sum of money to initiate a big project like the metropolitan forest. In addition, we have sent requests to 2,000 local businesses to sponsor certain segments of the forest. Our ambition is to have a green belt of 2 million trees in the outskirts of the city which will serve to oxygenise Tirana and halt the urban sprawl.”

Matteo Colangeli, Head of the EBRD’s office in Tirana, added: “We are embarking on an ambitious project to identify key measures to improve the quality of life in Tirana. These actions will require serious investment in municipal infrastructure and the EBRD will consider financing well-structured, financially feasible projects and will work to mobilise funds from other sources as well.”

Lin O’Grady, EBRD Deputy Director for Municipal and Environmental Infrastructure, commented: “The launch of the Green City Action Plan in Tirana is a key milestone in rolling out the Green Cities programme in the Western Balkans‎. In doing so we will build on our expertise and experience, and especially the already-existing Green Cities Programme in the Caucasus.”

The action is funded by the Austrian Federal Ministry of Finance under the Western Balkans DRIVE Fund. The methodology was developed by the EBRD with the Organisation for Economic Co-operation and Development (OECD) and the International Council for Local Environmental Initiatives. The project will be led by Arup, a London-based consultancy specialising in urban transformation projects, in consortium with legal and accounting consultancy firms Abkons, Grant Thornton and LXL.

Promoting sustainable energy and environmentally sound investments is one of the EBRD’s priorities inAlbania. To date, the Bank has invested over €1 billion in almost 80 projects. It is active in all sectors of the economy with a special emphasis on infrastructure and energy, where demand and potential are high.

energjia.al  13.02.2017

Konsorciumi i Organizatave të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), organizoi konferencë për media ku bëri publike kërkesat e dërguara tek Prokurori i Shtetit dhe Zyrja e EULEX në Kosovë, për fillimin e hetimeve ndaj zhvillimeve për projektin Termocentrali “Kosova e Re.”

Duke pasur parasysh shkeljet e numërta që kanë rrjedhur nga ky proces, në kundërshtim me Ligjin për Prokurim Publik dhe mungesën e analizave bazike, KOSID vlerëson që vazhdimi i këtij projekti do të shkaktoj dëme të mëdha financiare, ekonomike, sociale, dhe mjedisore në Kosovë. Andaj, një hetim i këtij procesi është tejet i rëndësishëm në mënyrë që të mbrohet interesi publik.

Shkeljet dhe parregullsitë e projektit “Kosova e Re”, u evidentuan përmes kronologjisë së publikuar nga KOSID, “Një histori e shkurtër e një dështimi të madh të politikave energjetike në Kosovë.”  Që nga fillimi i idesë së projektit për një termocentral të ri mungojnë referenca të qarta se cilat ligje të Kosovës kanë qenë të aplikueshme.

Sipas kësaj kronologjie, KOSID identifikon se projekti TCKR, që nga koha kur ka qenë si ide, e deri më sot si projekt potencial per ndërtim, ka bartur në vete shkelje të shumta, parregullsi, ndryshime në kapacitetin gjenerues etj. Mbi të gjitha, më alarmante janë shkeljet e ligjeve të Kosovës nga projekti, të cilat fillojnë me Ligjin për Prokurim Publik, Neni 32.4, i cili edhe pse kërkon që gjatë zbatimit të procedurave të prokurimit të jenë dy apo më shume ofertues, në rastin e TCKR, tenderimi ka vazhduar me një ofertues të vetëm – Contour Global.

Për më tepër, Qeveria është duke dhënë informacione jo të vërteta mbi zhvillimet procedurale të projektit dhe se projekti ka qenë i liruar nga gati çdo ligj, si: Ligji për Partneritet Publiko Privat dhe Koncesionet në Infrastrukturë dhe Procedurat për dhënien e tyre (03/L-090), Ligji për Partneritet Publiko Privat (04/L-045) dhe Ligji për Prokurimin Publik (03/L-241). Legjitimimi i një gjëje të tillë, u bë me një Vendim të Qeverisë së Kosovës Nr. 08/17 i cili daton: 01.06.2011.

Vendimi Nr. 08/17 i Qeverisë thekson se: ‘Ligji për Partneritet Publiko Privat (Nr 04/L-045 i publikuar më 25.11.2011) nuk ishte i përshtatshëm për projektin, pasi që dispozitat e këtij ligji nuk zbatohen për projekte ku ofertuesit potencial veç janë para-kualifikuar’. Megjithatë, më 5 prill 2013 në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik deklarohet e kundërta, aty thuhet se projekti “Kosova e Re” do të realizohet pikërisht me Partneritet Publiko Privat.

Këto shkelje të ligjeve në fuqi në vend,  Qeveria e Kosovës po i arsyeton duke u mbeshtetur në procedurat e prokurimit në përputhje me praktikat e mira dhe udhëzimet e prokurimit të caktuara nga Asociacioni për Zhvillim Ndërkombëtar i Bankës Botërore. Sipas KOSID, standardet e Bankës Botërore apo të cilësdo organizatë tjetër, nuk mund të mënjanojnë ligjet e Kosovës në fuqi, pasi që ato nuk mund të jenë bazë ligjore për Kosovën, por vetëm një udhëzues për procesin. Për më tepër, këto standarde kërkojnë transparencë të plotë të procesit, gjë që Qeveria nuk ka implementuar me këtë projekt.

Procesi për ndërtimin e termocentralit të propozuar është duke u shtyrë, pa përfundimin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM). VNM është proces i cili duhet të përcaktojë nëse projekti është i realizueshëm, të tregojë se në çfarë mase projekti do të dëmtojë mjedisin, dhe të tregojë pasojat e pritshme sociale nga ky projekt dhe se sa do të jetë cmimi i energjisë elektrike pas ndërtimit të këtij termocentrali. Duke e shtyrë procesin përpara pa këtë vlerësim të rëndësishëm paraqet një shkelje të ligjit të Kosovës Nr. 03/L-214 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, i cili është i detyrueshëm për termocentralet mbi 50 MW. Banka Botërore gjithashtu dështoi për të përfunduar dhe publikuar Vlerësimin e Ndikimit Mjedisor dhe Social (VNMS), studim i cili do të shërbejë për të informuar Bordin e Drejtorëve të Bankës Botërore nëse do të duhej apo jo të mbështesin dhe të miratojnë Garancinë e Pjesshme të Rrezikut (GPR) për termocentralin e ri të propozuar.

Përveç shkeljes së ligjeve dhe shkeljeve procedurale nga termocentrali i propozuar “Kosova e Re”, minierat të cilat janë të ndërlidhura me Projektet Energjetike të Kosovës do të zhvendosin me forcë, dhe do të rrezikojnë varfërimin e mbi 7,000 kosovarëve. Për më tepër, ka shqetësime të tjera në lidhje me ndotjen e ajrit, si dhe me barrën financiare mbi taksapaguesit. Një raport i vitit 2017 nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë së Ripërtëritshme tregon se ka potencial të energjisë të ripërtëritshme në Kosovë me kosto konkurruese përmes Panelave Fotovoltaike dhe hidrocentraleve të vogla.

Edhe pse projekti TCKR është në zhvillim e sipër për më shumë se 10 vite, pyetjet bazë të tlla si kapaciteti, modeli i biznesit, teknologjia e cila do të përdoret, kostoja financiare etj. për termocentralin, mbeten pa përgjigje. KOSID kërkon që procesi i TCKR të anulohet, duke marrë parasysh shkeljet e shumta përgjatë këtyre 10 viteve. Në qoftëse Kosova vazhdon me këtë trend, për 10 vite të ardhshme vendi do të gjendet në një situatë tejet problematike. Andaj, është më se e domosdoshme që tani të punohet në opsione të energjisë së ripërtëritshme të cilat mund të jetësohen më shpejtë, sigurojnë furnizim të duhur të energjisë për qytetarët, dhe në realitet kanë kosto më të përballueshme sesa një termocentral i ri.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  12.02.2017

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka thënë se do të marrin shembull nga Obiliqi për mbrojtjen e mjedisit në disa komuna të ndotura në Shqipëri. Këto komente ai i ka bërë sot pas takimit me kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi.

Sipas tij, ligji i miratuar së fundi në kuvend për Obiliqin është shembull edhe për të gjithë dhe se eksperienca të tilla të barten te kryebashkiakë në Shqipëri.

Ai tha se arsyeja që ka vizituar këtë komunë është pikërisht se kjo komunë është e rëndësishme dhe strategjike për Kosovën, duke shtuar se është në zemër të industrisë së nxjerrjes së qymyrit.

“Ligji i ri për Mbrojtjen e Ambientit është shembull edhe për të gjithë ne në Shqipëri. Nga ana tjetër biseduam që të vijnë këtu dhe të marrin eksperienca edhe kryebashkiakë të disa zonave të ndotura të Shqipërisë në mënyrë që kjo eksperiencë të bartet edhe tek ne dhe të krijohet një eksperiencë e mirë bashkëpunimi”, ka thënë Minxhozi.

Sipas ambasadorit, ajo që po bëhet sot në Obiliq është në interes të qytetarëve të Kosovës.“Energjia elektrike është një armë strategjike e zhvillimit të një vendi dhe këtu mendoj që komuna ka një rol shumë të rëndësishëm edhe në implementimin e projekteve të ardhshme në fushën e energjetikës në Kosovë. Energjetika lidh dy vendet, energjetika lidh dy anët e kufirit dhe energjetika është prioritet kryesorë i marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Kosovës”, ka thënë Minxhozi.

Kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë Qemal Minzhozin. Qëllimi i takimit ka të bëjë për punët dhe çështjet komunale. Pas takimit që të dy do të prononcohen për media.

Kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi pas takimi tha se qëllimi i kësaj vizite ishte për ta njoftuar më afër ambasadorin Minxhozi për buxhetin komunal si dhe për projektet dhe zhvillimet që janë bërë në këtë komunë prej marrjes së mandatit të tij.

“E njoftuam për implementimin për aprovimin e ligjit të Obiliqit që trajtohet si zonë e veçantë dhe patëm edhe bisedime rreth zhvillimit ekonomik që të kemi bashkëpunime me kompani të ndryshme duke marrë parasysh kompanitë e Shqipërisë dhe të vendit tonë që të kemi bashkëpunim më të mirë”, tha Gashi .

Agjensia e lajmeve ekonomia,  13.02.2017

Dy trafostacione të reja kanë kompletuar rrjetin elektrik në Katunishtë të Podujevës. Rreth 100 shtëpi të këtij fshati furnizoheshin vetëm nga një trafo, përderisa tashmë rrjeti i tyre është zgjeruar dyfish.
Pos trafove, investimi nga KEDS është i konsiderueshëm në këtë fshat, kur kihet parasysh se gjatë realizimit të punimeve ka implementuar 52 shtylla të tensionit të ulët, 46 shtylla të tensionit të mesëm dhe 3200 metra rrjet të tensionit të ulët.

Një punë që vlen të përmendet që ka bërë KEDS këtu, është edhe demontimi i rrjetit të vjetër dhe largimi i shtyllave të cilët kanë qenë përmes pronave private dhe i ka vendosur ato përreth rrugëve të lagjeve.

Me investimet e fundit që ka bërë KEDS në fshatin Katunishtë të Podujevës, përveç konsumatorëve të amvisërisë, hairin këtyre investimeve ua kanë parë edhe bizneset e vogla të kësaj ane.

Ka fshat njihet për kultivimin e mjedrave. Njëri ndër kultivuesit është edhe Nysret Bryma, i cili ka 1,5 ha tokë dhe ky investim për të është i mirëseardhur, sepse ia ka bërë më të lehtë punën në sistemin e ujitjes.

“Këto ndryshime në rrjetin energjetik janë të mirëseardhura për ne, sepse na lehtësojnë shumë punën në bujqësi, sidomos në kultivuesit e mjedrave që janë të shumtë në këto anë”, ka thënë Bryma.

Edhe banori tjetër i këtij fshati, Faruk Qerimi, ndjehet i gëzuar për këto investime. Ai ka një fermë viçash dhe tani nuk do të ketë problem përdorimin makinave për bluarjen e ushqimit. Por gjithashtu falë punës së KEDS-it, nga arrat e tij janë larguar shtyllat e vjetra të drurit dhe tani ai do të mbjellë të gjithë arën.

“Jam tepër falënderues KEDS-it, me rrymën stabile që kemi tani, makinat që përdori në fermën time, punojnë pa problem”, shton Qerimi.

Ky investim është në kuadër të projekteve për zgjerim dhe përforcim të rrjetit anekënd territorit të Kosovës. KEDS është fokusuar në vendbanimet me rënie të tensionit dhe në vendet ku rrjeti elektrik i trashëguar është në gjendje të rëndë. Të gjitha këto investime, si pjesë e Masterplanit do të përfundojnë deri në vitin 2025, kur parashihet të investohet 300 milionë euro si pjesë e zotimit gjatë privatizimit të distribucionit.

Telegrafi,  13.02.2017

Çmimi i gazit për automjete ka shënuar një tjetër rritje gjatë ditëve të fundit, e treta radhazi që nga fillimi i janarit të këtij viti.

Në pikat e tregtimit të naftës dhe gazit për automjete, një litër gaz tregtohet me 67-74 lekë/litwr, teksa në fund të vitit të kaluar çmimi i tij luhatej mes 40-48 lekëve, pra më një rritje rreth 50-60%.

Rritja e parë u shënua që në ditët e para të vitit, duke reflektuar vendosjen e akcizës së gazit, me rreth 10 lekë për litër (8 lekë akciza e gazit, plus TVSH).

Më pas u shënuan dhe dy rritje të tjera, gjatë periudhës së ngricave dhe më e fundit javën e kaluar, duke e çuar rritjen totale në 26-30 lekë për litër, pra me gati trefishin e taksës.

Operatorët e tregut pohojnë se shtrenjtimi i gazit ka refektuar akcizën dhe rritjen e çmimit në bursat ndërkombëtare dhe ka ardhur nga grosistët.

Ndonëse paketa e re Fiskale, e rriti me 8 lekë për litër vetëm akcizën për gazin që do të përdornin automjete, si gjithnjë, tregu po sillet në mënyrë abuzive me rritjen e taksave pasi çmimi është rritur në mënyrë uniform edhe për përdoruesit familjarë dhe ata industrial, duke u shtrenjtuar me minimum 20 lekë për litër.

Autoriteti i Konkurrencës ka hapur në janar  hetimin paraprak në të gjitha segmentet e tregut të importit, depozitimit, shitjes me shumicë, shpërndarjes dhe shitjes me pakicë të produktit gaz i lëngshëm për konsum familjar dhe biznes, për të parë nëse ka, ose jo, shenja të kufizimit të konkurrencës.

Nga monitorimi  i Autoritetit konstatohet se në treg ka subjekte që tregtojnë me të njëjtin çmim, sjellje e cila mund të përbëjë shenja të një kufizimi të konkurrencës në shkelje të nenit 4 dhe 9 të Ligjit nr. 9121 datë 28.07.2003 “Për Konkurrencën”, i ndryshuar.

Sipas Autoritetit, tregu i GLN-së funksionon në zbatim të ligjit nr. 8450 datë 24.02.1999, “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, dhe akteve të tjera nënligjore, në të cilin përcaktohen qartë rregullat teknike për tregtimin me shumicë dhe pakicë të GLN- së, rregullat e transportit dhe kushtet në të cilat duhet të instalohet dhe përdoret bombola e GLN- së. Pas hyrjes në fuqi të paketës së re fiskale 2017 ku parashikohet vendosja e akcizës për kategorinë GLN vetëm për automjetet në vlerën 8 lekë/litër prej datës 1 Janar 2017.

Revista Monitor,  13.02.2017

Çmimet e naftës së papërpunuar ishin në nivele të qëndrueshme mëngjesin e ditës së sotme.

Treguesit referencë për naftën e papërpunar amerikane, WTI, u rritën me 2 për qind, duke u tregtuar me 53.84 dollarë për fuçi.

Edhe treguesit referencë për naftën e papërpunar europiane, Brent, u rritën me 2 për qind, duke u tregtuar me 56.72 dollarë për fuçi.

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe vendet të tjera prodhuese të naftës që nuk janë pjesë e OPEC-ut kanë rënë dakort që të reduktojnë prodhimin me 1.8 milionë fuçi në ditë gjatë gjysmës së parë të këtij viti.

Revista Monitor,  13.02.2017

Edhe privatët mund të investojnë në Shqipëri në ndërtimin e linjave të interkonjeksionit të tensionit të lartë me vendet e huaja. Qeveria ka detajuar rregullat se si mund të investohet në këto linja private. Investimi duhet të jetë krejtësisht i ri, jashtë rrjetit ekzistues të Operatorit të Sistemit të Transmetimit.

“Pikat që parashikon vendimi është që ky interkonjektori zotërohet nga një person juridik, ligjërisht i ndarë nga OST dhe të gjitha shpenzimet për ndërtimin dhe lidhjen e interkonjektorit të ri me sistemin e transmetimit mbulohet nga investitori. Pra, nuk flitet për sistemin e transmetimit ekzistues, por për të rejat, qoftë për OST-në, qoftë për privatët”, tha Agim Bregasi, drejtor i Energjetikës, MEI.

Por a ka Shqipëria hapësira për vepra të tilla në kushte kur linjat e interkonjeksoinit me vendet kufitare në rrugë tokësore janë ndërtuar ose po ndërtohet nga OST? Investimi më i mundshëm mbetet linja detare me Italinë. Interes ka pasur dhe më parë, por një interkonjeksion duhet të lidhet me një burim që rrit fuqishëm kapacitetet prodhuese në vend. Parqet e energjisë nga era janë një mundësi e mirë.

“Ka pasur interes dhe për ndërtimin e linjave me vendet fqinj, sidomos me Italinë që natyrisht përbën një rezervë ku mund të shitet energjia elektrike pasi Italia është gjithnjë në kërkesë të energjive”, thotë Bregasi.

Me një tjetër vendim qeveria i ka hapur rrugë edhe ndërtimit të linjave të brendshme direkte nga privatët. Edhe këtu investimi duhet të jetë i ndarë nga rrjeti i OST.

Top Channel,  13.02.2017