Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Investimet e KEDS ndihmojnë bujqësinë

Dy trafostacione të reja kanë kompletuar rrjetin elektrik në Katunishtë të Podujevës. Rreth 100 shtëpi të këtij fshati furnizoheshin vetëm nga një trafo, përderisa tashmë rrjeti i tyre është zgjeruar dyfish.
Pos trafove, investimi nga KEDS është i konsiderueshëm në këtë fshat, kur kihet parasysh se gjatë realizimit të punimeve ka implementuar 52 shtylla të tensionit të ulët, 46 shtylla të tensionit të mesëm dhe 3200 metra rrjet të tensionit të ulët.

Një punë që vlen të përmendet që ka bërë KEDS këtu, është edhe demontimi i rrjetit të vjetër dhe largimi i shtyllave të cilët kanë qenë përmes pronave private dhe i ka vendosur ato përreth rrugëve të lagjeve.

Me investimet e fundit që ka bërë KEDS në fshatin Katunishtë të Podujevës, përveç konsumatorëve të amvisërisë, hairin këtyre investimeve ua kanë parë edhe bizneset e vogla të kësaj ane.

Ka fshat njihet për kultivimin e mjedrave. Njëri ndër kultivuesit është edhe Nysret Bryma, i cili ka 1,5 ha tokë dhe ky investim për të është i mirëseardhur, sepse ia ka bërë më të lehtë punën në sistemin e ujitjes.

“Këto ndryshime në rrjetin energjetik janë të mirëseardhura për ne, sepse na lehtësojnë shumë punën në bujqësi, sidomos në kultivuesit e mjedrave që janë të shumtë në këto anë”, ka thënë Bryma.

Edhe banori tjetër i këtij fshati, Faruk Qerimi, ndjehet i gëzuar për këto investime. Ai ka një fermë viçash dhe tani nuk do të ketë problem përdorimin makinave për bluarjen e ushqimit. Por gjithashtu falë punës së KEDS-it, nga arrat e tij janë larguar shtyllat e vjetra të drurit dhe tani ai do të mbjellë të gjithë arën.

“Jam tepër falënderues KEDS-it, me rrymën stabile që kemi tani, makinat që përdori në fermën time, punojnë pa problem”, shton Qerimi.

Ky investim është në kuadër të projekteve për zgjerim dhe përforcim të rrjetit anekënd territorit të Kosovës. KEDS është fokusuar në vendbanimet me rënie të tensionit dhe në vendet ku rrjeti elektrik i trashëguar është në gjendje të rëndë. Të gjitha këto investime, si pjesë e Masterplanit do të përfundojnë deri në vitin 2025, kur parashihet të investohet 300 milionë euro si pjesë e zotimit gjatë privatizimit të distribucionit.

Telegrafi,  13.02.2017