Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ministria e Ekonomise konkretizon Entet e Varesise

Mbas ndryshimit te kompetencave te Ministrise se Energjise, Keshilli i Ministrave ka ndryshuar dhe kompetencat e Ministrise se Zhvillimit Ekonomik, duke i shtuar asaj disa ente varesie (si me poshte).

energjia.al, 18.10.2013

VENDIM Nr. 853, datë 30.9.2013 PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR. 835, DATË 18.9.2013 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR PËRCAKTIMIN E FUSHËS SË PËRGJEGJËSISË SHTETËRORE TË MINISTRISË SË ZHVILLIMIT EKONOMIK, TREGTISË DHE SIPËRMARRJES”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5 të ligjit nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Në vendimin nr. 835, datë 18.9.2013 të Këshillit të Ministrave, pas kreut IV shtohet kreu V, si më poshtë vijon:
“V. Në përmbushje të misionit dhe përgjegjësisë shtetërore, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes ka organet e varësisë, si më poshtë:
1. Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR);
2. Qendrën Kombëtare të Licencimit (QKL);
3. Drejtorinë e Përgjithshme të Standardeve (DPS);
4. Drejtorinë e Përgjithshme të Markave dhe Patentave (DPMP);
5. Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë dhe Kalibrimit (DPMK);
6. Drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit (DPA);
7. Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA);
8. Agjencinë e Trajtimit të Koncesioneve (ATRAKO).”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI
Edi Rama