Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Mendime per situaten energjetike nga Ing. Thoma Meksi

Te nderuar miq,

Shume pyetje me vijne ne mend tani dhe mendoj se qeverija e re duhet ti dije dhe ti marre parasysh:

Pse duhet te ndertohet TECi ne Durres me qymyr dhe te prodhoj energji per Italine e te mos ndertohet ne Itali p.sh.? Ku do merret qymyri kush do ta marre dhe si do vij ne Shqiperi?

Sa do shtohet ndotja ne ajrin tone, mos prandaj nuk e duan ne Itali?

Pse duhet te behemi vend prodhimi dhe eksportimi i energjise ( super fuqi e vogel energjetike) ne qe edhe kete vit do vuajme mungesa te zgjatura energjie,do prodhojme energji atomike 1200 MW, nga gazi 1000 MW, nga parqet eolike 500,350 250 MW etj.Kujt i intereson kjo dhe kur do ndertohen keto vepra.(Ndoshta pas 15 vjetesh.Ku do jene qeveritaret e sotem ate kohe qe ta shohin endren e tyre te realizuar? ketu,jashte shtetit apo ne parajse. Se ketu do rojne e do vuajne shqiptaret e verfer.)

Pse nuk ndertohen por pengohet vashdimisht ndertimi i hidrocentraleve qe jane gati e presin ne zyrat e ish ministrave z.Ruli dhe z. Naci:Bushati, 80 MW (tani eshte katandisur HC Ashta 44MW me afro 90 turbina te vogla (!),Skavica 350 MW, Banja qe po degjeneron vashdimit vit per vit,80 MW, Bratila 120 MW qe ishte gati te fillonte por erdhi EVN me nje propozim grandioz (?) 1200 MW qe nuk dime se kur do te mbaroj (ska filluar akoma). Po Vjosa, Osumi etj.Po HC lokal te vegjel qe i kane blere mafiozet, duke ndjekur rregullat e z.Ruli dhe spo fillon asnjeri pa frike se do te ndeshkohen per vonesat.

Po Hc Kalivaci qe ka filluar ne 2003 dhe s’dihet se kur do te mbaroj ?

Po kaskada e Drinit qe prodhonte me perpara deri ne 5.500 milion KWh ne vit e tani mbasi u rihabilitua (?) prodhon vetem 4.000 milion?
Apo duhet medoemos te importohet, me tendera te dyshimte ( deri sa edhe nje kompani e vogel shqiptare ofron edhe fiton , import energjie per KESHin) energji ( rreth 200 milion Euro ne vit).Kujtoni qe Bushati kushton vetem 160 milion dhe nuk u kujtua njeri ta ndertoj.
Po centralet eolike te reklamuara kaq shume dhe me investime miliarda euro? ku jane Karaburuni,Kryevidhi Ternova (Korce) apo Shengjini?

Te dashur miq, luftoni sa te mundeni e si te mundeni se te gjithe keto programe jane ne mendjen e disa njerzeve nga te cilet asnje nuk eshte specialist si ju dhe ne moshen tuaj.
Paci sukses.

Thoma Meksi,
ish Drejtor i Pergjithshem i KESH-it 1991-1992,
specialist i studimeve dhe projektimeve elektro-energjitike qysh nga viti 1959. ( kjo, per ata qe nuk me njohin)

energjia.al, 01.10.2013