info@energjia.al

Një kamion tip “Benz” është përplasur me një fuoristradë në aksin rrugor Pogradec-Korçë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:50 ku kamioni me targë AA267OJ dhe foristrada me targë AA 898 PM u përplasën dhe për pasojë është dëmtuar një shtetas egjiptian rreth 30 vjeç, i cili udhëtonte me mjetin me targë AA 898 PM, (punonjës i TAP)i cili po transportohet në Spitalin e Korçës për mjekim jashtë rrezikut për jetën.

Burime nga policia e Korçës njoftojnë se u ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Shqiptarja.com  21.04.2017

Një person ka hyrë në barin e një pike karburanti në qytetin e Kukësit dhe ka qëlluar me armë duke plagosur pronarin si dhe dy shokë të tij të cilët po pinin kafe. Ngjarja ndodhi një orë pas mesnatës së të enjtes.

Sipas policisë të plagosurit janë Ardian Trota, pronar i karburantit si dhe shtetasit Besnik Axhami, Osman Voka. Të tre ishin ulur në tavolinë e po pinin kafe.

Autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe policia po punon për identifikimin e autorit. Policia e Kukësit dhe ekspertë nga Tirana kanë mbërritur në Kukës dhe po hetojnë në vendin e ngjarjes, 100 metra larg agjencisë së Morinit.

Nuk dihen ende as motivet as arma me të cilën ka qëlluar autori.

Gazeta Shqiptarja.com, 28.06.2013