info@energjia.al

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka mbyllur së fundmi blerjen e energjisë për muajin nëntor. Kontrata me pesë kompanitë fituese ka siguruar një sasi totale prej 270 mijë MWh energji, me një vlerë prej mbi 21.7 milionë eurosh.

Drejtori i Divizionit Tregtar në OSHEE, Elton Sevrani, bëri me dije se sigurimi i sasisë së kërkuar nuk ishte i lehtë dhe janë një sërë arsyesh ë kanë bërë që çmimi të jetë disi më i kripur se importet e mëparshme, por sërish brenda normativës. “Fatura është e lartë, sepse blerja është në pik dhe zakonisht në këtë profil, çmimet janë më të larta. Për herë të parë, procedura është zhvilluar përmes platformës online të OSHEE, duke garantuar transparencë të plotë. Janë një sërë arsyesh që ndikojnë tek çmimi mesatar që lidhet me situatën hidrike problematike, kërkesën e lartë, kapacitetet tona të kufizuara për transmetim, si dhe çmimet në bursat ndërkombëtare. Duhet të kemi parasysh që kjo është një sasi shumë e madhe prej 440 mega në pik dhe pavarësisht këtyre kushteve, çmimi mesatar është brenda normativës që kemi ne në reference të Bursës së Hungarisë” – tha Sevrani.

Konkretisht OSHEE bleu në lotin e parë 72 mijë MWh, me vlerë monetare prej 4.8 milionë euro dhe me çmim mesatar 67.03 Euro/MWh. Në lotin e dytë u blenë 198 mijë MWh, e konvertuar në vlerë monetare 16,9 milionë euro, me çmim mesatar prej 84.93 Euro/MWh. Kompania e shpërndarjes ka përballuar ngarkesën që ka imponuar situata e importeve me paratë e saj, duke paralajmëruar se kjo mund të ndikonte tek pjesa e investimeve të planifikuara.

Pavarësisht kësaj, investimet kyçe, kanë vijuar të kryhen duke i paraprirë situatës së dimrit ndërkohë që fatura e nëntorit dhe dhjetorit pritet të jenë një ngarkesë për financat në vitin 2018, pasi pagesa kryhet për një afat 90-ditor nga lëvrimi.

Shqiptarja.com  01.11.2017

Avokati mbrojtës i ish-drejtuesve të CEZ, Josef Hejsek dhe Jan Ivan, kërkon në gjykatë pushimin e gjykimit penal ndaj tyre. Hejsek dhe Ivan gjykohen në mungesë për dëm të konsiderueshëm në buxhetin e shtetit të shkaktuar nga kompania çeke pas privatizimit të OSSH-së në vitin 2009.

Avokati Arben Rakipi ka deklaruar gjatë seancës së sotme se “shteti shqiptar po del gënjeshtar, pasi sipas tij marrëveshja mes shtetit shqiptar dhe CEZ në pikën 12 të saj përjashton nga ndjekja penale personat dhe ish-drejtuesit e CEZ”.

Nga ana tjetër, prokurorja Antoneta Sevdari ka sqaruar se është Prokuroria ajo që vendos për ndjekjen penale. “Të drejtën për ndjekje penale e ka Prokuroria dhe asnjë institucion tjetër”.

Për t’u shprehur për këtë kërkesë të avokatit mbrojtës Arben Rakipi, gjyqtari Sokol Toma ka vendosur datën 16 nëntor ku do të shprehet me vendim, nëse do të pushohet apo jo çështja ndaj tyre.

Shqiptarja.com  01.11.2017

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) AG prezantoi iniciativën e tij bujqësore “Toka e lulëzuar” – Mbështetja e Edukimit Agro-ushqimor” , që do të zbatohet në tri prefekturat e Greqisë Veriore të përshkuara nga tubacioni. Ky informacion është publikuar në faqen e internetit të konsorciumit.

Si pjesë e iniciativës, TAP do të investojë 1 milion euro në aktivitete edukative dhe të aplikuara bioteknologjike, duke synuar mbështetjen e kultivimit, marketingut dhe shitjes së prodhimeve të ndryshme bujqësore ose varieteteve të prodhuara në vend në zonat përgjatë rrugës së tubacionit.

Projekti do të zbatohet nga Shkolla Amerikane e Fermave të Selanikut (AFS) dhe Instituti i Bioshkencës Aplikative (INAB) të Qendrës për Hulumtime dhe Teknologji Hellas (CERTH), dhe do të monitorohet nga Fondacioni Bodossaki.

TAP është pjesë e Korridorit të Gazit Jugor, i cili është një nga projektet prioritare të energjisë për BE.

Scan Tv,  01.11.2017

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka mbyllur së fundmi blerjen e energjisë për muajin nëntor. Kontrata me pesë kompanitë fituese ka siguruar një sasi totale prej 270 mijë MWh energji, me një vlerë prej mbi 21.7 milionë eurosh. Drejtori i Divizionit Tregtar në OSHEE, Elton Sevrani, bëri me dije për “Monitor” se sigurimi i sasisë së kërkuar nuk ishte i lehtë dhe janë një sërë arsyesh që kanë bërë që çmimi të jetë disi më i kripur se importet e mëparshme, por sërish brenda normativës.

“Fatura është e lartë, sepse blerja është në pik dhe zakonisht në këtë profil, çmimet janë më të larta. Për herë të parë, procedura është zhvilluar përmes platformës online të OSHEE, duke garantuar transparencë të plotë. Janë një sërë arsyesh që ndikojnë tek çmimi mesatar që lidhet me situatën hidrike problematike, kërkesën e lartë, kapacitetet tona të kufizuara për transmetim, si dhe çmimet në bursat ndërkombëtare. Duhet të kemi parasysh që kjo është një sasi shumë e madhe prej 440 mega në pik dhe pavarësisht këtyre kushteve, çmimi mesatar është brenda normativës që kemi ne në reference të Bursës së Hungarisë”, – tha Sevrani.

Konkretisht OSHEE bleu në lotin e parë 72 mijë MWh, me vlerë monetare prej 4.8 milionë euro dhe me çmim mesatar 67.03 Euro/MWh.

Në lotin e dytë u blenë 198 mijë MWh, e konvertuar në vlerë monetare 16,9 milionë euro, me çmim mesatar prej 84.93 Euro/MWh.

Kompania e shpërndarjes ka përballuar ngarkesën që ka imponuar situata e importeve me paratë e saj, duke paralajmëruar se kjo mund të ndikonte tek pjesa e investimeve të planifikuara. Pavarësisht kësaj, investimet kyçe, kanë vijuar të kryhen duke i paraprirë situatës së dimrit ndërkohë që fatura e nëntorit dhe dhjetorit pritet të jenë një ngarkesë për financat në vitin 2018, pasi pagesa kryhet për një afat 90-ditor nga lëvrimi.

01.11.2017

Raportet e fitimeve ndihmuan në nxitjen e tregjeve globale të bursave, për të regjistruar të mërkurën, pasi investitorët mbaruan takimin e Rezervës Federale të SHBA-ve, për një pasqyrë të freskët mbi opinionin monetar në ekonominë më të madhe në botë.
Çmimet e naftës u rritën lehtë me shpresën se prodhuesit kryesorë do të mbajnë shkurtimet e tyre të prodhimit. Dollari u rrit, përpara një vendimi të normës së Fed, gjithashtu edhe bitcoin dixhital u rrit në një rekord të lartë, raporton Reuters.

Indeksi pan-evropian STOXX 600 u rrit në nivelin më të lartë që nga gushti i vitit 2015, tregjet e aksioneve në Londër. FTSE, Paris .FCHI dhe Frankfurt .GDAXI u rritën 0.5 deri në 1.2 përqind.
“Ndërsa fitimet janë të mira, inflacioni dhe yield-et e obligacioneve janë relativisht të ulëta, pse do të merrnin paratë tuaja nga aksionet?”, Tha Michael Hewson, analist i tregut kryesor në CMC Markets.

Revista Monitor,  01.11.2017

Nga janari në nëntor  Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe Korporata Elektroenergjetike Shqiptare kanë shpenzuar mbi 178 milionë euro në importe energjie. Pjesën më të madhe të këtyre parave e ka shpenzuar OSHEE e cila është detyruar që të sigurojë sasinë që kërkohet për konsum ndërkohe që KESH ka importuar një sasi dukshëm më të vogël duke qenë se pjesa e saj primare është prodhimi nga hidrocentralet dhe menaxhimi i kaskadës.

Burime nga OSHEE bënë me dije se janë shpenzuar vetëm për janar-tetor 135 milionë euro ndërkohë që kësaj pjese nuk i është shtuar shuma prej 21.7 milionë euro që është shifra e kontratës së nëntorit.

KESH nga ana tjetër ka shpenzuar në total 21.5 milionë euro në tre procedura të ndara për shtator-tetor dhe nëntor. Kompania e gjenerimit ka shfrytëzuar për këto importe paratë e kredisë së Bankës Botërore, e cila në Planin e Rimëkëmbjes së sektorit kishte parashikuar edhe 22.4 milionë euro të dedikuara për blerje energjie në situata të vështira.

Importet e energjisë, të të dyja kompanive janë sa 1.5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, një vlerë relativisht e lartë dhe që pritet të japë efektin e saj edhe tek deficiti tregtar.

Në raport me vitin 2016 duket sikur situata është kthyer në kahun e kundërt. Për herë të parë vitin e kaluar Shqipëria ishte një vend eksportues dhe jo importues, me një bilanc energjetik tejet pozitiv. Kjo i siguroi KESH të ardhura që kalonin 100 milionë euro.

Në vitin 2017 situata hidrike ishte tërësisht e kundërt me 2016 dhe nivelet në kaskadën e Drinit kanë bërë që kompania të fokusohej tek menaxhimi i kujdesshëm duke prodhuar në minimum dhe në tre muajt e fundit të mbështesë përmes importeve.

Ky bilanc në avantazh të importeve pritet që të thellohet edhe më tej me dhjetorin pasi OSHEE parashikon vijimin e importeve për të garantuar konsumin në vend që me ftohjen e motit pritet të jetë edhe më i lartë.

Revista Monitor,  01.11.2017