info@energjia.al

Një zjarr ka rënë në një depo veglash në lagjen 29-Nëntori në qytetin e Vlorës.

Zjarri ka rënë në banesën e shtetasit B.H ndërsa zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje për të shuar flakët.

Si pasojë e zjarrit nuk ka të lënduar ndërsa dëmet e e shkaktuara nga flakët janë vetëm materiale.

Sipas burimeve nga zjarrfikësit shkak mendohet të jetë një shkëndijë elektrike.

Shqiptarja.com  17.03.2017

Rreth orës 10:00, në lagjen “Partizani” të qytetit të Vlorës, ka rënë zjarr në një banesë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën drejt vendit të quajtur “Kuzum Baba”, ku është përfshirë nga flakët një banesë private, në pronësi të shtetasit I.A., 58 vjeç.

Fatmirësisht, nuk ka asnjë person të lënduar, pasi nuk kishte njeri në banesë.

Banesa po digjet plotësisht dhe rrezikohen dy banesa të tjera që ndodhen pothuajse ngjitur me banesën në fjalë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se flakët janë shkaktuar nga ndonjë shkëndijë elektrike në banesë.

Në vendngjarje ndodhen shërbime të policisë si dhe dy shërbime zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve të zjarrit.

Top Channel,  15.02.2017

Një shpërthim është verifikuar rreth orës 10 të paraditës së të enjtes në çentralin bërthamor të lokalitetit Flamanville të Francës.

Sipas informacioneve të ofruara nga mediat lokale, nga shpërthimi mund të ketë pasur të plagosur, ndërkohë që sipas Prefekturës së qytezës, nuk ka asnjë rrezik kontaminimi bërthamor.

Shpërthimi është verifikuar në sallën e makinerive të çentralit atomik, ku nuk ka elementë radio-aktivë. Rrjedhimisht, deklarojnë autoritetet, nuk ka asnjë rrezik bërthamor për punonjësit dhe popullsinë lokale.

Grupet e shpëtimit kanë mbërritur ndërkohë në vendin e ngjarjes dhe njësitë e zjarrfikësve kanë nisur një operacion në mbarë zonën.

Edhe zjarrfikësit kanë konfirmuar fillimisht një shpërthim dhe më pas një zjarr që ka rënë në brendësi të çentralit, por jashtë zonës nukleare.

Top Channel,  09.02.2017

Një zjarr i fuqishëm ka rënë në një kompleks në qendër të Gjirokastrës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘’18 shtatori”, në një godinë 4-katëshe. Burime për Report Tv bëjnë me dije se nuk ka lënduar nga zjarri, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

Si pasojë e zjarrit, qyteti i Gjirokastrës është pa energji elektrike. Shkak i rënies së zjarrit dyshohet të jetë bërë një masë elektrike e bërë tek aparaturat.

Zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Shqiptarja.com  02.02.2017

Detaje të reja janë zbuluar nga policia për zjarrin në banesë ku humbi jetën një person, në fshatin Bishnicë të Pogradecit.

Mësohet se 30-vjeçari Ilirjan Elezi ka humbur jetën për shkak të asfiksisë, ndërsa si pasojë e zjarrit në banesë mbeti e plagosur edhe nëna e viktimës. Bajrame Elezi është dërguar për ndihmë të specializuar në Tiranë.

Zjarri në banesë dyshohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Top Channel,  27.12.2016

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një hotel në zonën e plazhit në Shëngjinit, por fatmirësisht nuk ka pasur pasoja në njerëz.

Në vendin e ngjarjes shkuan automjetet e shërbimit zjarrfikës të cilët kanë puuar për shuarjen e flakëve të zjarrit.

Policia ka nisur hetimet, por paraprakisht dyshohet se shkak për këtë zjarr është bërë një shkëndijë elektrike.

Përgjegjësi i zjarrfikësve të Lezhës Agustin Pepkolaj tha se njoftimi i menjëhershëm bëri që zjarrfikësit të mbërrijnë në kohë duke vënë nën kontroll situatën dhe duke shmangur përhapjen e flakëve.

Sipas tij ka pasur vetëm disa dëme materiale, por ka garantuar pushuesit në këtë hotel dhe të gjithë Shëngjinin se, gatishmëria është absolute dhe se nuk përbën asnjë rrezik për ta.

Shqiptarja.com  16.08.2016

Një raporti i ri për impaktin financiar të zjarrit kolosal në Fort McMurray, në Kanada, tregon se prodhimi i naftës ka pësuar humbje në rreth 760 milionë dollarë.

Sipas kësaj analize, për dy javë janë humbur 1.2 milionë fuçi nafte në ditë. Analistët thonë se, këto janë shifra të konsiderueshme, sidomos në këto kohë, kur çmimi i naftës në botë është mjaft i ulët.

Megjithatë, ekonomistët thonë se impakti në ekonominë e vendit për shkak të katastrofës në Fort McMurray do të jetë minimal.

Zyrtarë nga kompanitë, që punojnë në fushat naftënxjerrëse në veri të qytetit McMurray, thanë se po përpiqen që të rinisin punën sa më shpejt që të jetë e mundur, por nuk mund të parashikohet me saktësi kur kjo do të ndodhë, për shkak të rikthimit të zjarreve në zonë.

Aktualisht, zjarri mbulon një sipërfaqe prej 3.500 kilometrash katrorë dhe mediet lokale raportojnë se kushtet po rëndohen gjithnjë e më shumë për zjarrfikësit që po përballen me flakët. Flakët po shkojnë drejt Lindjes dhe po i afrohen rrezikshëm kufirit me provicën fqinje të Saskatceuanit.

Zyrtarë lokalë thanë se, mijëra të evakuuarve nga qyteti dhe kampet e naftës nuk do të kthehen atje, pa u siguruar se nuk ka më asnjë rrezik.

Top Channel,  18.05.2016

Një ngjarje e tmerrshme dhe tragjike është shënuar këtë të shtunë në brigjet e Detit Kaspik, ku 32 punonjës raportohen të kenë vdekur pas një zjarri të rënë në një platformë nafte të operuar nga kompania shtetërore energjetike e Azerbajxhanit, SOCAR.

Lajmi konfirmohet nga kreu i një komiteti të pavarur, ndërkohë që vet kompania SOCAR ka refuzuar të japë shpjegime, edhe pse është kontaktuar vazhdimisht nga agjenci të huaja mediatike.

“Sipas informacionit tonë, 32 punonjës kanë vdekur, ndërkohë që 42 të tjerë janë shpëtuar gjatë natës së mbrëmshme. Zjarri në platformë është shuar përfundimisht”, tha Mirvari Gakhramanly, kreu i Komitetit për mbrojtjen e të drejtave të punonjësve të naftës në Azerbajxhan.

SOCAR bëri të ditur gjatë së premtes se zjarri i rënë në platformën e fushës së naftës Guneshli të Azerbajxhanit kishte nisur pas dëmtimit të një tubacioni të gazit nga erërat e forta. Ndërkohë që edhe përpjekjet për kërkim-shpëtimin e punonjësve ishin rënduar ndjeshëm për shkak të stuhive të forta.

Një punonjës i SOCAR kishte telefonuar një korrespondent të “Reuters”, duke i bërë të ditur atij se ishin plot 84 punonjës të mbetur të bllokuar. Punonjësi në fjalë nuk u identifikua, ndërsa ende nuk dihet nëse deklarata e tij rezulton ende konkrete apo është e papërditësuar.

Përmes faqes në rrjetin social Facebook, SOCAR bëri të ditur të shtunën se 26 punonjës ishin shpëtuar nga platforma. Nuk u dha gjithsesi asnjë detaj tjetër nëse kishte të vdekur mes tyre, apo sesa njerëz ishin bllokuar në platformë.

Rreth 60 për qind e prodhimit të naftës nga SOCAR kalon përmes kësaj platforme që u përfshi nga zjarri, duke thënë se prodhimi i kompanisë pritet të goditet ndjeshëm të paktën përkohësisht.

Ky nuk është aksidenti i parë në punë që prej kompaninë azere SOCAR, pasi edhe në vitin 2014, në platformat e saj të naftës dhe gazit natyror janë shënuar 14 viktima.

Top Channel,  06.12.2015

Përfshihet nga një vatër zjarri, nënstacioni elektrik në Kolonjë. Ngjarja ka ndodhur mesdite e sotme dhe ka lënë pa energjie zonën e Kolonjës.

Sipas burimeve, zjarri ka shpërthyer për shkak të mbingarkesës në rrjet. Ndërkaq, në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse, për të izoluar flakët e më pas për ta shuar atë. Nuk  raportohet për persona të lënduar.

Gazeta Shqip,  26.11.2015

Përfshihen nga flakët disa kabuj elketrikë  në një pallat në rrugën  “Irfan Tomini”.

Dy zjarrëfikëse kanë mbërritur në zonë dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Nga zjarri në pallat,  nuk ka persona të lënduar.

Shqiptarja.com  07.06.2015