info@energjia.al

HEC-i i Moglicës, një nga dy hidrocentralet e kaskadës së Devollit, në 2019 do të hedhë në rrjet energjinë e prodhuar, duke përforcuar kapacitetet prodhuese në vend. Punimet janë brenda parashikimeve dhe kjo iu bë e ditur Kryeministrit Edi Rama nga drejtuesit e kompanisë, gjatë inspektimit që Kryeministri, sëbashku me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri, bëri sot në këtë vepër.​

“Do të fillojmë me mbushjen e digës vitin tjetër, në 2018 dhe do të shkojmë më tej me prodhimin gjatë pranverës së vitit 2019 dhe në fund të vitit 2019 do të përfundojë gjithçka,” – u shpreh një nga drejtuesit e Statkraft.

Me kapacitet të instaluar 256 Më, HEC-i i Moglicës rrit kapacitetet prodhuese të energjisë në vend me 700 Gëh dhe e gjithë kaskada e Devollit do të rrisë me 17% furnizimin me energji. HEC-i i Moglicës është një vepër unikale në projektim e ndërtim. Për herë të parë, diga e Moglicës do të lidhet me centralin e prodhimit nëpërmjet një tuneli 11 km të gjatë, i cili do të ndërtohet brenda në shkëmb.

“11 kilometra tunele nga këtu te centrali i prodhimit, i cili do të jetë nëntokë. Ky do të jetë centrali i parë i ndërtuar në Shqipëria nëntokë,” – u shpjegoi një nga drejtuesit e punimeve.

Po ashtu, me një lartësi prej 160 metrash, diga e Moglicës është një ndër digat më të lartë në botë në llojin e saj.  “Është një ndër më të lartët në llojin e tij. Mendoj se është vetëm një në Kinë që është pak më e lartë, por është thuajse e njëjta. Është një ndërtim unikal dhe shumë i madh,” – theksoi një nga inxhinierët zbatues.

Për ndërtimin e kësaj vepre aktualisht janë angazhuar rreth 1400 punonjës. “Përafërsisht, duke përfshirë edhe rrugët zëvendësuese, janë 1300-1400 njerëz,” – u shpreh një nga inxhinierët zbatues.

Përveç investimit në veprën energjetike, kompania ka investuar 60 milionë euro në infrastrukturën rrugore, duke iu ardhur në ndihmë banorëve të zonës së Devollit.

energjia.al  14.11.2017

Kryeministri Edi Rama bën apel për pjesëmarrje në konkurrimin e hapur dje nga OSHEE për 11 drejtorët rajonalë.

Aplikantët duhet që të plotësojnë disa kritere bazë, të cilat i gjejnë të publikuara në faqen e OSHEE.

Kushtet e aplikimit përfshijnë arsimimin përkatës, përvojë pune të paktën 5 vite për në menaxhim ose drejtim, si dhe disa dokumente përkatëse.

Këto të fundit përfshijnë letër interesi për pozicionin e shpallur, jetëshkrimin, si dhe një formular vetë deklarimi të gjendjes gjyqësore.

Bashkë me thirrjen e tij për të marrë pjesë në konkurs, Rama rikujton edhe njëherë afatin e fundit të aplikimit, që është data 6 Nëntor.

Scan TV,  18.10.2017

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një aksion të fortë mbi cilësinë dhe çmimin e karburantit në vend.

I ftuar në emisionin “Përballë” në RTSH të gazetarit Lutfi Dervishi, shefi i qeverisë ka pranuar se mbi këtë çështje ekziston një problem serioz.

Dervishi solli në vëmendje një investigim të kryer nga “PSE” ku cilësia e karburantit në raport me vendet fqinje rezultoi tepër e dobët.

Pjesë nga intervista:

Dervishi: Z. Kryeministër, ju përmendët Shellin dhe shkon me naftën. Unë kam studiuar për inxhinjeri nafte, por pyetja ime është krejt tjetër gjë. Disa studentë të gazetarisë kanë bërë një investigim të thjeshtë. Kanë marrë kampione nafte në 5 pika në Shqipëri dhe kampione nafte në shtetet fqinjë, në kufirin me Maqedoninë, Malin e ZI dhe Greqinë. Dhe këto janë dërguar tek një laborator i huaj pa etiketa se ku janë marrë. Rezultatet janë interpretuar nga dy ekspertë të pavarur dhe ka kanë qenë katastrofike.

Rama: Në ç’kuptim?

Dervishi: Në kuptimin që nëse do e vlerësojmë me yje, nafta në kufirin me Shqipërinë ishte 4.5 – 5 yje, ndërsa nafta në Shqipëri merrte 1 yll, ndërsa 2 kampione nuk ishin naftë fare. Dhe bëhet fjalë për përqindje squfuri alarmante, që për ta thënë shqip është helm që shkon në rrugët e Shqipërisë.

Rama: Po Shelli për çfarë i shpenzon këto para për naftë me një yll?

Dervishi: Nuk ishte fjala për Shellin, por ishte fjala për naftën që konsumohet sot nga konsumatorët në Shqipëri.

Rama: Më fal, kërkoj ndjesë. Patjetër që ka një problem serioz në këtë aspekt dhe, edhe për këtë ne jemi përgatitur shumë seriozisht për të ristrukturuar rrënjësisht të gjithë skemën e kontrollit të naftës dhe për të shfrytëzuar një kontratë të trashëguar me një kompani të huaj që markon apo shënjon naftën dhe për të avancuar në këtë aspekt me futjen e teknologjisë së re qysh në hyrje të naftës në gjithë rrugën që pastaj përshkohet deri kur vjen tek makina. Kështu që ndjesë sepse nuk e kuptova në fillim pyetjen.

Gazeta Tema,  11.09.2017

Prime Minister Edi Rama was one of the speakers at the World Petroleum Congress in Istanbul. Rama stressed that the Albanian government has set the oil and energy industry as one of its key priorities. According to the prime minister, Albania’s potential is extraordinary, not only as a result of giant oil resources but also as a result of the country’s favorable geo-strategic position. Among other things, PM Rama mentioned the importance of TAP, the fate of one of its most important ramifications, the Adriatic-Ionian one, but also the possibility of another spin-off, towards Kosovo and then to Serbia. Rama in his speech launched a call for foreign investors operating in the sector to come to Albania. Foreign investments in this sector hold the main weight in the foreign direct investment business in Albania. The PM closed his speech expressing his confidence that Albania will soon be one of the leading countries in the oil sector. Scan Tv,  13.07.2017

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri ka zhvilluar një vizitë në Stamboll, Turqi, ku u mbajt Kongresi Botëror i Naftës, një ndër eventet më të rëndësishme të industrisë së naftës e gazit në shkallë botërore. Në kongres u diskutua mbi zhvillimet e sektorit, me objektivin për t’iu përgjigjur sfidave dhe formësuar të ardhmen e industrisë së naftës e gazit. Ministri Gjiknuri u shpreh se ky kongres është një mundësi mjaft e mirë për të promovuar Shqipërinë dhe potencialet e saj para investitorëve më të fuqishëm në industrinë e naftës.

Kryeministri Rama dhe Ministri Gjiknuri patën një takim me Presidentin Erdogan, në rezidencën presidenciale. Në takimin prej 90 minutash u diskutua mbi projektet e përbashkëta, si dhe mbi progresin e qenësishëm për aeroportin e Vlorës dhe linjën ajrore shqiptare, me asistencën logjistike e teknike të Turkish Airlines.

energjia.al  12.07.2017

Kryeministri Edi Rama, ishte një ndër folësit në Kongresin Botëror të Naftës në Stamboll. Ai theksoi se, qeveria shqiptare e ka vendosur industrinë e naftës dhe energjinë si një ndër prioritetet kyç të saj.

Sipas kryeministrit, potenciali që ofron Shqipëria është i jashtëzakonshëm, jo vetëm si pasojë e burimeve gjigande të arit të zi, por edhe si pasojë e pozicionit të favorshëm gjeostrategjik të vendit tonë.

Ndër të tjera, kryeministri përmendi edhe rëndësinë e TAP, fatin e një prej degëzimeve më të rëndësishme të tij, atë Adriatiko-Jonian, por edhe mundësinë e një tjetër degëzimi, drejt Kosovës e më pas Serbisë.

Në fjalën e Ramës nuk ka munguar as thirrja për investitorët e huaj që operojnë në sektor që të vijnë në Shqipëri. Investimet e huaja në këtë sektor zënë peshën kryesore në sotkun e investimeve të huaja direkte në vendin tonë.

Kryeministri e mbylli fjalën e tij duke shprehur besimin se, Shqipëria mund të jetë jo shumë vonë një ndër vendet lider në sektorin e naftës.

Scan Tv,  11.07.2017

Maji, edhe pse një ditë pushimi dedikuar Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, nuk është e tillë për ekipin teknik të OSHEE-së në Tiranë. 30 punonjësit e Brigadës së Tensionit të Lartë vazhdojnë edhe sot remontin e linjës Lanabregas–nënstacioni i Pallatit te Kongreseve, e ndërtuar në vitin ’84-r.

Kjo linjë prej 8.5 kilometra, ku 90% është ajrore, është një prej nyjeve të rëndësishme në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike për Tiranën. Amortizimi e bën mirëmbajtjen të nevojshme për parandalimin e defekteve të mundshme.

Kryeministri Edi Rama ishte mes tyre për t’i falënderuar për punën e përkushtuar në shërbim të qytetit, i shoqëruar nga ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Olta Xhaxhçka dhe Administratori i Përgjithshëm  OSHEE, Ardian Çela.

Nga mungesa ndër vite e investimeve, rrjeti elektrik i vendit në pjesën më të madhe të tij është pothuaj i njëjti që prej ndërtimit në vitin 1974. OSHEE, falë performancës pozitive të sektorit në dy vitet e fundit, ka rritur investimet në rrjet, por edhe për mirëmbajtjen e rrjetit ekzistues për të shmangur defektet dhe ndërprerjen e energjisë. Aktualisht, 830 punonjës janë duke operuar në të gjithë territorin e vendit për kryerjen e remonteve dhe vënien në punë të investimeve. Investimet në remontin janë kryer në të gjithë zonën bregdetare, nga Velipoja në Sarandë.

“Kjo është një nga linjat kryesore për qytetin e Tiranës. Është linja e ‘84-s. Po e bëjmë me fuqinë punëtore të OSHEE. Bën pjesë në programin e remonteve, që kap vlerën e 2 miliardë lekë të të ardhurave të kompanisë për të gjithë vendin. Në gjithë territorin e Shqipërisë janë 830 punonjës që po bëjnë remonte. Aktualisht jemi duke bërë remontet e zonës bregdetare, në mënyrë që me fillimin e sezonit turistik të jemi të gatshëm. Për pjesën tjetër të vendit brenda tetorit t’i kemi përfunduar këto remonte. Në sajë të këtyre remonteve, ne kemi ulur me 50% numrin e defekteve dhe me 80% është ulur numri i ndërprerjeve” – informoi mbi rezultatet e deritanishme Ardian Çela.

OSHEE, theksoi Çela, ka ndjekur edhe një strategji të re për rekrutimin, trajtimin financiar dhe kujdesin ndaj punonjësve. Në viti 2017-n për të dytin vit aplikohet sigurimi në punë i punonjësve, falë kontratave të lidhura me kompani sigurimi.

“Është vitit i dytë që të gjithë punonjësit e terrenit, mbi 3 mijë e 500 punonjës sigurohen ndaj  aksidenteve që ndodhin në punë. Kompania i mbulon të gjitha shërbimet mjekësore brenda dhe jashtë vendit, për  rastet kur punonjësit janë aksidentuar në punë. Bëmë sistemimin dhe rritjen e pagave të të gjithë punonjësve në terren, ku paga minimale nga 250 mijë lekë [të vjetra] për punonjësit e pakualifikuar kaloi në 350 mijë lekë dhe për gjithë stafin teknik të mesëm shkoi në 550 mijë lekë. Kemi trajnuar mbi 5500 punonjës. Kemi rekrutuar vetëm gjatë vitit 2016, mbi 82 inxhinierë elektrikë”.

Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Olta Xhaçka falenderoi punonjësit e OSHEE, por edhe për të gjithë ata që sot janë në krye të detyrës, duke siguruar se akoma më shumë do të bëhen në mbështetje e mbrojtje të punës së tyre, si dhe të kategorive të tjera vulnerabël.

Dua të falënderoj të gjithë këta punonjës që bëjnë një punë të jashtëzakonshme, edhe sot që është ditë pushimi për gjithë të tjerët. Edhe ne në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë kemi bërë shumë, kemi ofruar kompensimin e energjisë elektrike për 90 mijë pensionistë, Ka shumë punë për të bërë edhe për kategori të tjera në nevojë. Edhe me Inspektoratin e Punës kemi arritur që aksidentet në punë të ulen në masën 50%. Ne jemi shumë të angazhuar që në mandatin tjetër të arrijmë t’i shtrijmë këto arritje edhe shumë më tepër, edhe në kategori të tjera”.

Ndryshimi i modelit të administrimit, investimet në rrjet, qasja e re në trajtimin e burimeve njerëzore, sipas Kryeministrit Rama, po e shndërrojnë OSHEE në një kompani moderne. Po ashtu, Kryeministri garantoi vazhdimin e masave të qeverisë në mbështetje të kategorive të ndryshme sociale.

“Për familjet që janë në ndihmë ekonomike, ne bëjmë një kompensim të plotë të të gjithë diferencës pas heqjes së fashës mbrojtëse. Është 19 milionë dollarë në vit nga buxheti i shtetit që shkon për këto familje dhe për gjithë kategoritë e tjera, të cilat prezumohet të mbroheshin nga fasha 300 k/W. Sot, askush nga ata nuk ndjen rritje të çmimit të energjisë, ndërkohë për fasha të tjera, çmimi i energjisë është ulur. Janë bërë zerime kamat vonesash masivisht, duke kontribuar të gjithë sëbashku që të bëhen të gjithë investime të mëdha dhe të fillojë ripërtëritja e një rrjeti shumë të vjetër. Për ne është shumë e rëndësishme që kompania të vazhdojë të përmirësojë standardet dhe të gjitha nivelet e trajtimit të punonjësve në funksion të përmirësimit të cilësisë dhe të vazhdojë të transformohet nga një ushtri militantësh që thjesht ushqeheshin, duke mos ofruar dot kompania asnjë lloj shërbimi prej kompanie, në një kompani moderne që duhet të jetë akoma më shumë një nga krenaritë e vendit tonë”.

Shqiptarja.com  01.05.2017

1 Maji, edhe pse ditë pushimi dedikuar Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, nuk është e tillë për ekipin teknik të OSHEE-së në Tiranë. 30 punonjësit e Brigadës së Tensionit të Lartë vazhdojnë edhe sot, remontin e linjës Lanabregas–nënstacioni i Pallatit te Kongreseve, e ndërtuar në vitin ’84. Kjo linjë prej 8.5 kilometra, ku 90% është ajrore, është një prej nyjeve të rëndësishme në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike për Tiranën. Amortizimi e bën mirëmbajtjen të nevojshme për parandalimin e defekteve të mundshme. Kryeministri Edi Rama ishte mes tyre, për t’i falënderuar për punën e përkushtuar në shërbim të qytetit, i shoqëruar nga ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Olta Xhaxhçka dhe Administratori i Përgjithshëm i OSHEE, Ardian Çela.
Nga mungesa ndër vite e investimeve, rrjeti elektrik i vendit në pjesën më të madhe të tij është pothuaj i njëjti që prej ndërtimit në vitin 1974. OSHEE, falë performancës pozitive të sektorit në dy vitet e fundit, ka rritur investimet në rrjet, por edhe për mirëmbajtjen e rrjetit ekzistues për të shmangur defektet dhe ndërprerjen e energjisë. Aktualisht, 830 punonjës janë duke operuar në të gjithë territorin e vendit për kryerjen e remonteve. Investimet në remont kanë përfshirë gjithë zonën bregdetare, nga Velipoja në Sarandë.
“Kjo është një nga linjat kryesore për qytetin e Tiranës. Është linja e vitit ‘84. Po e bëjmë me fuqinë punëtore të OSHEE. Bën pjesë në programin e remonteve, që kap vlerën e 2 miliardë lekë, të ardhura të kompanisë, për të gjithë vendin. Në gjithë territorin e Shqipërisë janë 830 punonjës që po bëjnë remonte. Aktualisht jemi duke bërë remontet e zonës bregdetare, në mënyrë që me fillimin e sezonit turistik të jemi të gatshëm. Për pjesën tjetër të vendit brenda tetorit t’i kemi përfunduar këto remonte. Në sajë të këtyre remonteve, ne kemi ulur me 50% numrin e defekteve dhe me 80% është ulur numri i ndërprerjeve,” – informoi mbi rezultatet e deritanishme, administratori Çela.

OSHEE, theksoi Çela, ka ndjekur po ashtu një strategji të re për rekrutimin, trajtimin financiar dhe kujdesin ndaj punonjësve. Në viti 2017, për të dytin vit aplikohet sigurimi në punë i punonjësve, falë kontratave të lidhura me kompani sigurimi.

“Është vitit i dytë që të gjithë punonjësit e terrenit, mbi 3500 punonjës sigurohen ndaj aksidenteve që ndodhin në punë. Kompania i mbulon të gjitha shërbimet mjekësore, brenda dhe jashtë vendit, për rastet kur punonjësit janë aksidentuar në punë. Bëmë sistemimin dhe rritjen e pagave të të gjithë punonjësve në terren, ku paga minimale nga 250 mijë lekë [të vjetra] për punonjësit e pakualifikuar kaloi në 350 mijë lekë dhe për gjithë stafin teknik të mesëm shkoi në 550 mijë lekë. Kemi trajnuar mbi 5500 punonjës. Kemi rekrutuar vetëm gjatë vitit 2016, mbi 82 inxhinierë elektrikë.”
Ndryshimi i modelit të administrimit, investimet në rrjet, qasja e re në trajtimin e burimeve njerëzore, sipas Kryeministrit Rama, po e shndërrojnë OSHEE në një kompani moderne. Po ashtu, Kryeministri garantoi vazhdimin e masave të qeverisë në mbështetje të kategorive të ndryshme sociale.
“Për familjet që janë në ndihmë ekonomike, ne bëjmë një kompensim të plotë të të gjithë diferencës pas heqjes së fashës mbrojtëse. Është 19 milionë dollarë në vit nga buxheti i shtetit që shkon për këto familje dhe për gjithë kategoritë e tjera, të cilat prezumohet të mbroheshin nga fasha 300 k/W. Sot, askush nga ata nuk ndjen rritje të çmimit të energjisë, ndërkohë për fasha të tjera, çmimi i energjisë është ulur. Janë bërë zerime kamat vonesash masivisht, duke kontribuar të gjithë sëbashku që të bëhen të gjithë investime të mëdha dhe të fillojë ripërtëritja e një rrjeti shumë të vjetër. Për ne është shumë e rëndësishme që kompania të vazhdojë të përmirësojë standardet dhe të gjitha nivelet e trajtimit të punonjësve në funksion të përmirësimit të cilësisë dhe të vazhdojë të transformohet nga një ushtri militantësh që thjesht ushqeheshin, duke mos ofruar dot kompania asnjë lloj shërbimi, në një kompani moderne që duhet të jetë akoma më shumë, një nga krenaritë e vendit tonë.”
Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Olta Xhaçka falenderoi punonjësit e OSHEE, por edhe të gjithë ata që sot janë në krye të detyrës, duke siguruar se akoma më shumë do të bëhen në mbështetje e mbrojtje të punës së tyre, si dhe të kategorive të tjera vulnerabël.
“Dua të falënderoj të gjithë këta punonjës që bëjnë një punë të jashtëzakonshme, edhe sot që është ditë pushimi për gjithë të tjerët. Edhe ne në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë kemi bërë shumë. Kemi ofruar kompensimin e energjisë elektrike për 90 mijë pensionistë. Ka shumë punë për të bërë edhe për kategori të tjera në nevojë. Edhe me Inspektoratin e Punës kemi arritur që aksidentet në punë të ulen në masën 50%. Ne jemi shumë të angazhuar që në mandatin tjetër të arrijmë t’i shtrijmë këto arritje edhe shumë më tepër, edhe në kategori të tjera.”

energjia.al  02.05.2017

Në tre vite krijuam volumin më të madh të investimeve në energji për të rimëkëmbur rrjetin e amortizuar që në 80 për qind të tij ishte mbi 40 vjeçar”.

Kështu e ka nisur postimin e tij në rrjetin social Facebook kryeministri Rama, ku ndër të tjera shkruan se ky ndryshim ka ardhur vetëm falë mbështetjes së qytetarëve dhe familjeve që i dhanë mundësi rilindjes së shtetit dhe rivendosjes së rendit ligjor në këtë sektor.

Sipas kryeministrit, i është dhënë fund një epoke të turpshme në historinë e vendit tonë dhe duke e kthyer këtë sektor strategjik për ekonominë, nga një barrë e rëndë për buxhetin në një sektor çdo vit e më fitimprurës për Shqipërinë e shqiptarët.

Më tej në këtë postim Rama shkruan “ Mirëmëngjesi dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të stacioneve të energjisë më 2013 dhe sot. Në tre vjet kemi krijuar volumin më të madh të investimeve në energji për të rimëkëmbur rrjetin e amortizuar, që në 80% të vetin ishte mbi 40 vjeçar. Kjo vetëm falë mbështetjes së qytetarëve dhe familjeve që i dhanë mundësi rilindjes së shtetit dhe rivendosjes së rendit ligjor në këtë sektor, duke i dhënë fund një epoke të turpshme në historinë e vendit tonë dhe duke e kthyer këtë sektor strategjik për ekonominë nga një barrë e rëndë për buxhetin në një sektor çdo vit e më fitimprurës për Shqipërinë e shqiptarët. Bashkë kemi bërë shumë. Më shumë mbetet për t’u bërë”, shkruan Rama.

Scan Tv,  10.04.2017

Kryeministri Edi Rama përmes video mesazhit në ‘Komunikimin Javor’ në faqen e tij në Facebook ka akuzuar PD si përgjegjëse për atë që ka ndodhur në Zharrëz kur ishte në pushtet, ndërsa tani qeveria ka gati zgjidhjen dhe dëmshpërblimet për banorët që protestojnë para Ministrisë së Energjisë.

Rama u shpreh se qeveria është në krah të banorëve të Zharrëzës dhe se janë ndaluar injektimet nga kompania, ndërsa janë gati dëmshpërblimet.

Shumë kanë dëgjuar për banorët e Zharrëzit. Qeveria e dëgjoi me shumë vëmendje problemin e tyre dhe angazhoi ekspertizë vendasve dhe të huaj.

Problemi i tyre lidhet me zonën dhe jo domosdoshmërisht me operacionet, pasi mund të kenë ndodhur lëvizje të shtresave ndër vite.

Qeveria reagoi duke ndaluar injektimet, tani presim konkluzionet. Kërkesa e banorëve për ndalimin e injektimeve është plotësuar.

Banorët janë mosbesues pas braktisjes së shtetit për kaq shumë vite, por iu them se injektimet nuk do të fillojnë.

Qeveria po punon për evidentimin e dëmeve. Jemi dakord me pretendimet e banorëve për rivlerësime në disa vende.

Kemi folur me Bankers për një program dëmshpërblimi dhe po punohet për ta garantuar sa më parë” deklaroi ai.

Kryeministri u shpreh se banorët janë të nxitur nga opozita, ndërsa thumboi edhe Blushin kur u shpreh se kushdo që ka dy fije mend dhe gjykon përtej partiçkës së vet e kupton se kjo histori nuk është e thjeshtë.

Qeveria është në krah të banorëve, historia e ka zanafillën shumë vite më parë. Që kjo histori është jo e thjeshtë këtë e kupton kushdo që ka pak informacion për sektorin e naftës dhe që ka dy fije mend për të arsyetuar përtej interesit të vet apo të partiçkës.

Këta janë aktivistë të kamuar që shfaqen mes njerëzve kur ata protestojnë për të nxjerrë përfitim, këta pelivanë janë rreshtuar dhe s’po lënë gurë pa luajtur për t’i nxitur kundër qeverisë.

U kishin bërë gati edhe një çadër. Politikanët duan vota për karrige dhe as e çajnë kokën për pasojat sikur nuk e çanë” tha ai.

Në fund të fjalës së tij, kryeministri deklaroi se opozita me protestën e nisur po përpiqet që të rezistojë kundër Vettingut.

Kanë dalë nga arsyeja në përpjekje për ti rezistuar reformës dhe për ta hedhur në detin e anarkisë çelësin e kësaj reforme, Vettingun.

Kërkojnë revolucion për të mbrojtur karrierat e tyre të ngritura mbi zullumet dhe tradhtitë e panumërta” përfundoi ai.

Pas udhëtimit në këmbë nga Zharrëza në Tiranë, prej dy ditësh banorët vazhdojnë grevën para ministrisë së Energjisë duke kërkuar dëmshpërblim dhe largimin e kompanisë naftënxjerrëse.

Shqiptarja.com  27.02.2017