info@energjia.al

Për shkak të punimeve që po kryhen në disa nënstacione, OSHEE ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Tiranë.

Përmes një njoftimi Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të punimeve të planifikuara më datën 24 mars, në nënstacionin “Traktora”, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nga ora 00:00 deri në orën 05:00. Për pasojë do të mbeten pa energji elektrike këto zona:

“Rruga “Ali Demi”, rruga “Hasan Sufa”, zona pranë ish Ndërtim Miniera, rruga “Gani Domi” , pallatet pranë Maternitetit të Ri, zona pranë spitalit Iranian, rruga “Qemal Stafa”, rruga “Sadik Petrela”, rruga “Telendini”, rruga “Ali Baushi”, rruga “Ramiz Treni”, rruga “Alibal Basha”, rruga “Ali Demi”, rruga “Shemsi Haka”, rruga “Mihal Grameno”, rruga “Petro Nini Luarasi”, rruga “Mustafa Lleshi”, rruga “Qamil Guranjaku”, zona pranë ish Artistikes, zona pranë Xhamisë Xhura, rruga “Aleksandër Moisiu”, rruga “Bajram Curri”, rruga “Vangjel Capo”, Fresku, zona e Teleferikut, rruga “Idriz Dollaku”, rruga “Sali Nivica”, rruga “Zonja Curre”, rruga “Shyqyri Ishmi”, rruga “Fatmir Haxhiu”, rruga “Mustafa Matohiti”, rruga “Lek Dukagjini”, rruga “Ismail Qemali”, pallatet përballe Fushës së Sportit “Ali Demi”, rruga “Hodo Beg”, zona pranë ATSH, rruga “Xhorxh Bush”, rruga “Xhorxh Martin”, rruga “Murat Toptani”, Privat/ Albace Shoes, Privat / Chatolinza.”,thuhet në njoftim

Ndërkohë po sot për shkak të punimeve që po kryhen në linjën 35kv L30-32 Shkozet – Durrës, janë pa energji elektrike disa zona në Durrës si: Fshatit Rinia, Bishti i Pallës, zona e Spitallës, zona e ish-Kënetës, zona e Nish Kimikes (Durrës), zona e Burgut, Peshkimi, Pastrimi Detar, Reparti 30-20, Fabrika e Kartonit, Hidrovoret.

Scan Tv,  21.03.2017

Zona përreth Stadiumit Qemal Stafa mbeti për orë të tëra pa furnizim me energji elektrike gjatë pasdites së djeshme.

Ndërprerja nisi rreth orës 14. Burime zyrtare pranë OSHEE thanë se shkak i ndërprerjes u bë një defekt tek fakulteti i Gjeologji Minierave, i shkaktuar nga Ndërmarrja e Bashkisë që kryente punime në zonë.

OSHEE tha gjithashtu se riparimi i defektit do të zgjaste rreth tre orë, duke bërë që furnizimi i zonës me energji të bëhet i mundur vetëm rreth orës 20:00 të mbrëmjes.

Shqiptarja.com  17.03.2017

OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në disa zona të kryeqytetit.

Në kuadër të investimeve në modernizimin e kabinave, sipas grafikut, sot datë 14 shkurt, do punohet në 6 kabina, gjatë intervalit të kohës 09.30 – 15.30

Zonat që preken nga stakimi i energjisë për qëllim të këtyre punimeve, sipas kabinës, janë:

1. Kabina “Grigor Heba 3″
Pjeserisht rruga “Grigor Heb”

2. Kabinat “Materniteti i Vjeter” dhe “Petal”.
Zona pa energji, “Bulevardi Zogu 1″ pjeserish, prane Maternitetit te Vjeter dhe rruga “Medar Shtylla” pjeserisht.

3. Kabina “Tekno Projekt”.
Zona pa energji, prane Zogut te Zi pjeserisht.

4. Kabina “Qemal Stafa 1″ .
Zona pa energji, rruga “Qemal Stafa”,

5. Kabina “Izraeli 4″
Zona pa energji, prane Fushes se Aviacionit, pjeserisht.

Shqiptarja.com  14.02.2017

Qyteti bregdetar sot do të jetë pa ujë të pijshëm nga ora 08:00 deri në orën 16:00 për të stakimit të energjisë elektrike në stacionin e pompimit në Fushë Kuqe.

OSHEE do të kryejë punime gjatë ditës së sotme në këtë linjë për remont.

“Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton qytetaret se sot në dt 25.1.2017 do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora 08.00 deri në orën 16.00.

Shkak i ndërprerjes së furnizimit me ujë është stakimi i energjisë elektrike në stacionin e pompimit nga ana e OSHEE në Fushë Kuqe” thuhet në njoftimin e institucionit.

Shqiptarja.com  25.01.2017

OSHEE përmes një njoftimi për mediat ka bërë me dije se disa zona në kryeqytet janë pa energji elektrike, pasi ”nënstacioni i Karbit është jashtë pune pasi është dëmtuar transformatori i fuqisë”.

Zonat pa energji elektrike janë, Rr Siri Kodra (pjeswrisht), Rr Dibrë pjesërisht, Uzina Dinamo e Vjetër, Magazinat e Tregtisë OMT, Zona e Babrrusë Privat Ajka, Rr Riza Cerova.

OSHEE bën gjithashtu me dije se tek pallati me shigjeta, për shkak të dëmtimit të kabllit 2 kate të pallatit janë pa energji elektrike. OSHEE njofton se po punon për riparimin e defektit dhe rikthimin e energjisë elektrike.

Shqiptarja.com  23.01.2017

OSHEE bën me dije se vazhdon të ketë defekt fideri 322N/St Selitë dhe aktualisht janë 8 kabina jashtë pune.

Segmenti i linjës nga Kabina e Prince Park deri tek Kabina Kinoklubi është konstatuar kabell me defekt në linjën e Tensionit të Mesëm.

Zona e mbetur pa energji është zona pranë Kinoklubit në Qytet Studenti.

Ndërsa zonës së rrugës së Durrësit, Bllokut të Ambasadave, i është rikthyer energjia elektrike pas riparimit të kabujve që kishin defekt në fiderin 11.

OSHEE njofton gjithashtu se fideri 325 që mbulon zonën e ish qytetit të nxënësve, vazhdon të ketë një kabinë jashtë pune.

Shqiptarja.com  17.12.2016

Kësaj here nga një individ që po kryente ndërtim në garazhd. Energjia rikthehet brenda 20 min për 2500 abonentët.

Përsëritet fenomeni i dëmtimit të linjave të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), kësaj here nga individë të papërgjegjshëm, të cilët po punonin në një pronë private.

Rreth mesditës së sotme, nga strukturat e despecerisë, jepet njoftimi se, Fidri L17 është dëmtuar nga shtetasi Astrit Kërçiku, i cili po punonte në ambient privat për rregullimin e dritares në garazhd!! (siç shihet nga fotot).

Ky dëmtim, preku 17 kabina, duke lënë pa energji elektrike rreth 2500 abonentë të zonave nga “Rruga e Elbasanit”, përballë Ambasadës Amerikane, duke vijuar më tej pranë zonës së ish-stadiumit “Qemal Stafa”, dhe deri te Garda e Republikës, pranë liqenit.

OSHEE, mori menjëherë masa, duke bërë marrë energji nga një lidhje tjetër unazore, dhe rikthimin e energjisë elektrike brenda 20 minutash.

Ndaj shtetasit u bë kallëzimi në polici, për të vijuar më tej hetimet!

OSHEE vijon tu bëjë thirrje si firmave private, ashtu edhe individëve të bëjnë kujdes për punimet që kryejnë, për të evituar çdo incident të mundshëm me pasoja të larta për kompaninë dhe abonentët.

energjia.al  12.12.2016

Banorët pranë shkollës Teknologjike ne Tiranë do të jenë pa energji elektrike për një kohë të pacaktuar.

Shkak është bërë dëmtimi i kabllit ajror të tensionit ulët si dhe thyerja e dy shtyllave nga punonjësit e firmës “Salillari” të cilët po kryejnë punime në këtë zonë.

Punonjësit e OSHE-së kanë nisur punën për riparimin e defektit. Ndërkohë OSHE do të bëjë kallëzim penal për firmën në fjalë.

Shqiptarja.com  12.12.2016

Në Kryesinë e Kuvendit është ndërprerë energjia elektrike për disa minuta.

Nuk dihet shkaku i ndërprerjes së energjisë elektrike, por raportohet se ka mungëse të energjisë edhe në disa zona të tjera të Tiranës.

Në Kyresinë e Kuvendit janë duke zhvilluar punimet disa komisione parlamentare.

Ora News,  05.12.2016

Operatori i Shpërndarjes së energjisë njoftoi se do të bëjë ndërprerje të energjisë ditën e hënë në disa zonat të Durrësit për shkak të vendosjes së pajisjeve të reja në nënstacionit Sallmone.

Ndërprjet e detyruara do të prekim zonat rurale të qarkut të Durrësit dhe bashkinë e Shijakut. Stakimet bëhen për shkak të investimit të OSHEE për fuqizimin e rrjetit të shpërndarjes. Ndërprerjet do të jenë nga ora 7:00 deri në orën 15:00 të së hënës.

Më konkretisht, zonat që do të mbeten pa energji elektrike prej këtij investimi, janë Shijak, “4 rrugët”, Sallmone, autostrada Sukth – Shenavlash, gjiri i Lalzit dhe autostrada Maminas.

Top Channel,  05.12.2016