info@energjia.al

Të paktën 8 incidente janë raportuar që kur Apple lançoi telefonat në 22 shtator.

Në secilën prej këtyre rasteve problemi ka qenë i njëjtë me bateritë e telefonit të cilat fryheshin aq sa hapnin edhe kapakun e telefonit duke e bërë kështu telefonin të papërdorshëm.

Apple konfirmoi se po e heton këtë problem dhe se është në dijeni të të gjitha situatave.

Numri duket i madh, por ende nuk është statistikisht i rëndësishëm duke marrë parasysh se sa milionë njësi iPhone 8 Apple ka shitur deri më tani.

Ekspertët mendojnë se është një gabim në prodhim dhe Apple po përpiqet të identifikojë linjën e prodhimit.

Kur bëhet fjalë për incidente të tilla njerëzit e kanë akoma të freskët rastin vitit të kaluar të  Galaxy Note 7.

Por pavarësisht incidentit me Galaxy Note 7, Samsung dëshmoi me Galaxy S8 dhe Galaxy Note 8 se mësoi shumë nga fatkeqësia e Galaxy Note 7.

Scan Tv,  12.10.2017

iPhone 8, apo siç thuhet mund të quhet iPhone X, smartphone i shumë pritur nga Apple për 10-vjetorin e tij, mund të ketë një sistem ushqimi wireless, pa kabuj.

Një tjetër elementë që sipas zërave të fundit mund të rrisë çmimin e produktit, duke patur parasysh se duhet blerë dhe pajisja shtesë.

Sipas faqes 9to5Mac,Apple tashmë është mes anëtarëve të konsorciumit Wireless Power, dhe ky element do të forconte zërat mbi një iPhone me ekran pa kufizime, që mund të ushqehet me “wireless”. Një sistem i tillë përdoret tashmë nga Apple Watch.

Edhe kabulli për kufjet tradicionale, i përfshirë në paketimin e iPhone 7, me iPhone 8 mund të jetë një aksesor më vete. Pajisja thonë faqe të ndryshme teknologjike mund të jetë e kushtueshme dhe mund të kalojë çmimin 1 mijë dollarë në versionin bazik. Ekrani Oled që do të ketë mund t’i kushtojë Apple pothuajse dyfishin e ekranit Lcd të përdorur në modelet aktuale.

Top Channel,  15.02.2017