info@energjia.al

Rreth njëmijë familje dhe biznese të shtrira në zonën qëndrore të qytetit të Pejës, që nga ‘Dulia’ tek ‘Ura e Gurit’ e gjer tek Hoteli ‘Gold’, kanë pëfituar tension stabil, energji kualitative dhe kanë shmangur rrezikun e avarive të ndryshme energjetike ndër vite.

Kjo është bërë e mundur pas projektit investiv nga KEDS-i, i cili tashmë ka përfunduar dhe është mirëpritur nga të gjithë banorët e komunitetit.

“Ne kemi kuptuar rëndësinë dhe nevojën e këtij investimi në kohë. Janë vënë rreth
40 shtylla betoni për tension të ulët dhe 1 mijë e 600 metra kabllo. Trafo poashtu ka qenë investim i mëhershëm. Ky është një investim nga i cili kanë pëfituar mëse njëmijë ekonomi familjare e biznesore”, deklaron zëdhënës i KEDS-it, Viktor Buzhala.

Në këtë zonë të qytetit të Pejës ka biznese të shumta dhe po ashtu institucione publike por edhe banesore, ndaj edhe ndikimi pozitiv i këtij projekti vërehet dukshëm tek të gjithë pëfituesit. Njëri nga të cilët është edhe Fidan Dauti, me një biznes të vogël në këtë anë. Dauti shprehet i kënaqur me investimin e KEDS-it për të cilin thotë se ka qenë koha e fundit për tu bërë diçka para se rreziqet nga rrjeti i vjetëruar të bëheshin mëse serioze.

“Ka qenë koha e fundit për të ardhë ky investim. Puna është kryer mirë dhe ka ndiku që të na vije një furnizim stabil me rrymë. Për bizneset rryma është sikur ajri, andaj kjo që ka bërë KEDS-i është projekt që na ka ndihmuar shumë”, deklaron Dauti.

Projekti në fjalë i KEDS-it, përfshinë disa bashkësi territoriale të qytetit të Pejës. Investime të tilla, gjithnjë sipas planit dinamik të paraparë në komunën dhe rajonin e Pejës po vazhdojnë nga Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  10.07.2017

Mbi 200 biznese në fshatin Greme të Ferizajt tani do të zhvillojnë më lehtë biznesin e tyre. Këtë ua ka mundësuar KEDS-i pas investimit të radhës që bëri në fshatin më të industrializuar të Kosovës.

Energjia elektrike është shumë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik. Duke e pasur parasysh këtë, KEDS u jep prioritet zonave ku aktivitetet ekonomike janë më të theksuara dhe ndikojnë direkt në mirëqenien e qytetarëve. Në këtë aspekt, investimi i radhës është bërë në fshatin Greme të Ferizajt, i njohur me fabrikat e shumta të mobilieve.

Në fshat KEDS ka vendosur dy trafo të reja me një kapacitet prej10(20)/0.4kV të tipit blind. Njëra me fuqi S=630kVA, kurse tjetra  S=400kVA , që kanë rritur dukshëm kapacitetet energjetike në këtë anë.

Gjatë këtyre punimeve është bërë edhe implementimi i 135 shtyllave të tensionit të ulët, 28 shtylla të tensionit të mesëm, 5900m rrjet të tensionit të ulët, 1000 m rrjet të tension-it të mesëm.

Përveç bizneseve nga këto investime kanë përfituar edhe 275 familje të këtij fshati.

Banorët thonë që pajisjet elektrike nuk kanë pasur shanse t’i përdorin ditën, ato i përdornin vetëm natën, kur tensioni ishte pak më mirë. Tani gjithçka është ndryshe.

Në fshat edhe përfaqësuesit e bizneseve thonë që gjendja ka qenë shumë e rëndë dhe e kanë pasur të vështirë për të zhvilluar biznesin. Tensioni sidomos gjatë ditës ka qenë shumë i dobët.

“Gjendja energjetike më parë ka qenë katastrofale. Tensioni gjatë ditës kurrë nuk kalonte 150 volt. Punën e bënim me rregullatorë të tensionit, por nuk kemi mundur të punojmë me kapacitet të plotë.

Me investimin e ri që ka bërë KEDS-i është rregulluar gjithçka, ka thënë Arben Rexhepi, pronar i fabrikës për përpunimin e qelqit “Loni Gglass”, dhe njëkohësisht sekretar i Shoqatës së Bizneseve në Greme.

Rexhepi gjithashtu shton se kanë bashkëpunim të ngushtë me KEDS-in dhe se janë pagues të rregullt të energjisë elektrike, prandaj edhe furnizimin e duan të jetë i rregullt.

“Kemi pasur takime edhe me stafin menaxherial të KEDS-it dhe bashkëpunimin e kemi në nivel”, shton Rexhepi.

KEDS po shtrin investimet në të gjithë territorin e Kosovës dhe me këtë synon që të përmirësojë furnizimin me energji elektrike dhe të jetë sa më afër konsumatorëve

Agjensia e lajmeve ekonomia,  06.07.2017

Vonesat në plotësimin e dokumentacioneve kanë sjellë edhe mosnisjen e shumë investimeve në sektorin energjetik, sidomos nga dy institucionet kryesore si OSHEE dhe KESH.

Bordi drejtues i Entit Rregullator të Energjisë miratoi në mbledhjen e radhës, fillimin e procedurave për miratimin e planit të investimeve për vitin 2017 për  dy shoqëritë OSHEE dhe KESH.  Sipas kreut të ERE, planet e investimeve kanë ndryshuar disa herë duke bërë që raportet të jenë fleksibël, kjo referuar edhe situatës në të cilën është ky sektor.

Ndërkohë sipas raportit të paraqitur pranë bordit të ERE, këto dy institucione nuk kanë hartuar dosje të plota dhe zëri i investimeve është fokusuar kryesisht vetëm  në buxhetim dhe në jo detajim teknik.

Nuk jepen detaje se sa do të jenë fondet e planifikuara për investime për këtë vit. Për vitin e kaluar nga OSHEE janë realizuar vetëm 61 % e planit të investimeve. Sipas raportit, investimet në këtë sektor nuk janë vetëm për një vit, por ka edhe të shtrira në kohë.

Scan Tv,  04.07.2017

Lugbunari i Gjakovës është një fshat i qetë, me banorë punëtorë, një komunitet i kulturuar, mikpritës dhe me shpirt ndërmarrës që tashmë po e gëzon edhe investimin energjetik nga KEDS.

Për dy vite rresht  KEDS, në këtë fshat ka zëvendësuar në tërësi rrjetin energjetik, nga ai i vjetër me të riun, sipas standareve të larta evropiane.

Në KEDS kanë treguar që në Lugbunar kanë vendosur transformatorë të rinj, shtylla betoni e kabllo të reja.

“Një Transformator i ri me fuqi 400 kVA, një tjetër transformator i ri me fuqi 250 kVA, dhe një tjetër po ashtu i ri me fuqi 100 kVA, që gjithësejt janë tre. Si dhe 7 mijë e 500 metra  kabllo ajrore për tension të ulët bashkë me 60 shtylla betoni për tension të mesëm dhe  116 shtylla betoni për tension të ulët janë investimet për fshatin Lugbunar” thuhet në njoftimin e KEDS.

Efektet tashmë ndjehen nga komuniteti.  Kualiteti dhe stabiliteti i  tensionit në furnizim janë produkt i investimeve të KEDS-it në këtë fshat. Kjo i ka gëzuar si ekonomitë familjare ashtu edhe bizneset e vogla në këtë rajon.

Në mesin e përfitueseve është edhe Frashër Nikaj, një banor i cili thotë se para këtij investimi, banorët kanë hequr të zinjët e ullirit nga tensioni jo-stabil. “U bënë disa muaj që ne kemi tension stabil. Nuk rrezikojmë me ekonomitë tona e as elementët e amvisërisë”, shprehet Nikaj.

Edhe përfaqësues të familjeve Laskaj, Frrokaj e Dodaj shprehen mirënjohës ndaj KEDS-it.

Sipas KEDS-it, 102  ekonomi familjare e biznesore të këtij fshati janë përfitues nga ky investim.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  30.06.2017

Shakovica, zonë e rëndësishme në rajonit të Podujevës tashmë ka ndjerë investimet nga KEDS. Investimet kanë të bëjnë me përmirësimin e cilësisë së energjisë, kualitetin dhe sigurinë.

KEDS ka bërë të ditur se ka shtrirë projektin investues në lokacione ku gjendja ishte jo e mirë dhe jo stabile për shkak të rrjetit të stërvjetëruar.

“Në lokacionet problematike, respektivisht ne projektin TS Shakovicë tek Mali 2, në Shakovicë të Komunës së Podujevës, për shkak të tensionit të dobët  dhe  gjendjes shumë të keqe të rrjetit, që paraqet rrezikshmëri për banorët e fshatit Shakovicë, është bërë instalimi i rrjetit të ri elektrik”, thonë ndër të tjera në KEDS.

KEDS po ashtu ka bërë të ditur se në këtë rajon të Podujevës, gjegjësisht në fshatin Shakovicë ka realizuar edhe rritjen e fuqisë së trasnformatorit energjetik.

Nga ky investim në Shakovicë përfitojnë saktësisht 101 ekonomi familjare. Imran Azemi, banor i këtij fshati, thotë se pret shumë që investimi të ndjehet me efekte pozitive në këtë anë.

“Kemi hequr të zinjët e ullirit. Tash presim që efeketet pozitive të vërehen. KEDS është parë se ka punuar në terren dhe është thënë se punët do të vazhdojnë edhe këto ditë”, shprehet Azemi.

Pritet që KEDS të vazhdojë deri në përfundim edhe me vënien e disa shtyllave të tjera të betonit dhe shtrirjen e kabllove në vazhdim.

KEDS gjatë viteve 2015, 2016 dhe vitin në të cilin jemi ka shtrirë investime të mëdha në rajonin e Podujevës për çfarë edhe kryetari i kësaj komune, Agim Veliu ishte shprehur i kënaqur me rritjen e dinamikave të punës nga KEDS.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  14.06.2017

Banorët e fshatit Pllavë të Dragashit kanë përfituar trafo, shtylla dhe kabllo të reja nga një investim i KEDS-it në këtë zonë. Investim ky që u’a ka zgjidhur problemin e furnizimit me energji elektrike rreth 70 konsumatorëve të këtij fshati.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala tha se në Pllavë është vendosur një trafo e re me fuqi 160 kVA.

“Përvec trafos së re në këtë fshat janë vendosur edhe 61 shtylla betoni për tension të ulët, 19 shtylla betoni për tension të mesëm, 2500 metra kabllo ajrore për tension të ulët, 800 metra kabllo nëntokësore për tension të mesëm, si dhe 250 metra kanal për shtrirjen e kabllit të tensionit të mesem”, tha Buzhala.

Besnik Huqaj banor i fshatit Pllavë të Dragashit tha se me këtë investim, KEDS ka përmieësuar energjinq elektrike për një pjesë të lagjes së fshatit.

“Prej këtij investimi kanë përfituar 40 shtëpi të këtij fshati”, tha Huqaj.

Ai dëshiron që investimet të vazhdojnë deri në modernizim të plotë të rrjetit.

“Shpresojmë se do të ketë ende investime nga KEDS, sepse në këtë fshat rrjeti është shumë i vjetër”, tha Huqaj.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala tha se ky investim është bërë pikërisht për të përmirësuar furnizimin me energji elektrike në këtë fshat, ndërsa premtoi që KEDS, do të vazhdojë të investojë në të gjitha fshatrat e Dragashit.

“Do të vazhdojmë me investime në mënyrë që rrjeti të jetë në standardet e kërkuara për të gjithë konsumatorët”, tha Buzhala.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  07.06.2017

Korporata Energjetike e Kosovës organizon sot ceremonin e inaugurimit te projektit të radhës për komunitetin e Obiliqit me fshatrat për rreth.

Në këtë vazhdë zyrtar të lartë nga KEK-u dhe Komuna e Obiliqit për herë  të parë të ndezin dritat e rrugës që lidh Obiliqin me fshatin Mazgit dhe meqenëse ka rastisur të jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit dritat do të ndizen pikërisht në kohën e Iftarit, pra në orën: 20:17.

Sipas projektit në këtë rrugë janë vendosur gjithsejtë 143 shtylla të ndriçimit, projekti ka kushtuar mbi 40.000€ ndërsa financimi është bërë nga KEK-u në kuadër të projekteve për ndihmë komunitetit në hapësirat ku KEK-u operon.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  07.06.2017

Projekti madhor me një kosto rreth 200 mijë euro, është investimi i radhës nga Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) në lagjen Arbëria, në komunën e Gjilanit.

Realizimi I këtij projekti ka qenë jashtëzakonisht i nevojshëm për banorët e kësaj ane, ku kanë përfituar  mbi 500 familje.

Tash lagjja ka hequr të gjitha problemet enrgjetike. Është përmirësuar furnizimi me energji elektrike dhe tensioni është stabilizuar, përderisa shtyllat e drurit dhe rrjeti i vjetër elektrik nuk shihen më këtu.

Për të gjitha këto KEDS ka vendosur një trafostacion të ri 10/0.4 kV me fuqi 1000 kVA, gjithashtu janë vendosur 7000 m kabllo ajrore për tension të ulët, 3500 m kabllo nëntokësore për tension të ulët, 6800 m kabllo nëntokësore për tension të mesëm, 184 shtylla betoni për tension të ulët, katër shtylla betoni për tension të mesëm, gjithashtu janë hapur 1900 m kanal për shtrirjen e kabllove dhe 32 puseta.

Me këto investime dhe me infrastrukturën moderne, tash Arbëria ka marrë një pamje moderne.

Sipas Azem Shkodrës, banor i kësaj lagje, me profesion profesor i matematikës, KEDS ka bërë një punë shumë të mirë.

“Tash rrymën e kemi mjaft të fortë dhe stabile. Është larguar komplet rrjeti i vjetër dhe me vendosjen e kabllove bistekë është larguar edhe rreziku për kalimtarët. Investimet e KEDS-it dhe ndriçimi publik nga ana e komunës, na kanë ndriçuar lagjen”, ka thënë Shkodra.

I kënaqur me këto investime shprehet edhe pronari i minimarketit “Eltoni”në këtë lagje, Gëzim Fazliu, i cili tash më i ka hequr nga përdorimi stabilizatorët që i përdorte deri vonë për përforcimin e rrymës.

“Shpesh kemi pasur probleme me rrymë, tash është shumë më mirë. Ushqimet në friza tash i kemi të sigurt. Nuk ka më kabllo nëpër tokë. Me këtë rrjet të rri tash po më duket si me qenë në Zvicër. Qind për qind është më mirë se ka qenë”, ka thënë Fazliu.

KEDS do të vazhdojë angazhimin për përmirësimin e rrjetit energjetik sipas planit zhvillimor, që parasheh deri në vitin 2025 vendosjen e 3500 trafostacioneve të reja dhe mbi 200 kilometra rrjet të ri në tërë territorin e Kosovës, që kapin shumën deri në 300 milionë euro.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  19.05.2017

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike (KEDS) ka planifikuar që këtë vit të realizojë disa projekte në Malishevë. Investimet do të realizohen kryesisht në disa fshatra, por edhe brenda në qytet.

Zyrtarët e KEDS-it, ditë më parë kanë informuar kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begajn për investimet që priten të realizohen në këtë komunë. Sipas tyre, deri më tash janë realizuar disa projekte te rregullimit të infrastrukturës energjetike, si në fshatin Llazicë dhe Astrazup.

“Në Mleqan është duke u realizuar një projekt. Shumë shpejt pritet të investohet në Dragobili 1 dhe Dragobili 2, kurse në proces janë projektet në fshatërat Bubavec, Stapanica, Shkozë e Marali”, thanë zyrtar ët e KEDS-it.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj ka kërkuar nga zyrtarët e KEDS-it që të investohet në ndërtimin e trafos 110kv..

Fuqia aktuale e energjisë elektrike në Komunën e Malishevës, sipas tij, është e pamjaftueshme.

“Pa një furnizim normal me energji elektrike, nuk mund të paramendohet as një zhvillim ekonomik, pasi çdo investitor e kërkon edhe energjinë elektrike”, tha Begaj.

Qytetarët e Malishevës, besojnë në premtimet e KEDS-it. Ata thonë se qyteti i tyre ka nevojë për një infrastrukturë të re të energjisë elektrike.

Faruk Kastrati nga fshati Kijevë tha se KEDS, gjatë vitit të kaluar ka bërë disa investime në përmisimin e infrastrukturës së energjisë elektrike, porse ende ka nevojë për investime të tilla.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  16.05.2017

Numri dy i qeverisë shqiptare, Niko Peleshi ka inspektuar punimet për rikonstruksionin e shkollës “Fuat Babani” në Bilisht që është një investim prej 400 mijë euro. Punimet kanë nisur në mars të këtij viti dhe pritet që të përfundojnë në fund të muajit maj të po këtij viti. Projekti parashikon ndërhyrje të plotë në ambientet e brendshme dhe të jashtme të shkollës.

Teksa ka inspektuar punimet e nisura në këtë shkollë, Zv/kryeministri Niko Peleshi i shoqëruar edhe nga kryebashkiaku i Devollit Bledion Nallbati dhe drejtues të projektit TAP, ka vlerësuar këtë ndërhyrje e cila po financohet nga TAP duke theksuar se ky investim është pjesë e programit të investimeve komunitare dhe po bëhet realitet falë bashkëpunimit mes Bashkisë së Devollit, Qeverisë Shqiptare dhe TAP.

Në shkollën “Fuad Babani” mësojnë mbi 600 nxënës jo vetëm nga Bilishti por edhe nga fshatrat e Bashkisë së Devollit. Me riorganizimin e shkollave në këtë bashki pritet që numri i nxënësve të pësojë rritje gjatë vitit të ri mësimor.

Scan TV,  15.05.2017