info@energjia.al

Italia, Izraeli, Greqia dhe Qipro u angazhuan sot të çojnë përpara projektin e tyre të gazjellësit nëndetar, që do të jetë më i gjati në botë duke lidhur Mesdheun lindor në jug të Evropës, me mbështetje të Bashkimit Evropian.

Është parashikuar që gazjellësi me një kosto prej 6,2 miliardë dollarësh (5,8 miliardë euro) të drejtojë gazin e zbuluar së fundi në brigjet qipriote dhe izraelite në Evropë duke reduktuar gjithashtu varësinë e kontinentit ndaj energjisë ruse.

Ministrat e Energjisë së katër vendeve, si dhe komisioneri evropian për veprim mbi klimën dhe energjinë, Miguel Arias Canete, rikonfirmuan vendosmërinë e tyre për projektin gjatë një konference të përbashkët në Tel-Aviv.

“Studimet për fizibilitetin kanë përfunduar, por zhvillimi i projektit nuk do të fillojë dhe për disa vite dhe gazsjellësi do të jetë operacional vetëm në 2025”, theksuan ministrat.

“Ky do të jetë gazjellësi nëndetar më i gjatë dhe më i thellë në botë”, deklaroi ministri izraelit i Energjisë, Yuval Steinitz.

Gazeta Dita,  07.04.2017

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë paralajmëroi Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën për moszbatimin e rregullave për eficiencën e energjisë.

Në një njoftim zyrtar të institucionit, që merret me politikat ndërkombëtare të energjisë, thuhet se Sekretariati i qëndron mendimit se Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina kanë shkelur në mënyrë të vazhdueshme ligjin e Komunitetit të Energjisë, duke mos miratuar të gjitha dispozitat ligjore të nevojshme për të arritur një nivel të mjaftueshëm të zbatimit të dispozitave të Direktivës 2006/32 / KE, objektivi i të cilit është që të promovojë dhe monitorojë shërbimet e energjisë dhe masa të tjera për përmirësimin e efikasitetit energjetik. Për më tepër, Sekretariati pohon se duke mos miratuar Planin e Veprimit të Eficiencës së Energjisë siç kërkohet nga Direktiva, këto palë Kontraktuese janë ende në shkelje të detyrimeve të tyre që rrjedhin nga Traktati i Komunitetit të Energjisë.

Qëllimi i Direktivës është të bëjë të mundur përdorimin fundor të energjisë më ekonomike dhe efikase, duke vënë objektiva dhe stimuj, si dhe duke krijuar kornizat institucionale, financiare dhe ligjore të nevojshme për të eliminuar barrierat e tregut dhe defektet të cilat pengojnë përdorimin final të energjisë.

Në rastin e Shqipërisë, mosplotësimi përfshin mungesën e legjislacionit dytësor për zbatimin e Ligjit të Eficiencës së Energjisë dhe mungesën e përshtatjes së një Plani të Veprimit për Eficiencën e Energjisë.

Pas paralajmërimit, Shqipërisë i është kërkuar që të korrigjojë çështjet e identifikuara të mosrespektimit brenda afatit prej dy muajsh.

Si anëtarë e Komunitetit të Energjisë dhe angazhimeve të tjera të marra prej saj, Shqipëria është e angazhuar për të ndjekur prirjen e Bashkimit Europian për eficiencën e energjisë, duke adoptuar legjislacionin në përputhje me Acquis të BE për Eficiencën e Energjisë, Energjive të Rinovueshme etj., dhe të përgatisë periodikisht Planet Kombëtare të Veprimit, monitorimin dhe raportimin mbi realizimin e objektivave të energjisë së rinovueshme, eficiencës së energjisë dhe reduktimit të emetimeve të gazrave me efekt serë. Objektivi konkret afatmesëm i vendosur nga Qeveria Shqiptare në këtë kontekst, është ulja e konsumit të energjisë prej 9% deri në vitin 2018.

Në zbatim të këtyre detyrimeve, në nëntor 2015, Parlamenti i Shqipërisë miratoi ligjin Nr. 124 dt. 05.11.2015 “Për eficiencën e energjisë”, si mekanizëm për transpozimin e Direktivës 2012/27 të BE “Për Eficiencën e Energjisë”, si hap të parë drejt transpozimit të plotë të direktivave të BE-së për eficiencën e energjisë. I botuar në Fletoren Zyrtare numër 201, të 24 nëntor 2015, ky ligj ka hyrë në fuqi më 9 dhjetor 2015 duke parashikuar që të sillte rezultatet e para dhe ngritjen e institucioneve të reja brenda 12 muajve në vijim.

Kur kanë kaluar mbi 15 muaj nga hyrja në fuqi e dispozitave të tij, situata e hartimit të akteve dytësore paraqet vonesa të theksuara. E njëjta situatë me shkelje të afateve konstatohet edhe në lidhje me ngritjen dhe funksionimin e institucioneve të parashikuara nga ligji.

Nëse nuk ecet me shpejtësi dhe bllokohet procesi, kjo mund të ndikojë negativisht në rekomandimet që Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, – një institucion që ka për qëllim të zgjerojë tregun integral të energjisë së BE-së në Europën Juglindore e më tej përmes një kuadri ligjor detyrues – do të japë për Shqipërinë, me efekt në marrëdhëniet që vendi ka me të tretët për energjisë, deri në huatë ndërkombëtare që i jepen shtetit shqiptar për energjinë.

Revista Monitor,  05.04.2017

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë i ka dërguar Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës opinionet në lidhje me angazhimet e ndërmarra për eficiencën e energjisë përkatësisht për periudhën 2013-2014.

Në dokument thuhet se Shqipëria dhe Bosnja kanë shkelur në mënyrë të vazhdueshme angazhimet e marra në kuadër të Komunitetit të Energjisë pasi nuk kanë miratuar të gjitha dispozitat ligjore të nevojshme për transpozimin dhe zbatimin e dispozitave të Direktivës 2006 / 32 / EC. Kjo direktivë ka si objektiv të promovojë dhe të monitorojë masat e marra për përmirësimin e eficiencës së energjisë.

Sipas dokumentit të Sekretariati, këto dy vende duke mos adaptuar planin e veprimit të eficiencës së energjisë vazhdojnë të shkelin detyrimet që rrjedhin nga Traktati i Komunitetit të Energjisë.

Hapat e ndërmarra

Në datë 15 Mars 2017 Sekretariati dërgoi dy opinionet arsyetuara ndaj Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës.

Arsyetimi

Në rastin e Shqipërisë mosnagazhimi ka të bëjë me mungesën e legjislacionit sekondar të nevojshëm (aktet nënligjore) për zbatimin e ligjit për Eficiencën e Energjisë dhe mungesën e miratimit të Planit të Veprimit.

Procedurat

Shqipërisë i kërkohet që të korrigjojë çështjet e identifikuara e që kanë të bëjnë me mosrespektimit brenda një afati prej dy muajsh.

Në vitin 2017 eficienca e energjisë do të jetë çështje primare për BE-në, duke u ndjekur më pas nga energjia e rinovueshme.

Në Shqipëri, eficienca e energjisë pritet të zbatohet në fillim në fushën e transportit, por edhe te ndërtesat me qëllim banimi.

Sipas planit ekzistues kombëtar për eficiencën e energjisë, Shqipëria duhet të kursejë 9% energji të rinovueshme deri në vitin 2018.

Plani i ri, si një nga detyrimet që sjell ligji i miratuar në vitin 2015 nuk ka përfunduar hartimin, ndërsa është në fazën e mbledhjes së komenteve nga ana e institucioneve. Në ligj nuk ka një afat të përcaktuar për miratimin e tij.

Sfidë mbetet edhe krijimi i Agjencisë së Eficiencës së Energjisë, si dhe Fondit të Energjisë.

Revista monitor,  17.03.2017

Renewable resources hold 34.9% of the total electricity production in Albania.

The data published by the statistical office of the European Union refer to the year 2015 and serve as a comparative basis with other European and regional countries.

The European Union has set the level of 20% as an objective of the total energy production by 2020.

Currently, this rate is at the level of 16.7% for the countries of the union, while in 2004 it was just at 8.5%.

Differences between EU member states, as well as other countries included, such as Albania, Montenegro, Turkey, Norway, Iceland and Macedonia, are high.

Among the 34 countries considered, Albania is ranked 7th on the list of countries that have a high percentage of renewable energy, as well as one of the 15 countries that has a rate over 20%, which is the objective of the European Union.

Eurostat estimates that in 2004, this rate was at the level of 28.1% of the total production, and that is gradually increasing over the years.

This rate touched a record level in 2012, when it amounted to 35.2% of the total production. Eurostat notes that Albania’s objective is to reach the rate of 38% in 2020.

European countries that have the lowest rate of renewable energy sources are Luxembourg, Malta and the Netherlands with 5, 5 and 5.8% respectively.

In the first place of the ranking is Norway and Iceland, with 69.4 and 70.2% respectively.

Regarding the region, Montenegro holds sway with 43.1%.

Renewable energy sources include solar energy, photovoltaic energy, hydro energy, wind energy, geothermal energy and all forms of biomass.

Scan Tv,  16.03.2017

Një raport i ri i Parlamentit Europian thotë se vendet anëtare nuk kanë bërë mjaftueshëm për të reduktuar shkarkimet e gazeve të automjeteve.

Raporti vjen pas hetimit të skandalit për provat e shkarkimit të Volkswagen-it.

Ligjvënësi holandez Gerben-Jan Gerbrandy mori pjesë në hartimin e raportit të ri.

“Skandali me diezelin do të ishte shmangur nëse shtetet anëtare dhe Komisioni do të kishin ndjekur ligjin europian. Le t’a drejtomë gishtin aty ku duhet,” tha Gerbrandy.

Në përpjekje për të parandaluar përsëritjen e skandalit VW-së, Komisioni Europian propozoi rishikimin rregullave të licensimit të automjeteve dhe kryerjen e provave ndaj tyre.

Një projektligj mbi mbikëqyrjen tashmë ka marrë mbështetjen e Komitetit të Tregut të Brendshëm të Parlamentit Europian.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  02.03.2017

Bashkimi Evropian i trembet ndikimit rus në një nga pikat më kryesore ekonomia.

Sipas prestigjozes Reuters, gjigandi rus i gazit Gazprom po synon gazsjellësin TAP.

Në fakt vetë gazësjellësi u projektua me qëllimin për të larguar nga Europa varësinë nga gazi rus çka kërcënon shtyllat e politikës energjitike evropiane.

Bashkimi Europian ‘lufton’ kundër ndikimit të tubacioneve ruse, dhe së fundmi Unioni po përpiqet të hap një korridor jugor për transportimin e gazit nga Azerbajxhani projekt që duhet të marrë jetë në vitin 2020.

Duke u ndalur tek projekti bëhet fjalë aktualisht për gazsjellësin TAP i cili synon të ketë një kapacitet transporti 10 miliardë metra kub gaz në vit, tubacion i cili do të kalojë përmes Greqisë dhe Shqipërisë në drejtim të Italisë.

Gjatësia totale e gazsjellësit do të jetë rreth 870 km prej të cilave 550 km kalojnë nëpër Greqi, 210 km nëpër Shqipëri, 100 km nën Detin Adriatik dhe ato pak kilometra të mbetur në Itali.

Ndërtimi i gazsjellësit TAP i jep mundësinë zyrtarëve të BE të furnizohen me gaz për të mbështetur Europën  duke e lejuar TAP të furnizojë një pjesë të mirë të tregut.

Ky ishte plani deri kur nënkryetari i GAzprom Alexander Medvedev muajin e shkuar tha se kompania po konsideronte faktin se ajo është gati që të pompojë gaz përmes këtij gazsjellësi sipas një sistemi ankandi që u jep të gjithëve të drejtën për të garuar.

Ai vuri në pikëpyetje edhe aftësinë e Azerbajxhanit për të mbushur këtë gazsjellës duke thënë se Rusia mund të ndërhyjë për të plotësuar nevojat duke shtuar se gazsjellësi nuk mund të mbetet bosh.

“ Kjo nuk do të ishte aspak mirë”, shprehet një zyrtar i BE duke shtuar se do të ishte në kundërshtim me atë cka është arritur me partnerët.

BE-ja ka shprehur shqetësimin se Gazprom po abuzon me dominimin e saj në shtetet lindore dhe qendrore të Europës të cilat janë aleatë të Rusisë sa i përket sektorit të gazit.

Shqiptarja.com  15.02.2017

Pavarësisht çështjes së hapur nga Këshilli i Ministrave të Sekretariatit të Energjisë, Serbia vijon të mbajë peng linjën e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë. I kontaktuar me email nga TV Klan, zëdhënësi i Sekretariatit, thotë se çështja është pezull vetëm për arsye politike, dhe jo teknike. Për të, asnjë nga palët nuk është duke bërë hapin e parë të zhbllokuar situatën.

Duke pasur parasysh ndjeshmërinë politike, asnjëra palë nuk dëshiron të bëjë hapin e parë në zhbllokimin e situatës. Për fat të keq, Sekretariati nuk mund thjesht të shkaktojë një zgjidhje”.

Sa i përket penaliteteve që mund të marrë Serbia pasi nuk ka zbatuar vendimin e Këshillit të Ministrave të Komunitetit të Energjisë, zëdhënësi thotë se sekretariati po punon për të bindur të dy palët për të gjetur një konsensus.

Një delegacion nga ky sekretariat do të jetë në Kosovë pas dy javësh për të bërë diskutime intensive për këtë çështje.

Tv Klan,  18.01.2017

Bashkimi Europian e konsideron si të lartë intensitetin e energjisë në vendet e Ballkanit Perëndimor, ndjeshëm mbi mesataren e BE-së. Përmes anëtarësimit të tyre në Komunitetin e Energjisë, këto vende janë angazhuar për miratimin e rregullave për efikasitetin e energjisë sipas normave të BE-së. Së fundmi, Western Balkans Investment Framework, me mbështetjen e Komisionit Europian, ka hartuar një dokument mbi ecurinë e angazhimeve dhe financimin e realizuar ndër vite për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshi këtu edhe Shqipërinë. Në të thuhet se investimet në lidhje me eficencën e energjisë duhet të orientohen nga potencialet.

Kuadri ligjor duhet të përmirësohet për të lehtësuar investimet. Për të tërhequr aktorë të rinj në treg duhet të ndërmerren incentiva. Ato mund të mbështesin projekte që nxisin kursimin e energjisë në banesat private.

Që nga viti 2007, Bashkimi Europian ka kontribuar me rreth 150 milionë euro grante për rritjen e eficencës së energjisë.

Në Samitin e Parisit u aprovuan rreth 50 milionë euro financime për mbështetjen e projekteve të gjelbra. Ndërsa pritet që financimet e reja në këtë sektor të shkojnë në rreth 240 milionë euro.

Genoveva Ruiz Calavera, drejtore për politikat e fqinjësisë dhe zgjerimin për Ballkanin Perëndimor thotë: “BE-ja po luan një rol kyç në mbështetjen e zhvillimit të projekteve të eficencës së energjisë në këtë rajon. Ndikimi është i dukshëm, kryesisht te SME-të për t’i bërë ato më konkurruese, por edhe për të ndihmuar në reduktimin e faturave të energjisë për qytetarët. Ballkani Perëndimor ka një nivel të intensitetit të energjisë që është më i lartë se ai në BE. Kjo do të thotë se për çdo euro energji të prodhuar do të kërkohet dy herë, ndonjëherë edhe tre herë energji më e madhe, kjo ka ndikim negativ te konkurrenca në rajon. Në të njëjtën kohë, kërkesa për energji është në rritje. Për këtë arsye, Ballkani Perëndimor duhet të përqendrohet në reduktimin e kërkesës dhe përmirësimin e efikasitetit të energjisë. Kjo do të duhet të jetë vija e parë e investimeve”.

Kontributi i BE-së 2007-2016

152 milionë euro grante

760 milionë euro kredi e lëvruar

1.6 TWh / vit kursimi i energjisë = 4 muaj konsumi i Shqipërisë për energjinë elektrike

1 milion ton CO2 / vit në kursime të shkarkimeve = më shumë se një vit emisione të gazrave të makinave në Malin e Zi

36 banka të reja të gjelbra në WB6.

Revista Monitor,  16.01.2017

Çmimet e energjisë në Europë në terma afat-shkurtër janë rritur gjatë kësaj jave, si pasojë e motit të ftohtë dhe acarit që ka goditur thuajse të gjithë kontinentin. Në Francë rritja fiksohet pranë 42%, në 125 euro për Megavat/orë, dhe në Gjermani me 8%, në 53.75 euro.

Në Francë rritja është e konsiderueshme për shkak të problemeve të mëdha me të cilat po përballet vendi në drejtim të kapacitetit energjetik. Mbyllja e disa reaktorëve bërthamorë, për çështje sigurie, ka nxitur edhe shkurtime të energjisë elektrike në vend.

I frohti i pazakontë që ka goditur kontinentin ka nxitur një kërkesë të jashtëzakonshme për energji, dhe madje edhe  ekonomitë më të fuqishme të kontinentit duket se e kanë të vështirë  t`i bëjnë ballë kësaj situate.  Jo vetëm kontratat për muajin janar janë shtrenjtuar, por madje edhe ato për muajt Shkurt dhe Mars.

Scan TV,  10.01.2017

Rusia gjatë vitit 2016 ka eksportuar sasi të madhe të gazit drejt Evropës dhe Turqisë, të cilën kompania  “Gazprom” e ka cilësuar si një sasi rekord.

Sipas deklaratës të “Gazprom”, eksportimi i gazit ka arritur shifrën e 179,3 miliardë metra kub gjatë vitit 2016 duke shënuar kështu një rritje prej 12,5% nga sasia e gazit e eksportuar gjatë vitit 2015.

Sipas ekspertëve eksportimi i kësaj sasi të madhe gazi ka ardhur si pasojë e uljes së temperaturave gjatë muajve të fundit të vitit 2016, por gjithashtu edhe me uljen e prodhimit të gazit në Evropë.

Gjatë vitit 2016 Bashkimi Evropian kishte vendosur të rriste sasinë e prodhimit të gazit dhe të ulte sasinë e importimit të tij nga Rusia, si një masë e uljes së varësisë ndaj hidrokarbureve ruse.

Shqiptarja.com  10.01.2017