info@energjia.al

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe Komisioni parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri organizojn në tryezën e diskutimit “Zhvillimi i qëndrueshëm i sektorit të minierave dhe mineraleve – Projektligji i ri për Miniera dhe Minerale”.

Tryeza e diskutimit mbahet si aktivitet shtesë përpara dëgjimit publik që do të mbahet në Kuvend në fazat e ardhshme.

Në këtë fazë, tryeza qëllimisht po mbahet jashtë objektit të Kuvendit në mënyrë që diskutimi të tejkalojë natyrën formale të dëgjimeve publike dhe palë të ndryshme të kenë rastin të shtrojnë problemin nga këndvështrimi i tyre.

Komisioni parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri është në fazën e hartimit të projektligjit për Miniera dhe Minerale.

Ky aktivitet i Komisionit, ka ardhur pas monitorimit të zbatimit të Ligjit Nr. 03/L-163 për Minierat dhe Mineralet ku u konstatua nevoja për një ligj të ri për Miniera dhe Minerale.

Me qëllim të përfshirjes së sa më shumë palëve në procesin e hartimit të këtij ligji dhe debatit mbi dispozitat e tij, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe Komisioni parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri organizojn në tryezën e diskutimit “Zhvillimi i qëndrueshëm i sektorit të minierave dhe mineraleve – Projektligji i ri për Miniera dhe Minerale”.

Agjensia e lajmeve ekonomia, 20.03.2017

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) dhe projekti Repower i USAID organizuan një tryezë diskutimi uar në lidhje me liberalizimin e tregut të energjisë elektrike në vend.

Aktualisht ZRRE është në fazën e rishikimit të legjislacionit sekondar dhe përshtatjes së tij me ligjet e reja të energjisë, të miratuara nga Kuvendi i Kosovës në qershor 2016.

Korniza e re legjislative paraqet ndërrimet fundamentale në politikën rregullative drejt segmenteve konkurruese në sektorin e energjisë – gjenerimin dhe furnizimin me energji elektrike si dhe sektorin e burimeve të ripërtëritshme.

Më 18 janar 2017, ZRRE ka publikuar Udhëzuesin për hapjen e tregut, një dokument që thekson planet e ZRRE rreth heqjes së tarifave të rregulluara me shumicë dhe pakicë.

ZRRE, me ndihmën e USAID përmes projektit REPOWER, është duke ndryshuar legjislacionin sekondar për ta përshtatur atë me ligjet e reja të energjisë dhe politikat e ZRRE-së të përcaktuara në Udhëzuesin për hapjen e tregut.

Ky proces përfshin azhurnimin e rregullave të çmimeve, përgatitjen e dokumenteve të tenderimit për caktimin e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit, zhvillimin e një rregulle për rregullimin e Shërbimit të Furnizimit Universal si dhe hartimin e draft-licencave dhe Rregullës për licencim për pjesëmarrësit në treg. ZRRE, me mbështetjen e REPOWER, ka prezantuar një Skemë Mbështetëse në përputhje me tregun përmes Fondit për Energjinë e Ripërtëritshme dhe ka zhvilluar shabllonët e Marrëveshjeve për Blerje të Energjisë që do të ndihmojnë në përmirësimin e përshtatshmërisë së financimit nga bankat të projekteve të BRE-ve.

ZRRE po shtyn përpara edhe procesin e licencimit të BRE-ve përmes një drafti të ri për procedurën e autorizimit.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  17.03.2017

Konsorciumi Kosovar i Organizatave të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) organizon tryezë diskutimi me temë “Interesi publik mbi eksplorimin e linjitit në Kosovë,” sot në sallën e konferencave “Orion”.

Tryeza do të ketë temë diskutimi investimet potenciale në sektorin e linjitit në Kosovë, duke shtjelluar parimet ligjore dhe ekonomike, si dhe realizueshmërinë e projekteve me interes publik në vend.

Tutje, tryeza ka për qëllim të bashkoj përfaqësues të institucioneve dhe akterëve relevant të Kosovës, për të diskutuar projektet të cilat kanë si fokus eksplorimin e rezervave të linjitit në Kosovë.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  26.09.2016

Shoqata e Kompanive të Arkave Fiskale do të shpalos mundësitë e reja për të përfunduar procesin e fiskalizimit të naftëtarëve dhe bizneseve të tjera.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media, në të cilin thuhet se do të mbahet një konferencë për media nga kjo shoqatë.

Sipas njoftimit, në konferencë pritet të flasin ministri i Financave, Avdullah Hoti, kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu dhe përfaqësuesi i Kompanive të Arkave Fiskale.

Konferenca mbahet sot.

Telegrafi,  21.09.2016

Në ambientet e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë u zhvillua sot një takim me grupet e interesit në kuadër të diskutimeve për projektligjin e ri për Burimet e Rinovueshme të Energjisë. Drafti i hartuar nga ministria u është shpërndarë grupeve të interesit dhe pikat kryesore u janë prezantuar në këtë takim nga Ministri Gjiknuri.

Projekt ligji është hartuar në përputhje me Direktivën Evropiane 2009/28/EC dhe vendos Objektivin Kombetar si tregues për pjesën e energjisë me burime të rinovueshme për vitin 2020 dhe me tej si: (i) ngrohja dhe ftohja; (ii) energjia elektrike, dhe (iii) transporti.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e grupeve të interesit shprehën mendimet e tyre në lidhje me draftin e hartuar nga qeveria. Pas diskutimeve paraprake, në kuadër të vazhdimit të procesit konsultativ, përfaqësuesit e bizneseve të pranishme u darkordësuan për paraqitjen me shkrim pranë ministrisë të vlerësimeve të tyre.

energjia.al  10.06.2016

Ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe Ministria e Zhvillimit Urban zhvilluan sot takimin me grupet e interesit për të informuar, marrë mendime dhe debatuar mbi projektligjin “Për Performancën e Energjisë në Ndërtesa”.

Gjatë takimit, aktorët e tregut të Efiçencës së Energjisë në Ndërtesa u informuan për kërkesat dhe detyrimet që parashikohen në këtë projektligj.

Ndërtues, arkitekte, inxhiniere mekanikë, elektrikë, akademikë, profesorë, shoqata, studio projektimi dhe zbatues dhanë komentet e tyre për këtë projektligj. Drejtori i Drejtorisë së Burimeve Energjitike të Rinovueshme dhe Efiçencës Energjitike Gjergji Simaku, në cilësinë edhe të prezantuesit të projektligjit u njoh me mendimet e të pranishmëve mes të cilëve shoqatës së Arkitekteve (Ark. Arben Biçoku), shoqatës së Inxhinierëve Mekanikë (As. Prof. Flamur Bidaj), Prof. Pëllumb Berberi, zj. Doris Andoni nga Enti i Banesave, Egla Luca Universiteti Polis, Sokol Imeraj studio projektimi, Alma Saraçi, AKBN.

Gjatë diskutimeve u theksua rëndësia e bashkëpunimit profesional dhe në përputhje me kërkesat e ligjit 124/2015 “për Efiçencën e Energjisë”, lidhur me institucionet implementuese, licencimin e Audituesve të Energjisë për ndërtesat dhe normat qe duhen vendosur për të pasur ndërtesa efiçente.

Në kuadër të Efiçencës së energjisë në Sektorin e Banesave publike dhe private, pjesëmarrësit u shprehen se MEI duhet të zhvillojë më tej kostot optimale që do të shoqërojnë këtë projektligj. U pëlqye nga të pranishmit vendosja e një metodologjie kombëtare për çertifikimin ose vendosjen e klasës së energjisë në ndërtesat ekzistuese dhe ato të reja, si edhe dhënien e kësaj çertifikate nga audituesit e energjisë dhe agjencia për Efiçencën e Energjisë.

energjia.al  24.03.2016

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Damian Gjiknuri mori pjesë sot në takimin e grupit që po punon për projektin e krijimit të Bursës Shqiptare të Energjisë dhe Modelin e ri të Tregut.

Në takimin ku u prezantua studimi i bërë nga kompania konsulente norvegjeze NorgPoolConsulting merrnin pjesë përfaqësues të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Bankës Botërore, Entit Rregullator të Energjisë dhe drejtues të shoqërive publike KESH, OST dhe OSHEE.

Prezantimi i konsulentëve të qeverisë shqiptare përmbante të dhënat në lidhje me impaktin financiar që Modeli i ri i Tregut dhe Bursa e Energjisë do të ketë në sektorin e energjisë në tërësi, duke patur në konsidereatë mbrojtjen e interesave të konsumatorëve tariforë dhe ndikimin në të ardhurat e shoqërive publike KESH, OST dhe OSHEE.

Organizimi e ri i tregut i prezantuar nga konsulentët synon shfrytëzimin optimal të burimeve, sipas modeleve bashkëkohore në harmoni të plotë me legjislacionin europian, duke krijuar mundësi të një tregu konkurues vendas me hapësirë pjesëmarrjeje në tregun rajonal e më tej atë europian.

Qëllimi i këtyre transformimeve dhe vendosja e rregullave të qarta në marrëdhëniet midis pjesëmarrësve të këtij tregu, ka në bazë logjikën e rritjes së efiçencës për uljen e kostove si dhe përfitimet e konsumatorëve, mundësia e hapjes së tregut për konsumatorët e mëdhenj industrial, në përputhje me detyrimet  e ligjit të ri për Sektorin e Energjisë Elektrike.

Pas prezantimit, pjesëmarrësit diskutuan në lidhje me analizat financiare të paraqitura, me qëllim plotësimin e të dhënave financiare, përgatitjen e propozimit përfundimtar në Këshillin e Ministrave për miratimin e Modelit të ri të Tregut të energjisë elektrike.

energjia.al  15.06.2016

Replika e Ministrit Gjiknuri me deputetin e Partisë Demokratike Genc Pollo

Meqë më përmendet emrin, sepse nuk kisha ndërmend të reagoja. Në fakt, ti je personazh për ato filmat e Woodi Allen, sepse fatkeqësisht mendja të shkon aty aq sa të implikosh veten. E para, njëherë the një të pavërtetë sepse Kastriot Ismaili është në burg pikerisht gjatë kohës së qeverisjes sonë dhe po hetohet. Hetimi është i thellë, unë inkurajoj prokurorinë që të vazhdojë thellë, madje të të thërrasë edhe ty dëshmitar sepse kam përshtypjen se ke një njohje goxha të mirë me Kastriot Ismailajn, ke patur edhe një plan biznesi me të. Unë shpresoj dhe jam i gatshëm që si unë e si ty, kushdo, të shkojmë në prokurori dhe të tregojmë veten se çfarë lidhje kemi pasur me Kastriot Ismailajn. Ju inkurajoj dhe kjo nuk ka nevojë për ekspertë ndërkombëtarë, as për hetues ndërkombëtar. Ka nevojë për një njeri të guximshëm që të shkojë kështu siç jeni ju që folët shkoqur dhe qartë e pa letër, të jepni shpjegimet se çfarë njohjeje keni patur dhe a keni ndonjë njohje. Dua ta thuash këtu: keni njohje me Kastriot Ismailajn?! Po ose jo?! Të mbetet këtu rekord dhe dikush do ta ballafaqojë! Po pate guximin thuaje po.

energjia.al 03.12.2015

Ministria e Energjisë dhe Industrisë organizoi takimin e rradhës në kuadër të punës për hartimin e Masterplanit të Gazit në Shqipëri. Diskutimi u fokusua në vlerësimin e Kërkesës dhe Ofertës për gazin

natyror, analizuar edhe me burimet e tjera në dispozicion për Shqipërinë. Ndërkaq, gjatë përgatitjes dhe nxjerrjes së vlerave, ato u krahasuan me vendet fqinje të rajonit. Parametrat e përdorur bazoheshin në trendin e rritjes së popullsisë dhe rritjen e GDP sipas parashikimeve të organizmave ndërkombëtare.

Në tryezë morën pjesë përfaqësues nga WBIF, EBRD, Enti Rregulaltor i Energjisë, SOCAR, TAP AG, Albpetrol, Shell/Petromanas, Transatlantic, Eagle LNG, KESH, AKBN etj.

Materiali u prezantua nga ekspertet e WBIF (Western Balkans Investment Frameëork) duke u përqendruar në analizën e kërkesë-ofertës për gaz sipas tipologjisë së konsumatorëve si edhe duke analizuar trendin e kërkesë-ofertës deri në vitin 2040. Në këtë analizë janë marrë në konsideratë edhe dy projektet e rëndësishme të cilësuar si korridore të furnizimit me gaz, përkatësisht projektet Trans Adriatik Pipeline dhe Ionian Adriatik Pipeline.

Nga bashkëbiseduesit u analizuan gjithë alternativat e mundshme të furnizimit me gaz duke marrë për bazë si terminalet LNG jashtë vendit dhe duke përfshirë edhe projektin TAP. Një fokus i veçantë u dha gjithashtu dhe për vlerësimin e prodhimit të gazit natyror në vend, duke analizuar vendburimet ekzistuese por dhe ato të mundshme. Këto alternativa u analizuan për qëllime të analizës së kostos së çmimeve të furnizimit me gaz, ku alternativat e projekteve TAP dhe IAP rezultojnë me interes.

Takimi i rradhës do të mbahet në 2 Dhjetor në Tiranë, ku do të vazhdohet me diskutimet rreth Masterplanit të Gazit lidhur me çështjet institucionale dhe ato të tregut.

energjia.al  04.11.2015

Komisioni i Ligjeve është mbledhur ditën e sotme, ku po diskutohet për gazin natyror në vendin tonë.

I pranishëm në mbledhje është edhe ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, i cili ka deklaruar se po kërkohen mundësi për hapa konkrete në shpërndarjen e gazit.

Ministri ka thënë se projekti TAP do të japë ndihmë konkrete, meqë në vendin tonë nuk ka një treg funksional gazi.

Ndërkohë, ligji për këtë sektor përfshin një paketë të re, që sipas Gjiknurit, i jep kompetenca ERE. Ndër të tjera, ministri i Energjetikës ka theksuar se po përgatitet një plan për heqjen e monopolit në shpërndarje.

Sot News,  21.09.2015