info@energjia.al

Duke marrë shkas nga disa spekulime të hedhura në media dhe konstatime krejtësisht të pavërteta rreth aktivitetit dhe angazhimeve të ndërmarra nga kompania shtetërore e gazit Albgaz Sh.a, Ministria e Energjisë dhe Industrisë sqaron opinionin publik sa vijon:

Albgaz Sh.a. është një shoqëri aksionere me 100% të aksioneve të zotëruara nga shteti shqiptar, e themeluar më 5 Janar 2017, sipas vendimit të Asamblesë së Përgjithshme, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave.

Albgaz ka  një fushë veprimi të kombinuar e cila do të kryej të gjitha aktivitetet e nevojshme për të ndërtuar dhe operuar sisteme gazi për transmetimin, shpërndarjen, depozitimin nëntokësor dhe operimin e terminaleve të gazit natyror  të lëngëzuar.

Në kuadër të zhvillimit të sektorit të Gazit Natyror në Shqipëri, Ministria e  Energjisë dhe Industrisë në bashkëpunim me konsulent ndërkombëtarë ka përfunduar Masterplanin e Gazit. Njëkohësisht, Albgaz është në negociata për bashkëpunim me Operatorin e Pavarur të Transmetimit të Gazit  TAP AG në funksion të ofrimit të mundësisë për kryerjen e shërbimit të mirëmbajtjes dhe operimit të rrjetit në territorin shqiptar. Ky bashkëpunim mund të kurorëzohet pozitivisht nëse përmbushen disa kritere teknike dhe profesionale në një marrdhënie midis dy entiteteve të cilat operojnë në të njëjtën fushë, dhe mund të sjellë një impakt pozitiv në zhvillimet e ardhshme të sektorit të Gazit Natyror. Këto negociata mes Albgaz dhe TAP janë mundësuar në sajë të rishikimit të marrëveshjes së Shqipërisë si vend pritës dhe konsorciumit, e cila garantoi rritjen e përfitimeve për shtetin shqiptar dhe ku Albgaz është përfitues i drejtpërdrejtë.

Siç është njoftuar edhe publiku përmes medias, në datën 13 Prill është nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi midis kompanisë shtetërore të gazit “Albgaz” dhe kompanisë shtetërore greke të transmetimit të gazit natyror “Desfa”. Ky dokument është në vazhdën e përpjekjeve që po bën qeveria shqiptare për të rritur kapacitetet dhe aftësitë e shoqërisë shtetërore të gazit “ALBGAZ” sh.a. për të qenë e aftë që të marrë pjesë në zhvillimin e infrastrukturës së gazit në Shqipëri sikurse parashikohet edhe në MasterPlanin e Gazit që do të paraqitet së shpejti për miratim në Qeveri. Njëkohësisht edhe për të qenë e aftë që të konkurrojë për të marrë përsipër punë dhe detyra në kuadër të operimit të projektit të gazsjellësit TAP. Bashkëpunimi me kompaninë shtetërore greke Desfa është krejt i natyrshëm duke marrë për bazë faktin se kompania shtetërore greke ka garantuar tashmë shërbimin e mirëmbajtjes së pjesës së gazsjellësit TAP që shtrihet në Greqi dhe ka një historik e eksperiencë të gjatë në këtë fushë.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë sqarom se Albgaz, duke qëne se është një kompani e re dhe duke marrë në konsideratë realitetin në sektorin e gazit në Shqipëri, për të përmbushur me sukses objektivat e së ardhmes, e sheh të nevojshme dhe të domosdoshme bashkëpunimin dhe shkëmbimin e eksperiencave me kompani ndërkombëtare te çertifikuara dhe të liçencuara ndërkombëtarisht në transmetimin e gazit. Albgaz është në hapat e para të një bashkëpunimi dhe përfitimi eksperiencash me kompani lider në fushën e Transmetimit të gazit natyror në Europë, të tilla si: Gasune, Plinarco, Enagas, Desfa etj.

Pas firmosjes së marrëveshjes së mirëkuptimit me kompaninë Desfa, kompania Albgaz është në fazën finale të firmosjes së një tjetër memorandum mirëkuptimi me kompaninë shtetërore holandeze Gasunie.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë bën me dije se Albgaz Sh.a e cila  ka trashëguar një sektor gazi të pazhvilluar dhe pa eksperiencë, ndaj interesi i kompanive të tilla është i rëndësishëm për të marrë përvojën dhe eksperiencat më të mira në këtë sektor, duke trajnuar stafin dhe zhvilluar kapacitetet e saj në nivelet më të larta.

energjia.al  25.04.2017

Në Tiranë u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit midis kompanisë shtetërore të gazit “Albgaz sh.a” e përfaqësuar nga administratori Z. Klodian Gradeci dhe kompanisë shtetërore greke të transmetimit të gazit natyror “DESFA”, e përfaqësuar nga Drejtori i Përgjithshëm Z.Nikas Sotirios.

Në vijim të angazhime të ndërmarra nga Operatori Shqiptar i Transmetimit të Gazit Natyror (Albgaz sh.a), në respektimin të marrëveshjeve të lidhura midis qeverisë shqiptare dhe TAP AG për mirëmbatjen e seksionit shqiptar të tubacionit të gazsjellësit, realizohet  nënshkrimi i Memorandumit midis dy kompanive.

Ky bashkëpunim është një hap shumë i rëndësishëm për kompaninë “Albgaz sh.a” dhe sektorin e Gazit Natyror në Shqipëri, pasi  i hap rrugën nënshkrimit të kontratës midis Albgaz sh.a dhe TAP AG për mirëmbajtjen dhe operimin e seksionit shqiptar të tubacionit, kontratë kjo që do të sjell të ardhura të sigurta kompanisë “Albgaz sh.a” në vitet e ardhshme dhe nga ku pritet të krijohen vende të reja pune.

Në fjalën e tij Z. Gradeci, administratori i “Albgaz sh.a” falenderoi homologun e tij Z.Sotiras për gadishmërinë dhe bashkëpunimin e ofruar.

Memorandumi i bashkëpunimit shpreh vullnetin dhe angazhimin e qartë të “Albgaz sh.a” dhe “DESFA” për të krijuar një partneritet në fushën e mirëmbajtjes dhe operimit të seksionit shqiptar të tubacionit të TAP AG nga ku kompania DESFA do të ofrojë ekspertizën e saj shumëvjeçare në këtë sektor dhe Albgaz do të trajnojë stafin e saj, në mënyrë që brenda një kohe të shkurtër të gjitha operacionet në seksionin shqiptar të TAP AG të kryhen nga kompania Albgaz sh.a.

energjia.al  13.04.2017

“TAP-i mbështet krijimin e një Shoqërie të Përbashkët (JV) midis AlbGaz dhe DESFA-s, e cila nëse krijohet brenda afateve të kërkuara dhe arrin një marrëveshje me TAP, do të mundësojë veprimtarinë e sigurt dhe efikase të gazsjellësit dhe mirëmbajtjen e tij pas vitit 2020”. Në këtë çështje është përqendruar biseda gjatë takimit të parë zyrtar midis AlbGaz, shoqëri e krijuar për operimin e sistemit të transmetimit dhe shpërndarjes së gazit natyror dhe DESFA-s, operatori grek i sistemit të transmetimit të gazit, në Selanik të Greqisë, takim ky i ndërmjetësuar nga TAP

Presidenti dhe drejtori Ekzekutiv i DESFA-s, Sotirios Nikas, hapi takimin duke i uruar mirëseardhjen pjesëmarrësve në Greqi dhe duke shprehur gatishmërinë e shoqërisë që ai drejton për të bashkëpunuar plotësisht me AlbGaz.

Në fjalën e tij Klodian Gradeci, drejtor Ekzekutiv i AlbGaz, falenderoi homologun e tij grek dhe paraqiti një panoramë të shkurtër të krijimit të shoqërisë që ai drejton.

Gradeci, gjithashtu sugjeroi ngritjen e një grupi të përkushtuar pune për të diskutuar çështje të lidhura me krijimin e Shoqërisë së Përbashkët.

Takimi i Selanikut u shoqërua nga një vizitë në Qendrën e Operacioneve dhe të Mirëmbajtjes së DESFA-s në Nea Mesimvria, ku përfaqësuesit e DESFA-s paraqitën veprimtaritë e transmetimit të gazit natyror në Greqi dhe karakteristikat teknike të Qendrës.

Pjesëmarrësit vizituan gjithashtu stacionin e kompresorëve të DESFA-s në po atë vendndodhje.

Pjesa e fundit e vizitës iu kushtua programit të trajnimit të DESFA-s mbi kompetencat dhe diskutimit se si ky program mund të ndihmojë në trajnimin e ekspertëve të AlbGazit në faza të mëvonshme.

AlbGaz dhe DESFA shprehën gatishmërinë e tyre për të nisur një program për trajnimin e stafit, paralelisht me diskutimet rreth Shoqërisë së Përbashkët.

TAP-i, i përfaqësuar nga Shkëlqim Bozgo, Manaxheri i TAP për Shqipërinë, Ioannis Skoufogiannis, Menaxher i Aseteve dhe Ambienteve të TAP-it për Greqinë dhe Vugar Veysalov, Menaxher i Zhvillimit të Tregut Shqiptar të Gazit, mirëpritën angazhimin e palëve për të vijuar bashkëpunimin dhe ritheksuan gatishmërinë e Shoqërisë TAP për të ofruar asistencë kurdoherë është e nevojshme.

Scan Tv,  17.03.2017

Azerbajxhanasit e Socar kane dhene oferten e tyre prej 400 milion euro per te blere kompanine e shperndarjes se gazit natyror DESFA. Tashme Socar do te kontrolloje shperndarjen e gazit natyror ne Greqi, ku tashme do te kaloje dhe projekti fitues TAP.

Me paraqitjen e garancise bankare prej 40 milion euro (10%) e ofertes, pritet qe te mbyllet ky proces, duke e shpallur zyrtarisht fitues kompanine Socar.

Socar i afrohet tashme Shqiperise, ku vizita e perpara pak ditesh e Presidentit te kompanise, jep shpresa qe Socar te investoje dhe ne vendin tone.

energjia.al, 25.07.2013

Projekti për këtë gazsjellës nga Azia deri në Evropë u zgjodh në fund të muajit të kaluar nga konsorciumi Shah Deniz, i cili përpunon një prej fushave më të mëdha të naftës në Azerbajxhan, në vend të projektit të parë “Nabuko – Perëndim”.
Sipas parashikimeve, ai duhej të kalonte përmes Bullgarisë.

Pjesa greke e gazsjellësit është me gjatësi 550 km. Do të fillojë nga pika e kalimit kufitar Kipi në kufirin me Turqinë dhe në pjesën veriperëndimore do të arrijë deri në kufirin me Shqipërinë.

Nga atje përmes Italisë gazi do të transportohet edhe deri në Evropë. Dobitë për anën greke janë kryesisht financiare, sepse menjëherë do të hapen mbi 2000 vende pune, kurse ndërtimi i gazsjellësit do të jetë një prej investimeve më të mëdha të drejtpërdrejta në vend.

Agjensia e Lajmeve Ekonomia, 06.07.2013

The Trans Adriatic Pipeline (TAP) has signed a Cooperation Agreement with Greek natural gas transmission system operator, DESFA. Specifically TAP and DESFA plan to enter into an agreement on day-to-day technical operation and maintenance for the Greek section of the TAP pipeline. Other joint activities will include the review of interconnection points with the DESFA pipeline system to further enhance security of supply and technical cooperation.

The agreement follows the announcement on the 28 June that TAP has been chosen by the Shah Deniz Consortium in Azerbaijan as the best pipeline route to export Azerbaijani gas to Europe.

Commenting on the announcement Rikard Scoufias, TAP’s Country Manager in Greece, said: “Having been chosen by the Shah Deniz Consortium as the best option to transport gas to Europe, the Project now moves into the next phase of execution. We already collaborate with many local Greek companies and aspire to increase this engagement. This agreement, which comes after more than 9 months of constructive engagement with DESFA, constitutes a major step towards successful realisation of TAP’s plans in Greece.“

Commenting on the announcement Lutz Landwehr, TAP’s Commercial Director, said: “I am very pleased with this collaboration with DESFA. We recognise their long-standing operational expertise in Greece, and both our organisations share views on the importance of developing the gas markets across the Eastern and Western Balkans.”

The longest section of the TAP pipeline will be in Greece. The Greek section of the pipeline will start at Kipoi at the Turkish-Greek border, and will cover some 550km entering Albania northwest of Dipotamia. As such, the project will support Greece’s ambition of becoming an important “Energy Highway.” Furthermore, the planned interconnection points and reverse flow capability of TAP will also support security of supply for other countries in the region.

energjia.al, 03.07.2013

State Oil Company of Azerbaijan (SOCAR) is pleased to announce that it has reached the principal agreement with Hellenic Republic Assets Development Fund (HRADF/TAIPED) for the acquisition of 66% stake in Greece natural gas transmission system operator – DESFA.
Both SOCAR and HRADF advisory teams are currently working on the final technical matters of the deal. According to SOCAR President Mr.Rovnag Abdullayev: “This decision on purchasing DESFA is in true line with the existing high level bilateral relationship between Greece and Azerbaijan as well as SOCAR and Greece leading energy companies. SOCAR has vast experience with natural gas pipeline systems in the Caspian region and is looking forward to start working in Greece as our first project of such type in the European Union. SOCAR is quite optimistic about the future of cooperation in Greece”.

SOCAR was established in 1992. It is one of the largest oil companies which is involved in oil and gas field exploration, development, processing, transportation and marketing of petroleum and petrochemical products in domestic and international markets. The Company has more than 80 000 employees in the Republic of Azerbaijan and in many countries worldwide.

energjia.al, 21.06.2013