info@energjia.al

Zona përreth Stadiumit Qemal Stafa mbeti për orë të tëra pa furnizim me energji elektrike gjatë pasdites së djeshme.

Ndërprerja nisi rreth orës 14. Burime zyrtare pranë OSHEE thanë se shkak i ndërprerjes u bë një defekt tek fakulteti i Gjeologji Minierave, i shkaktuar nga Ndërmarrja e Bashkisë që kryente punime në zonë.

OSHEE tha gjithashtu se riparimi i defektit do të zgjaste rreth tre orë, duke bërë që furnizimi i zonës me energji të bëhet i mundur vetëm rreth orës 20:00 të mbrëmjes.

Shqiptarja.com  17.03.2017

OSHEE përmes një njoftimi për mediat ka bërë me dije se disa zona në kryeqytet janë pa energji elektrike, pasi ”nënstacioni i Karbit është jashtë pune pasi është dëmtuar transformatori i fuqisë”.

Zonat pa energji elektrike janë, Rr Siri Kodra (pjeswrisht), Rr Dibrë pjesërisht, Uzina Dinamo e Vjetër, Magazinat e Tregtisë OMT, Zona e Babrrusë Privat Ajka, Rr Riza Cerova.

OSHEE bën gjithashtu me dije se tek pallati me shigjeta, për shkak të dëmtimit të kabllit 2 kate të pallatit janë pa energji elektrike. OSHEE njofton se po punon për riparimin e defektit dhe rikthimin e energjisë elektrike.

Shqiptarja.com  23.01.2017

Pasditen e të enjtes së 5 janarit, pas borës që kishte mbuluar tërë terrenin, kishin filluar të fryjnë erëra të forta. Temperatura në qytetin më të acartë të vendit po shkonte në -20 gradë. Teksa po terrohej, një shtyllë e konstruksionit metalik e linjës 35 kilovolt nuk mundi t’i bëjë ballë atyre kushteve ekstreme atmosferike dhe u rrëzua. Kjo nënkuptonte se i tërë Dragashi me rrethinë mbeti pa energji elektrike.

Punëtorët e KEDS-it shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes. Por, nuk kishte asnjë mundësi të kontrollohej e tërë linja mbi 10 km e gjatë, pasi gjithçka ishte e bllokuar nga bora. Nuk lëvizte asgjë.

Të nesërmen e lokalizuan vendin e prishjes. Ajo, po të posedonte Kosova helikopter, ka mundur të evidentohej brenda 10 minutash dhe të dihej saktë çka ka ndodhur. Por, nuk ndodhi ashtu. Shtylla ishte pas kodrës së pabanuar ku nuk ka fare infrastrukturë dhe është e vështirë të arrihet edhe në kushte të mira atmosferike. KEDS kontaktoi me të gjitha kompanitë e mundshme që kishin makineri për zhbllokim të rrugës. Refuzuan të gjitha, përkundër faktit se bëhej fjalë për shërbim me pagesë.

I trembeshin terrenit të vështirë. Të shtunën punëtorët arritën në vendin e ngjarjes. Shtylla e thyer duhej zëvendësuar. Por, sërish refuzuan të gjitha kompanitë bartjen. Nuk mundën t’i dalin në ndihmë ekipeve të KEDS-it as FSK (përkundër gatishmërisë) e as KFOR-i. KEDS kontaktoi KEK-un, që kishte makineri të rënda. U shprehën menjëherë të gatshëm të ndihmojnë. Por, problematikë ishte bartja e makinerisë deri afër vendit të prishjes. Sërish refuzuan të gjitha kompanitë.

Atëherë doli një kompani prizrenase, SEB Tours që i ndezi makineritë e veta. Në kushtet që rëndoheshin gjithnjë e më tepër, ajo arriti të depërtonte deri afër. Përderisa, punëtorët ishin nisur më herët. Ngecnin në borën që vende, vende arrinte në 1.5 m, ndërsa temperaturat nuk rriteshin nën -20 gradë. Por, falë vullnetit të çeliktë të tyre dhe ndihmës së pakursyer të Policisë së Kosovës të cilët iu qëndruan pranë në çdo moment, ata arritën tek vendi i prishjes dhe menjëherë filluan t’i hapnin gropat. Ishin mobilizuar punëtorë edhe nga Distrikte tjera, si ai i Gjilanit dhe Ferizajt. Me pajisje dore, në tokën e ngrirë ata duhej t’i hapnin gropat në një terren guror. Ia arritën pas 6 orë pune të pandarë.

Ndërkohë, bageri i fuqishëm i SEB Tours po ofrohej ngadalë në një terren të thepisur me tri shtylla të ngarkuara. Me të ardhur shtyllat, mbi 40 mijë banorëve të Dragashit brenda 10 minutash iu rikthye energjia elektrike.

KEDS me këtë rast falënderon Policinë e Kosovës, kompaninë SEB Tours, zëvendësministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Usmen Baldzi për angazhimin e madh që kjo çështje të rregullohej, si dhe KEK-un dhe FSK-në që treguan gatishmëri të ndihmojnë me pajisjet e tyre.

Rasti i Dragashit është vetëm një nga dhjetëra prishjet me të cilat u ballafaquan ekipet e KEDS-it gjatë acarit të fundit. Madje, prishje kishte edhe në bjeshkët tjera. Ishin edhe Shala e Bajgores apo Rugova që pësuan defekte, përderisa terreni ishte komplet i bllokuar për të shkuar atje. Me të pasur qasje, KEDS menjëherë i riparoi ato, sikurse të gjitha prishjet.

Për të ilustruar përmasën e dëmeve që shkaktoi moti i ligë, vlen të ceket rasti i Istogut, ku u thyen mbi 200 shtylla dhe kilometra të tëra përçues. Ato sot janë të riparuara dhe konsumatorët kanë energji.

Telegrafi,  13.01.2017

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se si pasojë e motit të keq me reshje bore dhe temperatura të ulëta, rrjeti i shpërndarjes është prekur nga defektet në disa linja të tensionit të mesëm dhe të ulët.
Kompania OSHEE ka angazhuar në terren 1800 punonjësit e saj, të organizuar në 11 brigada avarie për cdo rajon të cilët vijojnë të punojnë për riparimin e avarive në të gjitha zonat ku raportohen ato.

Sipas informacionit të orës 13.00 nga 11 dispeceritë rajonale të OSHEE në vend, janë 8 fidera me defekt në mbarë vendin nga 1174 që është numri në total i tyre.

Zonat që janë pa energji aktualisht:
Rajoni Tiranë: pjesërisht Unaza e Re ku është djegur transformatori në një prej kabinave që furnizon këtë zonë
Rajoni Elbasan: Cërrujë/Gramsh
Rajoni Korcë: fashati Cemericë
Rajoni Fier me lagjet: Qenas, Kastriot, 16 Prilli ,
Rajoni Vlorë: Gorisht
Rajoni Kukës: pjesërisht Fajzë , Shemri , Qarr , Antenat/Has, pjesërisht Lekbibaj, Rragam, Qytet Fierzë
Rajoni Shkodër: Arrës, Miliska , Iballë/Puke si dhe Lagjet Dushkë dhe Zvinë në fshatin Berishë, Lagjet:Dobraç,Rus, Kiras, policia, F.N.Sh/Shkoder
Rajoni Burrel: Pjesërisht Lagjet Ish.Grumbullimi, Kulla Spital dhe Fshatrat: Plloxhan, Tomin, Pjesërisht Ish. Kom. Tomin)Ujësjellësi Peshkopi.

Zonat në të cilat është rikthyer energjia
Rajoni Korcë: Gostivisht/Erseke ;
Rajoni Tiranë:, Kabina Puna 5 që furnizon konsumatorët pranë Drejtorisë së Policise u vendos në punë.
Rajoni Durrës: Gërmenj/Kavajë

Grupet e terrenit të OSHEE-së po punojnë për riparimin e defekteve në kohë sa më të shpejtë dhe rikthimin e energjisë elektrike tek të gjithë abonentët.

energjia.al  12.01.2017

OSHEE bën me dije se vazhdon të ketë defekt fideri 322N/St Selitë dhe aktualisht janë 8 kabina jashtë pune.

Segmenti i linjës nga Kabina e Prince Park deri tek Kabina Kinoklubi është konstatuar kabell me defekt në linjën e Tensionit të Mesëm.

Zona e mbetur pa energji është zona pranë Kinoklubit në Qytet Studenti.

Ndërsa zonës së rrugës së Durrësit, Bllokut të Ambasadave, i është rikthyer energjia elektrike pas riparimit të kabujve që kishin defekt në fiderin 11.

OSHEE njofton gjithashtu se fideri 325 që mbulon zonën e ish qytetit të nxënësve, vazhdon të ketë një kabinë jashtë pune.

Shqiptarja.com  17.12.2016

Projekti “Ndërtimi, zhvillimi dhe rahabilitimi i Unazës së vogël”, në Tiranë parashikon edhe Spostimin e N/stacionit të Qendrës, i ndërtuar që në vitin 1998, për lirimin e rrugës së kësaj Unaze.

Me anën këtij projekti OSHEE ka pasur dy objektiva:
• Spostimin e këtij N/stacioni në një shesh të ri zhvillimor të vënë në dispozicion nga Bashkia në muajin Tetor 2016
• Rinovimin e këtij N/stacioni sipas standardeve të reja, vendosja e pajisjeve moderne, etj.

Punimet për zhvendosjen e N/stacionit Qendër dhe vendosja në tension, kanë ecur në masën 97%, pra janë drejt përfundimit. Ky N/stacion menaxhon rreth 30% të konsumimit të energjisë elektrike, pra ka një peshë të konsiderueshme.

Për rrjedhojë, zhvendosja e N/stacionit të Qendrës ka ulur sigurinë e furnizimit me energji elektrike pasi ka kaluar furnizimi nga një skemë unazore në skemë radiale.

Aktualisht po kryhen të gjitha testimet e mundshme, që kërkojnë kohën e nevojshme teknike, para se n/stacioni të vendoset në funksion të plotë.

Drejtori i Drejtorisë Rajonale OSHEE Tiranë, Klevis Jahaj, shpjegoi sot para medias, se punimet janë drejt përfundimit dhe se, “brenda kësaj jave Tirana do t’i kthehet normalitetit të furnizimit me energji dhe të gjitha skemat unazore do të jenë në punë bashkë me nënstacionet e tjera”. Sipas tij, në rast defektesh që mund të ndodhin, reagimi i OSHEE për riparimin e avarisë do të jetë më e shpejtë!

Në lidhje me defektin e mbrëmjes së kaluar, ku disa zona si “Vasil Shanto”, blloku i pallateve pranë lulishtes “1 Maji”, etj, kreu i OSHEE të Tiranës sqaroi se:
“Në trasenë e kabllos në fiderin 322 të ishin kryer punime nga operatorë që po zbatojnë projektet për infrastrukturën në zonën e Selitës dhe ky defekt la një pjesë të mirë të zonës pa energji dhe një fider paralel të n/stacionit të Qendrës.

Grupet tona kanë reaguar në mënyrë të shpejtë dhe kemi riparuar defektin për më pak se 2 orë, por nëse do ishte funksional N/stacioni i qendrës koha e eliminimit të avarisë do ishte më e shkurtër, më pak se 10 minuta”.

OSHEE u bën sërish apel subjekteve private të kenë kujdes kur kryejnë punime pasi dëmi nuk prek kompaninë, por dhe abonentët, duke i lënë padrejtësisht pa drita!

OSHEE do të vijojë të denoncojë çdo rast në organet përkatëse të drejtësisë, edhe pse deri më tani nuk është marrë ndonjë masë!

Shqiptarja.com  22.11.2016

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se si pasojë e një defekti disa zona të Tiranës që preken nga fidri  inst Selite kanë mbetur pa energji elektrike.

Zonat që kanë mbetur pa energji janë: Vasil Shanto, ajo pranë stadiumit Dinamo, lulishte “1 Maji”, Selite, etj.

OSHEE saktëson se avaria është ndikuar edhe në kushtet kur nst Qendër është jashtë pune për shkak të zhvendosjes, proces ky që pritet të mbyllet këtë javë.

OSHEE njofton se është duke kryer manovrat në çdo kabinë që prek fidrin dhe po punon për riparimin e defektit brenda një kohe sa më të shkurtër.

Shqiptarja.com  22.11.2016

Si pasoje e motit të keq me shira dhe erëra të forta që përfshiu vendin gjatë natës së djeshme pati një numër të konsiderueshem problemesh me energjinë ku janë stakuar një seri fiderash me defekt.

Sipas OSHEE gjëndja më problematike paraqitej në zonat rurale të Shkodres, Fierit, Durrësit, Tiranës, Vlorës dhe Burrelit. Gjatë orëve të para të paradites gjendja është përmiresuar ndjeshëm ( saktësisht 84% përmirësim situate) pasi janë vendosur në punë pjesa më e madhe e fiderave difektozë.

Sipas kompanisë së shpërndarjes në terren janë 1200 punonjës në gatishmëri për të ndërhyrë ndaj çdo situate por edhe për të riparuar pjesën e mbetur të defekteve si pasojë e motit.

Nga një analizë e post-situatës kompania vlerëson se linjat që furnizojnë spitalet, apo insitucionet kanë qenë të gjitha në punë. Një vëmendje e veçantë po i kushtohet pjesës së linjave që furnizojnë me energji elektrike hidrovoret të cilët në kushtet e rënduara të motit duhet të jenë në punë për të shmangur përmbytjet dhe për të mos përsëritur precedentë të mëparshëm. 

Scan TV,  07.09.2016

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se falë punës intensive të punonjësve të OSHEE, është normalizuar furnizimi me energji elektrike në vend.

Nga informacioni i dispecerisë qendrore të OSHEE, deri dje në orën 14:00 janë riparuar të gjitha defektet në linjat e tensionit të mesëm e të lartë që u dëmtuan si pasojë e motit të keq, një ditë më parë.

Pa energji është vetëm n/stacioni i Smokthinës për shkak të dëmtimit të transformatorit.

Rreth 1700 punonjës të OSHEE, të organizuar në brigada pune kanë bërë të mundur rikthimin e energjisë elektrike në të gjithë zonat urbane, ndërkohë vijon puna dhe në zonat rurale të prekura, nga defektet në rrjetin e shpërndarjes.

Nga informacioni i orës 14:00, marrë nga dispeceria qendrore në OSHEE, e cila koordinon të dhënat me zyrat rajonale të dispecerisë në të gjithë vendin, pa energji janë:

Rajoni Berat:   Komuna Remas, Divjakë, Mertisht, Hysgjokaj

Rajoni Burrel: Rrëshen

Rajoni Berat:   Potom

Rajoni Durrës: Likesaj

Rajoni Elbasan: pjesërisht Lunik

Rajoni Vlorë: Radhimë, Gorisht

Rajoni Fier: pjesërisht Cakran

Rajoni Korcë: pjesërisht Liqenas, pjesërisht Lozhan

Rajoni Shkodër: pjesërisht Zejmen

Rajoni Tiranë: pjesërisht Zall Bastar, pjesërisht Ndroq, pjesërisht Paskuqan

energjia.al  15.06.2016

Rikthehet furnizimi me energji elektrike në fshatin Bllagajë të Pejës ku si pasojë e një aksidenti automobilistik që ka ndodhur dje, kur një automjet është ndeshur me trafon elektrike, i ishte ndërprerë rryma këtij fshati.

Ekipet e KEDS-it kanë arritur që shumë shpejt të intervenojnë në vendin e ngjarjes edhe pse prishja ishte e madhe.

Ekipet nga Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS, kanë marrë fillimisht masat përkatëse në parandalim të ndonjë dëmi eventual më të madh, që do rezultonte me rrezikshmëri të lartë për ekonomitë familjare në këtë fshat dhe më pastaj kanë nisur punën operative në sanimin e dëmeve deri tek rikthimi i furnizimit.

Revista Monitor,  29.03.2016