info@energjia.al

Qendra rumune e Energjisë në bashkëpunim me Qendrën për Dialog dhe Bashkëpunim do të mbajnë një Konferencë Ministrore në Bukuresht. Konferenca do të zhvillohet nga data 8 deri në 10 nëntor, ku do të marrin pjesë ministrat e Energjisë nga shtetet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Kinës.

Nëpërmjet kësaj konference synohet të arrihen strategji dhe bashkëpunim mes Evropës dhe Kinës në fushën e energjisë, duke zgjeruar praktikat rregullatorë, tregtinë dhe teknologjinë në një sërë fushash, si energjia e rinovueshme, energjinë bërthamore apo në qymyrin e pastër.

Konferenca do të pasohet nga Panairi Energjitik (16 + 1) i cili do të mbahet në po këto data. Panairi energjitik ofron një platformë për diskutimin dhe shkëmbimin e ideve për kompanitë dhe organizatat në fushën e energjisë, duke ofruar mundësinë për të eksploruar projekte dhe iniciativa të reja biznesi. Panairi do të ndiqet nga 30 kompani të mëdha kineze në fushën e energjisë, përfaqësues të kompanive të energjisë në Rumani dhe i disa firmave në Europën Qendrore dhe Lindore.

Këto janë edhe iniciativat e para të cilat do të ndodhin në kuadër të bashkëpunimit energjetik.

Vendet evropiane pjesëmarrëse përfshijnë Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Bullgarinë, Kroacinë, Republikën Çeke, Estoninë, Letoninë, Lituaninë, Maqedoninë, Malin e Zi, Poloninë, Rumaninë, Serbinë, Sllovakinë, Slloveninë, Hungarinë.

Qendra për dialog dhe bashkëpunim për energjinë e 16 + 1 (CDCEP 16 + 1) është themeluar në tetor të vitit 2016 si një iniciativë e Rumanisë në formatin 16 + 1, me një mision për të krijuar një platformë dinamike rrjeteve për bashkëpunimin për zhvillim energji mes vendeve partnere.

Vlen të përmendet fakti se në vitin 2016, Kina ka ngritur një fond investimi prej 10 miliardë euro për infrastrukturën e energjisë, bujqësinë, turizmin dhe projektet e infrastrukturës së transportit. Brenda këtij formati 16 + 1, Rumania zgjodhi investimet në sektorin e energjisë dhe krijoi Qendrën për Dialog dhe Bashkëpunim në Projektet e Energjisë – CDCEP.

Scan Tv,  10.11.2017