info@energjia.al

The Trans Adriatic Pipeline Consortium recently announced that 80% of the work in Albania and Greece has been completed, where is concentrated the bulk of the project.

According to the consortium, so far 627 kilometers have been completed in Albania and Greece, out of 878 kilometers of the project.

After the completion of this phase, the works for the final and the most delicate phase will be started, the pipeline will be extended to the Adriatic Sea, where the link between Albania and the Puglia region in Italy will be established.

Some weeks ago, the consortium announced that the delivery of all materials has been completed in Albania, Greece and Italy, which translates at the fastest working pace hereafter.

Completion of works within the deadline is repeatedly underlined by the European Union, which sees the pipeline as a strategic project, to reduce somewhat Europe’s dependence on Russian gas.

In Albania, the works seem to have been running at more than satisfactory rates.

Scan Tv,  09.11.2017

Rusia dhe Arabia Saudite, dy nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë, kanë refuzuar të reduktojnë sasinë e nxjerrjes së ‘arit të zi’, pavarësisht luhatjeve të forta që po pëson çmimi i tij  kohët e fundit.

Të dhënat nga Kremlini tregojnë se vendi prodhon 10.7 milionë fuçi në ditë dhe prej muajit gusht  produktiviteti është rritur me 0.4%. Në të njëjtën ditë me publikimin e këtyre shifrave, ministri saudit i Ekonomisë tha se, vendi i tij do të vazhdojë të investojë për naftë dhe për gaz natyror, duke shtuar se qeveria mbetet e përkushtuar në zhvillimin e burimeve të energjisë. Edhe Arabia Saudite e ka rritur prodhimin me mbi 10 milionë fuçi në ditë gjatë muajve të fundit.

Por këto shifra kanë sjellë fenomenin e super-prodhimit në nivel global, duke bërë që edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të tregojnë shenja dobësie në treg. Por paralelisht me këtë situatë, çmimet e naftës po pësojnë tatëpjetën, ku në krahasim me vitin e shkuar çmimi i saj gati është përgjysmuar.

Kjo ka ndikuar drejtpërsëdrejti edhe në ekonominë e vendeve prodhuese, ku buxheti i Arabisë Saudite, e cila 90% të të ardhurave të saj i mbështetet në eksportet e naftës, është goditur.

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon se qeveria saudite do të përballet këtë vit me një deficit buxhetor rreth 19.5% të prodhimit të brendshëm bruto, krahasuar me një deficit prej 3.4% gjatë vitit të shkuar. Po ashtu rënia e çmimit të naftës, e shoqëruar me sanksione perëndimore si edhe me zhvlerësimin e monedhës, e ka zhytur ekonominë ruse në një recesion të thellë.

Ndërkohë nga ana tjetër Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës është duke u përpjekur që të stabilizojë tregun. Por kjo organizatë ditët e fundit është përballur me një skandal të madh, ku presidentja e OPEC, Diezani Alison Madeuke, u arrestua nga autoritetet britanike me akuzën e ryshfetit dhe korrupsionit.

Top Channel,  05.10.2015