info@energjia.al

Rafineritë e arit në Zvicër mund të marrin në konsideratë fillimin e një programi riciklimi.

Shkencëtarët në Institutin Federal të Shkencës dhe Teknologjisë ujore vlerësojnë se rreth 43 kilogram ar me vlerë 1.8 milion dollar kalojnë çdo vit në ujërat e ndotura të vendit.

Në disa zona në rajonin jugor të Ticino, “përqendrimet e arit në llumrat e ujërave të zeza janë mjaft të larta për shërim potencialisht të vlefshëm”, thanë hulumtuesit në një raport të botuar të martën.

Studimi që përfshinte 64 impiante për trajtimin e ujit gjeti rreth 3000 kilogram argjend që është ekuivalente me rreth 1.7 milion dollar që do të humbisnin çdo vit nga industritë kimike dhe mjekësore.

Zvicra është qendër kryesore e rafinimit të artë. Rreth 70 për qind e arit në botë kalon mesatarisht çdo vit në rafineritë e vendit.

Scan Tv,  13.10.2017

Kur bëhet fjalë për gjetjen e një strehe , investitorët zakonisht mendojnë për arin ose thesare të ndryshme. Tani, për të gjithë ata që kërkojnë strehim nga rreziqet globale në Singapor ka filluar tregtia e diamanteve me një madhësi sa një kartë krediti .

Ndërsa shufrat e argjilës tregtohen në peshore dhe pastrime standarde, diamantet ndryshojnë në bazë të prerjes, qartësisë, ngjyrës dhe karatit duke i bërë ato në përgjithësi më të vështira për t’u shitur dhe blerë si një investim.

Për të zgjidhur këtë, “Singapore Diamond Investment Exchange” ka renditur një produkt të quajtur Diamond Bullion, ose grupe gurësh të lëmuar në investime të klasifikuara në denominiacione prej rreth 100,000 dollarë deh 200,000 dollarë secila.

“Deri më  tani, nuk kishte asnjë mënyrë që njerëzit të investonin në diamante në një formë e cila është ekuivalente me investimin në ar,” tha Alain Vandenborre, kryetar ekzekutiv dhe themelues i shkëmbimit.

“Një diamant ka lidhje nuk ka absolutisht asnjë lidhje me ndonjë klasë tjetër të aseteve, pavarësisht nëse janë mallra, obligacione apo aksione. Është një dyqan pasurish, është një mbrojtje kundër paqëndrueshmërisë dhe padiskutim që  keni nevojë për të në portofolin tuaj “.

Megjithatë, diamantet janë ulur më shumë se 30 për qind që nga niveli i lartë në të cilin ishte në vitin 2011, tregojnë të dhënat e PolishedPrices.com pasi tregu i butë kinez dhe konsumatorët e rinj shpenzojnë më shumë në smartphone dhe pajisje.

Gjithashtu edhe ari ka humbur pak a shumë të njëjtën sasi nga kulmi i saj në atë vit kur tregjet e aksioneve u rritën dhe ekonomia globale u rikthye.

Bursa e cila thotë se është i vetmi shkëmbim elektronik në botë për tregtinë e diamanteve ka tregtuar rreth 165 milionë dollar gurë të çmuar që nga fillimi i majit të vitit të kaluar.

Scan Tv,  12.10.2017

Minatorët e papunë, si pasojë e mbylljes së një miniere ari në Halkidiki, protestuan këtë të mërkurë në Athinë.

Rreth 2.000 persona bllokuan për disa orë dyert e Ministrisë së Mjedisit, e cila nuk ia rinovoi kompanisë kanadeze lejen për nxjerrjen e arit.

Sipas punëtorëve, mbyllja e minierës “Eldorado Gold” zhyt në papunësi e varfëri të gjithë zonën e Halkidikisë.

Për të zhbllokuar hyrjen  e Ministrisë, policia përdori gaz lotsjellës dhe shkopinj gome. Disa minatorë përfunduan në spital e të tjerë në komisariate.

Mbyllja e minierës së arit është shoqëruar me debate politike në Greqi. Opozita akuzon kryeministrin Tsipras se po dëmton rëndë imazhin e vendit dhe po largon investitorët e tjerë.

Top Channel,  14.09.2017

Pas rënies misterioze javën e kaluar dhe pas performancës për t’u harruar gjatë qershorit, për arin nuk ka paqe. Edhe korriku ka nisur me rënie, madje duke përshpejtuar hapin. Vetëm gjatë së Hënës, metali i verdhë ra me 2% në tregjet ndërkombëtare, duke zbritur nën 1200 dollarë për onz.

Ari po shitet masivisht nga investitorët, dhe një shtysë e vogël vjen edhe nga forcimi i dollarit amerikan. Por gjithsesi, monedha amerikane tashmë e ka humbur ndikimin te matali i verdhë. Prej kohësh, metali i çmuar bie edhe kur dollari është në rënie, kështu që është e kotë që arsyet të shihen te dollari.

E vërteta është që, ari po humbet shkëlqimin te investitorët. Këta të fundit nuk tërhiqen më nga metali i verdhë, për shkak të marshimit të tregjeve të aksioneve. Siç dihet botërisht, ari performon mirë, madje shumë mirë, kur bursat bien, dhe e anasjellat. Kjo, pasi investitorët e shohin si një mall strehimi, pra ku të fusësh kokën kur gjërat nuk shkojnë mirë.

Scan Tv,  05.07.2017

Këshilli Botëror për Ar (World Gold Council/WGC) publikoi regjistrin e ri të shteteve me rezerva më të mëdha të arit, ku kryesojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) me 8.133,5 ton, raporton Anadolu Agency (AA).

Në listën me 100 shtetet më të pasura, e dyta është Gjermania me 3.377,9 tonelata ar, ndërsa i treti është Fondi Monetar Ndërkombëtar (IMF) me 2.814.0 ton.

Në mesin e dhjetë shteteve më të pasura janë edhe Italia, Franca, Kina, Rusia, Zvicra, Japonia dhe Holanda.
Për sa i përket Ballkanit, shteti me rezervat më të mëdha të arit është Serbia (18.8 ton) dhe gjendet në vendin 63-të.
Vijon Maqedonia në vendin e 77-të me 6.9 ton. Në vendin e 88-të është Sllovenia me 3.2 ton, ndërsa Bosnja e Hercegovina me 3.0 ton, gjendet në vendin e 91-të.
Shqipëria gjendet në vendin e 98-të me 1.6 ton, ndërsa në vendin e 100-të, është Mongolia me 1.5 ton.

Revista Monitor,  10.05.2017

Turqia rriti me 17 herë importin e arit, duke e çuar në 28.2 tonë në muajin mars. Qytetarët iu përgjigjën kështu kërkesës së Presidentit Rexhep Tajip Erdogan për të blerë ar në vend të dollarëve, si masë për t’u mbrojtur nga rreziku i zhvlerësimit të monedhës përpara referendumit.

Pas rënies së fuqishme të lirës, Erdogan u bëri thirrje qytetarëve të shisnin dollarë dhe për të blerë lira ose ar për të mbështetur monedhën vendase. Importet e arit u rritën si rrallë ndonjëherë.

“Njerëzit kanë filluar të investojnë në ar më shumë sesa në monedha të huaja”, tha Mehmet Ali Yıldırımtürk, një specialist ari në Grand Bazaar, Stamboll.

Sipas tij, njerëzit kanë rritur investimet në ar edhe për t’u përgatitur për muajt e verës, kur kërkesa rritet edhe më shumë.

“Një arsye ka të bëjë edhe me kërkesën për bizhuteri ari 21 karat nga Iraku dhe Siria edhe pse në mesin e tensioneve gjeopolitike”, tha Yıldırımtürk.

Importet e arit në Turqi u rritën pothuajse tetëfish, duke arritur në 36.7 tonë në dhjetor 2016, pas thirrjeve të Erdoganit.

Çmimi i arit në janar në Turqi u rrit me 132 lira (36 USD) ndërsa më 4 prill, çmimi arriti në 148 lira.

Revista Monitor,  10.04.2017

Ari pritet të arrijë në nivelin e vitit 2013, ku një onz tregtohej mbi vlerën e 1500 dollarëve,  ndërkohë që rritja e inflacionit dhe normat reale të interesave poshtë zeros, ka gjasa të nxisin kërkesën.

Sipas kompanisë së manaxhimit të aktiveve në Lihtenshtein,  Incermentum AG,  tregu është në fazat e hershme të rritjes dhe çmimet mund të arrijnë 1400-1500 dollarë për onz brenda këtij viti.

Këtë javë, çmimi i metalit të çmuar është sjellë rreth 1250 dollarëve, çka nënkupton një rritje me rreth 20% që të arrihen ato nivele.

Ari është rritur këtë vit ndërkohë që investitorët dyshojnë mbi zbatimin e reformave tatimore nga Donald Trump dhe prej shqetësimeve në lidhje me zgjedhjet në Europë dhe negociatat e Brexit.

Investitorët po shohin edhe të dhënat mbi inflacionin,  pasi matësi që përdor Rezerva Federale thuajse preku nivelin objektiv. Kompania thekson se përshpejtimi i vrullit mund të nisë në verën e këtij viti.

Metali i çmuar është përdorur tradicionalisht si mbrojtës efektiv ndaj rritjes së inflacionit.

Ndërsa rritja e normës së interesit nga FED mund të nxisë dollarin, metali i çmuar është rritur pavarësisht këtyre ndërhyrjeve, duke dobësuar korelacionin negativ që ka me valutën amerikane.

Megjithatë, jo të gjithë janë optimist. Societe Generale e projekton në rënie metalin e çmuar, duke nënvizuar se ndodhitë politike do të kenë ndikim të limituar. Banka e parashikon arin në një mesatare prej 1124 dollarë për onz në tremujorin e katërt të këtij viti.

Edhe banka tjetër franceze, BNP Paribas, që pati projeksionet më të sakta për tremujorin e kaluar, bën të ditur se ari do të bjerë me rritjen e normës bazë të interesit në SHBA dhe prej dollarit të fortë.

Scan Tv,  30.03.2017

Grupi bankar Goldman Sachs thotë se mund të hapet një mundësi strategjike e blerjes për arin, nëse çmimet bien ndjeshëm poshtë 1250 dollarë për onz, ndërkohë që metali i çmuar i ofron investitorëve një mënyrë për t’u mbrojtur kundër rritjes së ngadaltë globale dhe limiteve të bankierëve qendrorë.

Ndërsa rënia e muajit të kaluar, e përshpejtuar gjatë kësaj jave, ka qenë në linjë me perspektivën pesimiste të bankës, mund të ketë ende vend për blerje nëse shitjet e shpejta vazhdojnë, tregojnë analistët e Goldman Sachs.

Pas një gjysmë viti fantastik për metalin e çmuar, ndërkohë që Rezerva Federale ndaloi ritmin e rrijes së normave të interesit dhe si pasojë e rreziqeve prej Brexit, marshimi i arit ka filluar të ndalojë.

Tashmë po shkon drejt rënies më të madhe javore të 2016-ës, si pasojë e mundësive në rritje të vazhdimit të ciklit tkurrës nga Rezerva Federale në fund të vitit. “Ne e shohim shitjen e arit që po shkon poshtë 1250 dollarë për onz, si një mundësi strategjike për blerje, duke marrë parasysh dhe rreziqet e ekonomisë globale”, deklarojnë analsitët e Goldman Sachs.

Në muajin Korrik, Goldman Sachs rriti objektivat tre-gjashtë dhe 12 mujore me 100 dollarë, duke i parë çmimet në 1300, 1280 dhe 1250 dollarë për onz në këto periudha. Goldman Sachs e sheh mundësinë e një ndërhyrjeje nga Rezerva Federale në 65%, në linjë me perspektivën e tregjeve.

Scan TV,  10.10.2016

Ari ra poshtë 1200 dollarë për onz për të parën herë në 3 muaj gjatë hapjes së sesionit tregtar të së Hënës, pasi dollari amerikan arriti nivelin e lartë të muajit Prill ndërkohë që Rezerva Federale deklaroi se do të rrisë normat e interesit në takimin e rradhës.

“Rezerva Federale do të rrisë normat e interesit nëse ekonomia rimëkëmbet dhe tregu i punës vazhdon i fuqishëm”, tha Janet Yellen duke shtuar pritshmëritë e tregjeve për muajin Qershor. Ecuria e metalit të çmuar ka qenë pozitive në fillim të 2016-ës.

Në 15 Dhjetor 2015, ari qëndronte në 1050 dollarë për onz dhe arriti në 1300 dollarë për onz më datë 2 Maj. Ndërsa perspektiva e vazhdimit të ciklit tkurrës monetar në SHBA është bërë më e qartë, ecuria pozitive e arit po përmbyset.

Frenimi i vrullit të metalit të çmuar nisi me publikimin e procesverbalit të Rezervës Federale, ku shihej një optimizëm në Bordin e Guvernatorëve. Një rritje e normave të interesit në SHBA e bën arin më pak të tërheqshëm në krahasim me aktivet e tjera që bartin një normë interesi.

Manaxhuesit e parasë kanë reduktuar gjithashtu bastet e tyre mbi rritjen e metalit të çmuar në nivelin më të lartë të këtij viti. Pozicioni neto afatgjatë në kontratat futures dhe options për arin ra me 26% në 169,491 kontrata gjatë javës së kaluar, tregon Komisioni amerikan i kontratave futures për lëndët e para.

Manaxhuesit e portofoleve në Shtetet e Bashkuara tregojnë se investitorët po shqetësohen mbi fitimet që kanë mbetur në mbajtjen e metalit të çmuar. Sipas tyre, kur investohet në një aktiv që është rritur me rreth 23% në vetëm disa muaj, një tërheqje e fuqishme është e mundur. Ndër metalet e çmuara, argjendi dhe platini prekën nivelet më të ulëta në 7 javë.

Scan TV,  30.05.2016

Në një kohë të normave negative të interesit dhe rritjes së ngadaltë ekonomike, investitorët kanë shtuar kërkesën për ar në nivel rekord.

Sipas Këshillit Botëror të Arit, kërkesa për metalin e çmuar u rrit me 21% në tremujorin e parë të 2016-ës, që është norma më e shpejtë në rekord. Kjo vjen pavarësisht blerjes më të ulët nga bankat dhe kërkesës së ngadaltë për bizhuteri.

Ndonëse inflacion qëndroi “i përmbajtur” në pjesën më të madhe të botës së zhvilluar, paqartësitë globale kanë nxitur dëshirën e investitorëve për metalin e çmuar. Ari ka patur performancën më të fortë në çmim në tre dekada. Zyrtarët e Këshillit Botëror të Arit e lidhin këtë rritje me 3 faktorë bazë: normat negative të interesit në Europë dhe Japoni, zhvlerësimit të valutës kineze dhe gjasave për një ngadalësim të Rezervës Federale në rritjen e normës bazë.

Faktorë të tjerë përfshijnë një ngadalësim në vlerësimin e dollarit amerikan dhe parashikimet e reduktuara për rritjen globale. Këto kushte kanë gjasa të qëndrojnë, thotë drejtori i Këshillit. Fondet e listuara në bursë reflektojnë kërkesën më të madhe, ndërkohë që investimi në to ka arritur nivelin më të lartë në 7 vite.

Ari po shihet përsëri jo vetëm si një ruajtës i vlerës dhe mbrojtës nga inflacioni, por gjithashtu si një mjet diversifikimi në portofol, ku korrelacioni i aseteve qëndron i fortë. Megjithatë, kërkesa nga bankat qendrore është ngadalësuar në mënyrë të konsiderueshme në tremujorin e parë, në rënie me 3% me bazë vjetore dhe 31% nga tremujori i kaluar.

Scan TV,  12.05.2016