info@energjia.al

Të gjithë të interesuarit për të qenë pjesë e stafit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike mund të bëjnë një aplikim pranë portalit të punësimit online pranë këtij institucionit.

Duke klikuar këtu, ju mund të verifikoni në kohë reale pozicionet e lira të punës dhe afatet e aplikimit. Vendet e lira të punës i takojnë zakonisht profesionit të elektricistit/teknikut të mesëm, inxhinierit elektrik në transportin dhe shpërndarjen e energjisë, si edhe profesione të tjera si specialist prokurimi ose jurist.

OSHEE shprehet se informacioni, i dhënë nga qytetarët duke u regjistruar dhe aplikuar online për t‘u punësuar, do të përdoret nga OSHEE Sh.A. për të vlerësuar aplikimin për punësim dhe për të mbështetur çdo marrëdhënie të mëtejshme mes individit dhe OSHEE.

Pavarësisht se aktualisht nuk listohen pozicione të lira, ju mund të plotësoniduke klikuar këtu gjeneralitetet e kërkuara së bashku me CV, në mënyrë që të shprehni interesin tuaj për punësim. OSHEE do të ruajë informacionin tuaj deri në një vit pas përditësimit të fundit dhe mund ta përdorë atë edhe për vlerësimin e kandidaturës tuaj për pozicione të tjera punësimi brenda kompanisë.

Scan Tv,  10.10.2017

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bër së fundmi publik aplikimin e një tjetër subjekti për të ndërtuar një hidrocentral me kapacitet prodhues deri në 2MW. Aplikimi është bërë për ndërtimin në pellgun ujëmbledhës të Kalivacit.

“Aplikuesi “AMME” sh.p.k., ka aplikuar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, për miratimin e ndërtimit të hidrocentralit “AMME”, me kapacitet prodhues deri në 2 MË, në pellgun ujëmbledhës të lumit të Kalivacit dhe përroit të Dolistit, degë e lumit të Dunshes, Bashkia Pogradec, Qarku Korçë” thuhet në afishimin e MIE.

Shoqëria e cila ka aplikuar për të përfituar të drejtën e ndërtimit sipas ekstraktit të regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit operon si një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar me objekt të aktivitetit: Import-eksport, ndërtim Hidrocentralesh, prodhim dhe shitje energjie elektrike. Studime projektime, leje mjedisore. Import-eksport i pajisjeve dhe materialeve apo artikujve të çdo lloji, tregtimi i të cilave nuk është i ndaluar me ligj.

Afishimi i Ministrisë do të jetë i vlefshëm për 15 ditë për të marrë reagime nga palë të tjera të interesuara që kanë objeksione apo pretendime. Pas kësaj periudhe faza e radhës është ajo e shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur dhe projektit në detaj që më pas ministri të marrë një vendim.

Edhe ky projekt për HEC është në grupin e atyre që nuk konsiderohet si koncesion tipik.

Revista Monitor,  22.09.2017

Katër aplikime të reja janë dorëzuar në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë për ndërtimin e hidrocentraleve të reja. Bëhet fjalë për HEC-e nën 2 MW dhe që nuk konsiderohen si koncesione tipike çka shkurton burokracinë që ndiqet në dhënien ose jo të miratimit.

Sipas dokumenteve zyrtare nga ana e ministrisë bëhet me dije se kompania e parë që ka shfaqur interes është  “Doma Group” sh.p.k.. Kjo e fundit ka kërkuar miratimin e ndërtimit të hidrocentralit “Vinjolli 1” , në pellgun ujëmbledhës të përroit të Varoshit, Manasdrese dhe Lajthit, pranë fshatit Vinjolli, Bashkia Mat, Qarku Dibër.

“Doma Group” sh.p.k., është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar që ka në objekt të aktivitetit: shit-blerje, import-eksport, përpunim, transportim dhe magazinim të mineraleve të ndryshme metalore dhe jometalore si dhe një seri alternativash të tjera.

Aplikuesi i dytë është Eltex” sh.p.k. që synon të ndërtojë hidrocentralin “Olben”, me kapacitet prodhues deri në 2 MW, në pellgun ujëmbledhës të përroit të Holtës, degë e lumit Devoll, Bashkia Gramsh, Qarku Elbasan. Shoqëria operon në sektorin e fasonëve,  por ka në objekt edhe industri tekstile, rrobaqepësi, import-eksport.

Një aplikim tjetër për dy hidrocentrale është bërë nga “Rajfi” sh.p.k., që ka kërkuar miratimin e ndërtimit të hidrocentraleve “Gjorica” dhe “Çereneci” , me kapacitet prodhues deri në 2 MW, në lumin e Zallit të Bulqizës, pranë fshatrave Gjoricë e Poshtme dhe Gjoricë e Epërme, Bashkia Bulqizë, Qarku Dibër.

“Rajfi” sh.p.k është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar me objekt të aktivitetit: Në fushën e investimit, projektimit dhe ndërtimit të objekteve të ndryshme publike dhe private, transportim, magazinim, përpunim dhe tregtim me shumicë e pakice dhe import eksport të mallrave të ndryshëm ushqimore blegtorale por jo vetëm.

Gjatë vitit 2017 ka një vërshim të aplikimeve dhe miratimeve për hidrocentrale me kapacitet të instaluar nën 2MË. E ndërsa vite më parë fokusi ka qenë tek hidrocentralet me kapacitet të lartë duket se “shterimi” i opsioneve të kësaj natyre ka zhvendosur vëmendjen tek përrenjtë. Ajo që ngre pikëpyetje është ndikimi që mund të ketë kjo politikë tek flora dhe fauna në këto zona.

Revista Monitor,  11.07.2017

Gjatë këtij viti ka pasur një tendencë në rritje nga kompanitë që aplikojnë pranë Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë për hidrocentrale me kapacitet deri në 2 megavat.

Këto hidrocentrale nuk konsiderohen si koncensione dhe kompanitë në bazë të dokumentacionit të kërkuar mund të fitojnë të drejtën e ndërtimit. Vetëm në datat 19 dhe 20 dhjetor pranë Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë janë paraqitur tre aplikime për ndërtime hidrocentralesh.

E para është bashkimi i shoqërive “Fatjon” sh.p.k. dhe “Rruga Ura Asfaltim nr. 2 Elbasan” sh.a. në lidhje me hidrocentralin Kulota në përroin e Buzëmadhes në Kukës. Aplikimi i dytë është bërë nga “Diezela” sh.p.k. për ndërtimin e hidrocentralit Ljusa në pellgun ujëmbledhës të përroit Zalli i Madh në qarkun e Dibrës.

Aplikimi i tretë është bërë nga “INVICTUS” SH.P.K.,për miratimin e  e ndërtimit të hidrocentralit “KALAJA”, me kapacitet prodhues nën 2 MW, në rrjedhën e poshtme të lumit të Erzenit  në Tiranë. Për të gjithë aplikimet lihet në dispozicion një periudhë prej 8 ditësh për objeksionet dhe më pas  ministria bën shpalljen e saj.

Scan TV,  24.12.2016

Qeveria e Kosovës edhe zyrtarisht ka aplikuar për përfshirje në rrjetin e Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP), shkruan sot Koha Ditore.

Ky projekt ka paraparë ndërtimin e tubacionit të gjatë 878 kilometra, që do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Denizit II, në Azerbajxhan (rajoni Kaspik). Lajmin për aplikimin e ka dhënë ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.

Ndërsa, më shumë hollësi ka dhënë zyra për informim e kësaj ministrie.

“Republika e Kosovës ka aplikuar bashkërisht me Republikën e Shqipërisë për përfshirje e projektit të Gazsjellësit Shqipëri-Kosovë, në Listën e Projekteve me Interes për Komunitetin e Energjisë (PECI – listës 2016)”, thuhet në përgjigjet e ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Në MZHE kanë thënë se hyrja e këtij projekti në kuadër të listës PECI-2016 ka përparësi të mëdha për Kosovën dhe nëse do të kualifikohet për të hyrë në Listën PECI-2016, automatikisht do të trajtohet si projekt me prioritet.

Nëse gjithçka shkon sipas planifikimit fillestar, afati i realizimit të projektit është parashikuar të jetë deri në fund të vitit 2022.

Telegrafi,  28.04.2016

Gjithashtu, pritet dorëzimi i kërkesave edhe nga KESH dhe OSHEE. ERE do të vendosë për çmimin, pas dorëzimit të të gjithë kërkesave…

Paraditen e sotme është bërë e ditur se OST (Operatori I Sistemit të Transmetimit) aplikoi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Mësohet gjithashtu se ka dorëzuar kërkesën e saj pranë Entit Rregullator të Energjisë. Kërkesa konsiston në një rritje prej 10 % të tarifës së transmetimit. Gjithashtu, pritet dorëzimi i kërkesave edhe nga KESH dhe OSHEE. ERE do të vendosë për çmimin, pas dorëzimit të të gjithë kërkesave.

Revista Monitor, 25.09.2014