info@energjia.al

Pas 11 seancash Gjykata Administrative ka nisur në themel gjykimin e padisë së banorëve të fshatit Dragoni në Tropojë të cilët kundërshtojnë ndërtimin e hidrocentralit.

Seanca e radhës për këtë gjykim do të mbahet më 27 tetor aty ku pritet që të verifikohen në proces gjyqësorë lejet e lëshuara nga institucionet shtetërore për ndërtimin e Hecit në Tropojës.

Shqiptarja.com  11.10.2017

Gjykata Administrative rrëzon kërkesën për pezullimin e punimeve për ndërtimin e HEC-t në Valbonë.

Trupa gjykuese hodhi poshtë kërkesën e shoqatës ‘Toka’ dhe banorëve të zonës për pezullimin e punimeve dhe vendosi shqyrtimin në themel të çështjes.

Por rrëzimi i kërkesës së kompanisë dhe legjitimiteti i vijimit të procesit gjyqësor ka lënë të pakënaqur palën paditëse. Avokati i banorëve u shpreh për mediat se:

“Do e ankimojmë vendimin. Është i padrejtë. Kemi paraqitur prova, raporti i vlerësimit do të jetë më vonë.Çdo punim është në shkelje të ligjit. Është zonë e mbrojtur. Jemi përballë me mohimin e institucionit për vënien e infomacionit në dispozicion”.

 Seanca e radhës për HEC-in e Valbonës u caktua në datën 14 qershor.

Ora News,  02.06.2017

Në zbatim të ligjit nr.10463 datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”,dhe VKM nr.765 datë 07.11.2012 “Për miratimin e rregullave për grumbullimin e diferencuar dhe trajtimin e vajrave të përdorur”, Task – Forca e MMPAU në zbatim të Urdherit të Ministrit Mjedisit nr.215, datë 20.03.2013 “Për ushtrimin e kontrollit ndaj aktiviteteve të operatoreve ekonomike dhe shoqërive koncensionare që gjenerojne grumbullojnë, transportojnë, trajtojnë dhe riciklojnë vajra të përdorur” konsatoi nje sere problematikash dhe vendosi:
- Gjoba me 500 mije leke per 11 subjekte, te cilet merren me riciklimin, perpunimin dhe grumbullim, gjenerimin e vajrave te perdorur dhe mbetjeve portuale
- Pezullim dhe standartizim te lejes mjedisore per 14 subjekte te cilet merren me riciklimin, perpunimin dhe trajtim te vajrave te perdorur dhe mbetjeve portuale
- Heqje te lejes mjedisore per 2 subjekte te cilet jane pajisur me leje mjedisore dhe nuk kane ushtruar aktivitet prej me shume se dy vjetesh
Ministria e Mjedisit ben me dije se nen shqyrtim te rrepte jane 18 shoqeri te trajtimit te vajrave dhe te gjithe gjeneruesit e vajit te perdorur, perfshire edhe importuesit. Ne kete kontekst, ne rast te gjetjes se fajtor te ketyre shoqerive, do te kerkohet ne menyre te menjehershe dhe te parevokueshme pezullim I aktivitetit te tyre.
Rikthejme edhe nje here ne vemendje se VKM nr.765 datë 07.11.2012 “Për miratimin e rregullave për grumbullimin e diferencuar dhe trajtimin e vajrave të përdorur” detyron te gjitha importuesit te pajisen me license 3/2 B, me autorim dhe leje mjedisore, si dhe me nje kontrate sherbimi me menaxhuesit e licensuar.

energjia.al, 26.04.2013

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth ka përshëndetur sot miratimin e ligjit për Gjykatën Administrative në parlamentin e Shqipërisë.
Sipas tij ligji pritet të fuqizojë sistemin e drejtësisë në vend dhe të përmirësojë aksesin e qytetarëve dhe bizneseve në drejtësi, si dhe të mundësojë veprime procedurale dhe gjykime më të shpejta.
Gjithashtu ambasadori vlerëson se projektligji u përmirësua ndjeshëm në krahasim me vitin 2010, kur u paraqit për herë të parë në komisionin parlamentar të ligjeve. Përmirësimet ishin, në një shkallë të madhe, rezultat i konsultimeve publike me aktorët e interesuar.
“Kjo, së bashku me një atmosferë pune konstruktike në komision, është një faktor nxitës për reforma të mëtejshme dhe për veprimtarinë e Kuvendit”, ka dekalruar Wollfarth.

TV Ora News, 03.05.2012

“Gjykata Administrative e Tiranës është në proces tenderimi nga zyra e administrimit të buxhetit gjyqësor dhe sipas parashikimeve pritet të përfundojë deri në fund të këtij viti, po ashtu edhe Gjykata e Apelit Administrativ për Tiranën”, – tha dje ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi, i cili shpjegoi procedurat e krijimit të kësaj gjykate. “Ndërkohë që do të rishikohet edhe vendosja e 5 gjykatave të tjera në hapësirat përkatëse. Fillimi i vitit të ardhshëm, janari apo shkurti saktësojnë edhe procedurën e fillimit të funksionimit të gjykatave administrative. Por kjo është pjesa e infrastrukturës”, – tha ministri. Ai shtoi se sipas parashikimeve ligjore dhe asaj që u diskutua në komisionin e Ligjeve, pritet që të krijohen 6 gjykata të nivelit të parë, një gjykatë apeli dhe një kolegj i lartë administrativ. “Ka dy momente për fillimin e punës së gjykatave administrative; i pari është hyrja në fuqi e ligjit, dhe momenti i dytë është momenti kur do të fillojë të funksionojë Gjykata Administrative”, – tha kreu i Drejtësisë. Halimi theksoi se kjo është parashikuar që të bëhet me dekret të Presidentit dhe me propozim të ministrit të Drejtësisë, i cili do të shikojë dhe do të marrë përsipër edhe zgjidhjen e infrastrukturës se ku do të vendoset kjo gjykatë. Ai tha se drafti që kalon në parlament ka të bëjë me krijimin e trupës gjyqësore të Gjykatës Administrative, e cila do të jetë nga gjyqtarë që janë aktualisht në detyrë, pra nuk do të ketë prurje të reja nga gjyqësori apo jashtë gjyqësorit, por do të jenë gjyqtarët që janë aktualisht, të cilët do të shprehin dëshirën për t’u bërë pjesë e Gjykatës Administrative, do t’i nënshtrohen një provimi dhe vetëm në bazë të vlerësimit të provimit ata do të marrin emërimin. “Ky ishte konsensusi që u arrit në komisionin e Ligjeve. I gjithë ky proces gjatë këtyre muajve do t’i shërbejë hapjes së gjykatave administrative, fillimit të funksionimit të tyre, që unë besoj se do të jetë në fillim të vitit të ardhshëm, rreth muajit janar të 2013-ës”, – tha ministri. Afërsisht, nga ato pjesë të raportit dhe studimit që janë kryer nga ‘Euralius’ parashikohet që Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë të ketë një numër prej 14-18 gjyqtarësh. Gjykata e Shkallës së Dytë e Apelit do të ketë 6-8 gjyqtarë dhe pastaj është një studim i ‘Euralius’-it, i cili do të përfundojë sot lidhur me numrin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë. Numri i gjyqtarëve për Gjykatën e Lartë Administrative do të bëhet i ditur ditën e hënë në komisionin e ligjeve dhe kjo do të kalojë në paketë edhe për Gjykatën Administrative. Ndërkaq, për Gjykatën e Lartë ky është një proces i rëndësishëm dhe i mirëmenaxhuar nga të gjitha palët, pasi kemi pasur dhe një konsulencë jashtëzakonisht profesioniste, siç janë ekspertët e BE-së.

Gazeta Mapo, 29.04.2012

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore vendosi dje masa administrative për 67 subjekte minerare. Grupi i punës i ngritur pranë këtij institucioni, pasi ka shqyrtuar dokumentacionin që këto subjekte kanë paraqitur pranë AKBN-së, konstatoi disa shkelje që lidhen me moszbatimin e ligjit minerar. 64 subjekte nuk kanë paraqitur planin vjetor të punës dhe informacionin vjetor financiar; dy subjekteve u ka mbaruar afati i lejes minerare dhe nuk kanë paraqitur pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore asnjë dokumentacion. Ndërsa për një tjetër subjekt është propozuar revokimi i lejes minerare, për shkak se që nga marrja e lejes minerare nuk ka paraqitur asnjë lloj dokumentacioni.
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore bën me dije se subjektet e gjobitura, menjëherë pasi të vihen në dijeni të këtij njoftimi duhet të fillojnë procedurat për të paguar detyrimet dhe të merren masa, në mënyrë që veprimtaria minerare e tyre të jetë në përputhje me plotësimin e detyrimeve dhe kërkesave ligjore në fuqi.

Gazeta Mapo, 02.11.2011