Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Energjia e Rinovueshme dhe Shqipëria – Analizë e Përgjithshme

Libri synon të japin një panoramë të plotë ligjore ndërkombëtare dhe kombëtare mbi sektorin energjetik, konkretisht energjinë e rinovueshme. Trajtimi i aspektit ligjor të këtij sektori, synon në thelb informimin në shërbim të ndërveprimit më të efektshëm ndërmjet sektorit publik dhe atij privat.nnLibri pasqyron përkufizimin se çfarë është energjia e rinovueshme, nga cilat burime prodhohet ajo, duke u thelluar në rëndësinë që ajo zë në politikat botërore të energjisë. Njëkohësisht, i vihet theksi dhe ndryshimit të pashmangshëm të fizionomisë së ekonomisë botërore, në funksion të menaxhimit të pamjaftueshmërisë së burimeve energjetike dhe nevojës për të mos shkaktuar pasoja të padëshiruara në klimë. Trajtimi i zhvillimit kronologjik të përpjekjeve për ndërtimin e kornizave të përshtatshme ligjore ndërkombëtare, për mbajtjen nën kontroll të ndryshimeve klimaterike, si dhe gërshetimin e kësaj përpjekje me ndërtime politikash energjetike, për një zhvendosje drejtë “energjisë jeshile”, shfaq në përmasa alarmante, kërkesën në rritje për energji, si për vendet e zhvilluara ashtu dhe për ato në zhvillim.nnKreu mbi Shqipërinë, është i ndarë në dy drejtime; potenciali energjetik i vendit tonë dhe korniza ligjore që mundëson zhvillimin dhe shfrytëzimin e këtij potenciali energjetik. Një pjesë të rëndësishme të analizës e zë anëtarësimi i vendit tonë në Komunitetin e Energjisë. Shpjegohet gjithashtu, se në ç’masë i ka përmbushur Shqipëria angazhimet e ndërmarra në kuadër të Traktatit dhe cilët janë faktoret që kanë penguar përmbushjen e reformave ligjore. Njëkohësisht, është synuar të trajtohet nën një aspekt praktik, modeli i kontratës koncesionare të tipit BOT (Eng: Build-Operate-Transfer/Ndërto-Puno-Transfero).nnDuke qenë se bota ndodhet në një fazë delikate, spostimi drejtë energjisë së rinovueshme duhet të shkojë në kahe vektorialisht të njëjta, qoftë me zhvillimin e qëndrueshëm të shteteve, ashtu dhe me kërkesat dhe nevojat në rritje për ushqim të popullsisë botërore. Vendi ynë duhet të jetë i përgatitur për veprime konkrete. Ky libër është i përshtatshëm për ekspertët e fushës por dhe për studiues të rinj, që kërkojnë të marrin informacion të përgjithshëm mbi mënyrën sesi ndërvepron ligjërisht tregu energjetik në vendin tonë. Ky punim gjendet në bibliotekën kombëtare dhe libraritë e qytetit.nnPlejad, 2012nnAutore: Dorina DAJA; Recensues: Kujtim PROSEKUnnenergjia.al  27.11.2013

Autori:

Dorina DAJA

Link