Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shoqata e Bankave promovon Kredinë për Eficencën e Energjisë

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) organizon eventin “Promovimi i faqes së internetit për Eficencën e Energjisë”, që do të mbajet ditën e martë, më datë 18 dhjetor 2012, ora  10:00 a.m, në hotel “ Sky Tower”,  në bashkëpunim me IFC, për promovimin e faqes së internetit për Eficencën e Energjisë dhe Kredinë për Eficencën e Energjisë.
Bankierë dhe përfaqësues të bizneseve ofrues të produkteve të eficencës së energjisë do të jenë pjesmarrës në prezantim.
Draft Axhenda:
Hapja:
zj. Endrita Xhaferaj , Sekretare e Përgjithshme e Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB)
zj. Bajame Sefa, Operations Officer, IFC (Financial Markets Advisory Services – Southern Europe & Central Asia )
Prezantime nga:
– IFC
– Bankat
– Kompani të cilat ofrojnë produkte të veçanta të Eficencës së Energjisë
– Disktutime
– KOKTEIL
Për më më shumë informacion për këtë produkt, klikoni në linkun më poshtë:
http://www.aab.al/edu/ee/index.php
Konfirmimi i pjesmarrjes jo më vonë se 17 Dhjetor, 2012, në adresën e  emailit: eftali.peci@aab-al.org ose tel: (04)  2280 371/2, 2280 359.

energjia.al, 17.12.2012