info@energjia.al

Ç’farë është saktësisht Gazi Natyror?

Ky artikull është menduar si një udhërrëfyes informativ për të ndihmuar në sqarimin se c’farë është gazi natyror. Pra, le të sqarojmë saktësisht se ç’farë është gazi natyror.

Gazi natyror është një burim i karburantit i përbërë kryesisht nga metani. Ai është gjetur shpesh që lidhet me karburantet fosile të tjera, në shtretërit e qymyrit, si metanet clathrates dhe është krijuar natyralisht në një proces biologjik nga “organizmat metanogjenike” në mjedise të tilla si moçale, vende grumbullimi mbeturinash dhe këneta.

Gazi natyror, nga disa kimistë standartë, mund të konsiderohet si një burim karburanti pothuajse jointeresant dhe tejet i thjeshtë. Megjithatë, shumë prej nesh që janë në kërkim të një burimi të madh të energjisë të besueshme, në fakt e gjejmë “gazin” mjaft interesant. Së pari “gazi” është plotësisht pangjyrë, pa formë dhe pa erë në formën e tij më të pastër.

Gazi ndizet shumë shpejt dhe kur digjet në mënyrë efektive, jep një sasi jashtëzakonisht të madhe energjie! Ndryshe nga karburantet e tjera fosile, ai digjet në mënyrë shumë të pastër dhe lëshon çuditërusht nivele shumë të ulëta të mbeturinave dhe derivateve të tjerë potencialisht të dëmshme në ajër.

Në industrinë e energjisë, “gazi natyror” shpesh referohet thjesht si “gaz”, por mos u ngatërroni me termin “natyror”! Në mënyrë që gazi natyror të përdoret si karburant, ai duhet t’i nënshtrohet përpunimit të gjerë për të hequr pothuajse të gjithë elementet e tjerë të krijimit të tij, përveç metanit.

Disa nga nënproduktet e vlefshme që dalin nga procesi i përpunimit përfshijnë: butanin, etanin, pentanin, propanin si edhe disa hidrokarbure me peshë molekulare të lartë, squfurin, dhe në disa raste, heliumin dhe azotin.

Shumica e ekspertëve të energjisë janë dakord se gazi natyror është një lojtar i madh dhe konsiderohet si një pjesë shumë jetësore për të gjithë aktualitetin e deri tanishëm të botës, si edhe burim i furnizimit me energji në një periudhë afat-shkurtër dhe afat-gjatë. Është patjetër një nga burimet e energjisë të disponueshme më të pastra, më të sigurta dhe me përdorimin më të dobishëm në planetin tokë.

Megjithatë, pavarësisht nga rëndësia e tij si një pjesë e madhe e strategjive tona afat gjata të energjisë, ka shumë keqkuptime në lidhje me gazin natyror. Është e rëndësishme që të merren në konsideratë të gjithë rrethanat përpara se të marrim ndonjë vendim serioz rreth politikës së energjisë dhe investimeve që ja vlen me të vërtetë për t’u shqyrtuar seriozisht.

Një pikë e zakonshme e konfuzionit është termi “gaz” në vetvete. Fjala “gaz” ka përkufizime dhe përdorime të ndryshme. Për shembull, në Amerikë kur mbushet serbatori i makinës me atë që zakonisht i referohet si gaz apo benzinë, në të vërtetë flitet për benzinë, e cila është një lëndë djegëse fosile të një natyre jashtëzakonisht të ndryshme. Gjithashtu, i ashtuquajturi “gaz” që ne e përdorim për të bërë barbekju tonë është në të vërtetë gaz propan, i cili, siç u tha më herët, është një nënprodukt i rafinimit të gazit natyror, por jo gaz natyror në vetvete.

Gazi natyror gjendet në rezervuare poshtë sipërfaqes së tokës dhe shpesh është zbuluar në xhepa të mëdha në afërsi të depozitave të naftës. Prandaj, kompanitë që kërkojnë për të shpuar për naftë janë shumë të kujdesshme që të kërkojnë në mënyrë specifike për ndonjë dëshmi të rezervuarëve të gazit natyror në zonë, duke përdorur një koleksion të një teknologjie tepër të ndjeshme dhe të sofistikuara që mund të zbulojë ekzistencën e gazit në çdo vend.

Menjëherë sapo zbulohet një depozitë e mundshëm nga një ekip i koordinuar i gjeologëve dhe gjeofizikantëve të eksplorimit, formohet pastaj një ekip ekspertësh shpimesh për të filluar shpimin në vendin ku besohet (shpresohet) të jetë gazi natyror. Kjo mund të ndodhë në tokë ose në det të hapur.

Pasi gazi është nxjerrë në mënyrë efektive, atëherë ai transportohet në një rafineri për të ndarë elementët e tjera dhe për të hequr papastërtitë të tilla si ujë, gazra të tjera, rërë, materiale të ndryshme, elementet dhe komponimet.

Gjatë rafinimit, veçohen disa hidrokarbure dhe shiten veç e veç, përfshirë propanin, butanin, dhe sulfidin e hidrogjenit, që përdoret për të prodhuar squfur. Pastaj, gazi natyror i rafinuar transmetohet përmes një rrjeti tubacionesh dhe dërgohet në “pikën e tij fundore” të përdorimit.

Gazi natyror vazhdon të luajë një rol gjithnjë e më të madh në përmbushjen e nevojave tona të zgjeruara për energji. Aftësia jonë për ta rafinuar dhe shfrytëzuar në mënyrë më efikase do të na ndihmojnë për të na siguruar një jetë më të mirë duke pasur parasysh fushat e “mbi-ngarkuara” të naftës.