Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Editorial: Implikimet e vizites se sotme ne Shqiperi te Presidentit te Socar!!!

Presidenti i kompanise shteterore Socar (State Oil Company of Azerbaijan Republic) viziton sot per here te pare (te pakten zyrtarisht) Shqiperine, duke shenuar praktikisht viziten me te rendesishme vitet e fundit nga presidente kompanish gjigande.

Z. Rovnag Ibrahim Abdullayev pritet qe te kete takime shume te rendesishme ne Shqiperi, me ne krye ate me Kryeministrin Berisha. Megjithese vleresohet se tema kryesore do te jete projekti TAP, ajo qe pritet me interes do jete ajo qe (nuk) do te thuhet publikisht ne fund te takimeve. 

Eshte bere tashme publik ne media fakti qe Socar ka shprehur interes per te blere 20% te aksioneve te TAP, duke u bere pronare jo vetem e vendburimit Shah Deniz 2 por dhe e rrugeve te transportit te gazit natyror. Sidoqofte, ekzsitojne mundesi qe Socar te investoje direkt ne Shqiperi.

Kryeministri Berisha ne takimet e tij te dates 08 prill 2013 dhe 09 shkurt 2012 ne Baku, i ka ftuar drejtuesit e larte te Socar per te investuar ne Shqiperi jo vetem ne fushen e gazit por dhe ne nafte dhe energji.

Investimet e mundshme te Socar ne Shqiperi

1. Gazifikimi i Shqiperise. Kryeministri Berisha ne vizitat e tij i ka ftuar perfaqesuesit e Socar per “hartimin e një masterplani për gazifikimin e të gjithë territorit të Republikës, sikurse edhe në ndërtimin e rrjetit shpërndarës të gazit ne vend e në rajon“. Eksperienca e gjere e Socar do te ishte nje avantazh shume i madh per Shqiperine, si i vetmi vend (+Kosoven) ne Europe pa nje sistem shperndarje/furnizimi me gaz natyror.

2. Privatizimi i Albpetrol. Ne takimin e tij te dates 09 shkurt 2012 Berisha i ftoi Azeret e Socar “për të marre pjesë në privatizimin e kompanisë shqiptare Albpetrol“, duke pasur parasysh se procesi i privatizimit te kompanise shqiptare nuk kishte filluar akoma. Meqenese privatizimi deshtoi, ky opsion mbetet akoma i vlefshem. 

3. Investime ne rafinimin e naftes bruto. Socar mund te investoje ne sektorin e rafinimit te naftes bruto ne Shqiperi, duke pasur parasysh se prodhimi i naftes bruto ne Shqiperi pritet te kaloje shifren prej 1 milion tone/vit.

4. Investime ne nxjerrjen e naftes bruto. Gjithashtu Socar mund te tregoje interes per te marre me koncesion blloqet e lira te naftes ne Shqiperi, ku vecohen Blloqet 4, 5 dhe Dumreja (blloqet e lira nga ikja e Sky Petroleum). Gjithashtu Socar mund te bleje aksionet e ndonje shoqerie te huaj qe operon ne Shqiperi ne nxjerrjen e naftes, veprime qe kane ndodhur shpesh se fundmi (blerja e Sherwood nga Bankers, blerja e Island Oil & Gas nga San Leon Energy, blerja e IEC Visoka nga Trans Oil Group dhe blerja e 75% te Blloqeve 2-3 te Petromanas nga gjigandi Shell).

5. Investime ne sektore te tjere. Shqiperia pervec gazit dhe naftes, ka dhe potenciale shume te medha dhe ne sektorin e energjise, per te cilin Berisha i ka ftuar azeret e Socar “për të investuar në fushën e energjisë së rinovueshme“. Por ajo qe pak dihet eshte fakti qe Socar, nepermjet kompanive ne pronesi te tij, investon dhe ne fusha te tjera. Vetem nje jave me pare, fqinji jone Mali i Zi njoftoi se Socar (nepermjet filialit te tij Azmont Investments) do te investoje plot 500 milion euro per te ndertuar resortin One & Only, i pari ne llojin e tij ne Europe. Pra Shqiperia mund te shfrytezoje dhe kapacitetet e tjera qe disponon, si psh turizimin, ne menyre qe te terheqe investimet e gjigandit azer.

Ajo qe eshte e sigurte eshte fakti qe nje investim i kompanise shteterore azere Socar do te ndryshonte katerciperisht tregun shqiptar te hidrokarbureve, i cili ka nevoje te deshperuar per investitore strategjike. 

energjia.al, 23.07.2013