Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bombalat e gazit 5kg nuk duhet të rimbushen

Përdorimi i bombolave të gazit gjatë sezonit të dimrit shtohet ndjeshëm, duke u bërë shkak dhe për shpërthime zjarri.

Kreu i shërbimit zjarrfikës, Shkëlqim Goxhaj i bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes me përdorimin e gazit të lëngshëm, bombolat 5kg nuk duhet të rimbushen.

“Bombolat që përdorin në banesat e tyre gjithmonë duhet të kolaudohen. Ndërrimi i bombolave duhet të bëhet nga specialistë të mbushjes së bombolave jo nga vet qytetarët. Bombolat e kampingut asnjëherë nuk duhen të rimbushen. Bombolat e kampingut janë për tu përdorur për aq kohë sa janë të mbushura me gaz dhe me mbarimin e gazit ato bombola nuk duhet të rimbushen, nuk duhet të përdoren më. Pothuajse mbi 90% të rasteve të shpërthimit të gazit në banesa ka ardhur nga këto bombola”-u shpreh kreu i zjarrfikësve.

Sipas Goxhajt, një ndër shkaqet e zjarreve gjatë sezonit të dimrit janë dhe kasetat elektrike. Kjo pasi në dimër vihen në punë të gjitha pajisjet elektroshtëpiake, duke shkaktuar mbinxehje të sistemit, e si rrjedhojë bëhen shkaktarë të zjarreve. Goxhaj tha se shërbimi zjarrfikës duhet të ketë një numër më të lartë punonjësish. Ai ka sqaruar se për tu bërë pjesë e shërbimit zjarrfikës aplikuesit duhet të plotësojnë disa kritere.

“Në bashkinë e Tiranës kemi 116 zjarrfikës. Më ligjin e ri për shërbimin zjarrfikës duhet që ky numër të jetë edhe pak më i madh. Për t’u bërë pjesë e këtij shërbimi duhet të kesh arsim, të paktën arsim të mesëm, duhet të jesh nën moshën 30 vjeç, gjithashtu duhet të kesh dhe të dhëna të mira fizike”-tha Goxhaj

Kreu i shërbimit zjarrfikës thekson se duhet të ketë një shkollë për shërbimin zjarrfikës, që të jetë e veçantë, jo me institucione të tjera si Policia Shtetit dhe Forcat e Armatosura.

“Unë jam i idesë që shërbimi zjarrfikës duhet të ketë një shkollë, të jetë shkollë për shërbimin zjarrfikës dhe kjo shkollë duhet të jetë e veçantë, nuk duhet të jetë me institucione të tjera të Policisë së Shtetit ose të Forcave të Armatosura. Mendoj që karriera për punonjësit e shërbimit zjarrfikës duhet bërë brenda shërbimit”-u shpreh Shkëlqim Goxhaj

Në Tiranë janë 116 zjarrfikës, të cilët çdo ditë bëjnë përgatitje fizike nga ora 09:00-10:30 të mëngjesit.

Shqiptarja.com  11.11.2019