Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ja cilët janë sektorët kryesorë të punës në industrinë e energjisë së rinovueshme

Ndërkohë ku mjaft biznese po arrijnë të zvogëlojnë besimin ndaj karburanteve fosile në mjedis, shumë prej tyre janë kthyer në burime të rinovueshme të energjisë. Vetëm gjatë vitit 2018, njëmbëdhjetë milion njerëz kanë punuar në energjinë e rinovueshme, kjo sipas analizës së nxjerrë së fundmi nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë së Rinovueshme (IRENA).

E cila kjo shfaq një rritje prej 700,000 në krahasim me atë të vitit 2017, ndërsa 10.3 milion njerëz kanë punuar në këtë sektor. Sipas CNBC -së, “Energjia e Rinovueshme” hedh një vështrim në pesë teknologjitë më të mira që përdorin këta punonjës të energjisë së pastër, sipas Rishikimit Vjetor të Energjisë së Rinovueshme dhe Punëve të nxjerra nga IRENA.

Ngrohje / ftohje diellore – 801.400 

Azia përfaqëson një pjesë të madhe të punëve të ngrohjes dhe ftohjes diellore në botë, rreth 711,000 njerëz të cilët kanë qenë të punësuar në këtë sektor vitin e kaluar, sipas shifrave të nxjerra nga IRENA. Organizata vlerësoi gjithashtu se kishte 12.100 punëtorë të ngrohjes dhe ftohjes diellore në SH.B.A.

Energjia e erës – 1.16 milion

Më shumë se 1.1 milion njerëz kanë punuar në energjinë e erës në vitin 2018. IRENA tha se 44% e punëve të energjisë së erës u shfaqën në Kinë, duken lënë pas Gjermaninë dhe SH.B.A –në. IRENA tha se sektori në det të hapur “mund të jetë një mundësi veçanërisht tërheqëse për të rritur kapacitetet e vendit dhe për të shfrytëzuar të gjithë industrinë e naftës dhe të gazit”.

Hidrocentrali – 2,05 milion

Duke punësuar më shumë se 2 milion njerëz në vitin 2018, hidrocentralet zënë vendin e tretë në listë. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë përshkruan hidrocentralet si burimi më i madh i planetit të energjisë së rinovueshme, me më shumë se 1200 gigavat të kapacitetit të instaluar.

Karburantet e lëngshme – 2.06 milion

Raporti i IRENA zbuloi se, në të gjithë botën, punët e biokarburantit të lëngshëm u rritën me rreth 6% në vitin 2018. Brazili ishte punëdhënësi më i madh në këtë fushë, duke zënë rreth 832,000 vende pune.

Fotovoltaik diellor – 3.61 milion

Sektori diellor fotovoltaik punësoi pak më shumë se 3.6 milion njerëz në vitin 2018, sipas IRENA. Punët në këtë zonë kanë pësuar një rritje në Indi dhe Brazil vitin e kaluar, tha IRENA, megjithëse pati një rënie të punëve në Kinë, SH.B.A, Japoni dhe Bashkimin Evropian. Teknologjia fotovoltaike i referohet një mënyre të shndërrimit të drejtpërdrejtë të dritës nga dielli në energji elektrike dhe përdoret në fermat diellore në të gjithë botën.

Scan  08.08.2019