Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Eurostat: Të varur nga energjia elektrike për gatim e ngrohje

Gjysma e energjisë që konsumojnë shqiptarët shkon për të ngrohur ujin dhe për të gatuar, si asnjë vend tjetër në europë.

Më saktësisht, konsumi i energjisë për janë familje shqiptare, sipas të dhënave më të fundit të Eurostat ndahet kështu: 31.7% për ngrohjen e ambientit, 5.5% për ftohjen e ambientit, 21.4% për ngrohjen e ujit, rekord europian ky, 29.8% për gatim, të dytët në europë pas Portugalisë, si dhe 11.7% për ndriçim dhe pajisjet e tjera shtëpiake. Me energji nuk i referohemi vetëm energjisë elektrike, pro çdolloj burimi që prodhon energji për konsum familjar.

Sa i përket energjisë elektrike, ajo zë vetëm 51% të totalit të energjisë që konsumon janë shqiptar mesatar. Kjo është norma e 3-të më e lartë në Europë. 21% e energjisë vjen nga nafta dhe produktet hidrokarbure dhe 27% nga të rinovueshmet. Shqipëria ka gjithashtu ndër normat më të larta në Europë të përdorimit të energjisë elektrike për t’u ngrohur, për të gatuar si dhe për të ngrohur ujin. Organizma të ndryshëm ndërkombëtare, vazhdimisht kanë ngritur si shqetësim, varësinë e lartë të vendit tonë ndaj energjisë elektrike.

Scan,  20.06.2019