Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE: Punime në disa zona të kryeqytetit

Operatori i Sistemit te Transmetimit ka njoftuar se për shkak të punimeve në nënstacionin ‘Tirana 1’ në Zogun e Zi do të ketë shkëputje të energjisë sot, me datë 17 maj.

Sipas OST energjia do të shkëputet nga ora 08:00 dëri në orën 16:00. Zonat që do të mbeten pa energji janë Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, pallatet pranë karburant “Kastratit” tek Zogu i Zi, rruga “Artan Lenja”, pranë ish-fushës së Aviacionit, Lapraka, rrugët “Pandi Dardha”, “Mati Logoreci”, “Vangjel Noti” dhe zona rreth Spitalit Ushtarak.

energjia.al  17.05.2019