Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rregulla të reja për gazsjellësit nga vendet jo anëtare të BE-së

Deputetët e Parlamentit Europian pritet të votojnë të enjten një rregullore të re për tregun e gazit të BE-së për gazsjellësit që vijnë nga vendet jo anëtare, përfshirë Nord Stream 2, i cili lidh Rusinë dhe Gjermaninë.

Pjesët e këtyre gazsjellësve që janë në territorin e vendeve të BE-së, do të duhet të plotësojnë kërkesat që aktualisht aplikohen në tubacionet e brendshme të BE-së, thuhet në njoftimin zyrtar të Parlamentit Europian.

Kjo do të thotë që duhet të ketë një ndarje të furnizimit dhe prodhimit të gazit nga biznesi i transmisionit, operatorëve të tjerë duhet t’u lejohet qasja në kapacitetin e gazjsellësit, ndërkohë që duhet të ketë një rregullore transparente të tarifave të transitit. Përjashtimet janë të mundshme, por kjo vlen vetëm nëse miratohet nga Komisioni Europian.

Shumë vende të BE-së kryesisht varen nga importet e gazit. Më shume se 70% importohet dhe kjo shifër pritet të rritet akoma më tej. Rusia është furnizuesi më i madh me 47% të totalit, ndjekur nga Norvegjia me 34%, Algjeria dhe Libia së bashku 8.6%.

Rruga kryesore e furnizimit me gazin rus është Ukraina që mbulonte pothuajse gjysmën e totalit të importeve nga Rusia, pasuar nga Bjellorusia që mbulon rreth 20% të gazsjellësit Nord Stream 1 (30%).

Scan,  04.04.2019