Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ndryshon llogaritja e rentës minerare

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka nxjerrë për konsultim publik një projektligj mbi regjimin fiskal në sektorin hidorkarbur, duke përcaktuar sesi do të funksionojë përllogaritja dhe mbledhja e taksës së rentës minerare, duke e zhvendosur në këtë mënyrë nga ligji i taksave kombëtare. Sipas projektligjit, renta do të llogaritet duke aplikuar një normë prej dhjetë për qind të vlerës së tregut të naftës së nxjerrë.

Ndërkohë që, për qëllime të llogaritjes së saj, vlera e tregut e naftës së nxjerrë është çmimi me të cilin nafta shitet, duke zbritur  kostot e shkaktuara përtej pikës së lëvrimit.  Por, nëse vlera e tregut është më e ulët sesa çmimi që do të caktohej ndërmjet palëve të pavarura për një shitje në pikën e lëvrimit, çmimi përcaktohet duke zbatuar rregullat e transferimit të tij. Nga ana tjetër, ligji i ri përcakton  se kjo taksë duhet të paguhet nga mbajtësi i të drejtës hidrokarbure brenda datës 15-të të muajit të ardhshëm kalendarik.

Nevoja për këto ndryshime, sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë ka ardhur pas një vlerësimi teknik dhe krahasuese të regjimit aktual fiskal nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili identifikoi natyrën hibride të regjimit dhe vështirësi të shumta me të. Grupi i FMN vlerësoi regjimin, veçanërisht në drejtim të sigurimit të përfitimit më të madh për vendin nga burimet e veta hidrokarbure, pa dekurajuar investimet në sektor.

Scan,  04.04.2019