Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tesla Modeli 3: Së shpejti, një version më i lirë

Ditën e sotme Tesla lancoi zyrtarisht versionin performancë të Modelit të saj 3 në Kinë.

Modeli 3 kushton rreth 83,142 dollarë. Një çmim shumë më i lartë se versioni i njëjtë në SHBA, sipas blogut Electrek. Në një njoftim për shtyp, Tesla tha se kishte filluar edhe marrjen e porosive për një version më të lirë, i cili do të fillojë nga 433,000 juan, ose rreth $ 64,289. I njëjti version në SHBA fillon me $ 51,000 për Electrek.

“Ardhja e këtij modeli siguron një tjetër zgjedhje me kosto efektive për konsumatorët kinezë” – tha kompania në njoftimin për shtyp. Tesla kohët e fundit njoftoi se në fabrikën e re në Shangai, ka në plan të ndërtojë modelet 3. Kjo do të ndihmojë në uljen e kostos së këtyre automjeteve në Kinë, ku ata aktualisht po përballen me tatime të larta të importit nga SHBA.

“Deri në fund të këtij viti, ne presim të prodhojmë Modelin 3 duke përdorur një linjë të prodhimit të plotë të automjeteve. Ne ndjehemi mjaft të sigurt në këtë pikë, të paktën për faktorët që kemi nën kontrollin tonë. Gjithashtu, ne mund të arrijmë prodhim voluminoz në Shanghai dhe kjo duhet të na lejojë të arrijmë në 10,000 automjete në javë ose ti afrohemi kësaj shume deri në fund të vitit “.-tha Elon Musk.

Scan,  02.02.2019