Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bullgaria planifikon ndërtimin e një gazsjellësi në Serbi

Operatori i sistemit të transmetimit dhe ruajtjes së gazit bullgar Bulgartransgaz ka pasur sukses në testin ekonomik të fazës së tretë të procedurës së hapur të tenderit për Projektin për Zhvillimin dhe Zgjerimin e Sistemit të Transmisionit të Gazit.

“Pas arritjes së rezultateve pozitive të testeve ekonomike, Bulgartransgaz mori vendimin për zbatimin e projektit, drejt kufirit bullgaro-serb, në përputhje me të cilin do të lidhë marrëveshje të detyrueshme me aplikantët të cilët kanë aplikacionet e paraqitura “ -thotë raporti. “Faza e tretë e testit për rezervimin e kapacitetit të gazsjellësit u përfundua me sukses. Tre kompani paraqitën kërkesa për rezervimin e vëllimeve të gazit.”

“Pas përfundimit të ndërtimit dhe instalimit të gazsjellësit, kompanitë e tjera do të jenë në gjendje të rezervojnë kapacitetet e gazsjellësit. Në këtë mënyrë, kërkesat e Komisionit Europian për qasje të lirë në tubacion dhe konkurrencë do të përmbushen” – tha ministri i Energjisë Temenuzhka Petkova, para deputetëve të komisionit përkatës të Asamblesë Kombëtare të vendit.

Shpenzimet e investimit parashikohet të arrijnë në 2,767,115,441 leva (rreth 1.4 miliardë euro). Fondet do të investohen në ndërtimin e infrastrukturës shtesë në përputhje me planet për zhvillimin e flukseve të reja të gazit në rajon.

Pjesa më e madhe e fondeve do të shkojnë në tubacionin e gazit me Serbinë me një gjatësi prej 484 km, ndërtimin e dy stacioneve të kompresorëve dhe një tubacioni të gazit 11.5 km nga kufiri bullgaro-turk në stacionin e kompresorit Stranzha. Fitimi vjetor i Bulgartransgaz është parashikuar të jetë 360 milionë lev, rreth 180 milionë euro, duke pasur parasysh zbatimin e suksesshëm të projektit.

Scan,  02.02.2019