Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta e shtrenjtë në Kosovë

Cmimet e naftës në Kosovë, për dallim nga viti i kaluar, këtë vit janë shumë më të larta.

Një litër naftë në Kosovë, tani ka arritur vlerën 1 euro e 21 centë, ndërsa ajo e benzinës kushton një cent më shumë.

Sipas qytetarëve, veturat sot shihen nevojë elementare, për këtë arsye ata kërkojnë që çmimet e naftës të zbriten.

Por ndryshe nga qytetarët mendon Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani.

Ai thotë që qytetaret e Kosovës  po shërbehen me çmimet me të lira në rajon.

Berjani, thotë se në kohën e fundit, ka pasur një rënie të lehtë tek çmimi i naftës, por sipas tij, çmimi do të qëndroj stabil.

E mendim të njëjtë me Berjanin, ka edhe ministri i tregtisë dhe industrisë, Endrit Shala.

Ai thotë se çmimi i derivateve diktohet nga  BERZA dhe organizata prodhuese OPEC, dhe se Kosova nuk ka ndonjë ndikim në këto organizata.

Shala thotë se ka angazhuar inspektoratin e ministrisë edhe në Veri të vendit.

Por, ndryshe mendon eksperti i ekonomisë, Ismet Mulaj.

Ai thotë se shtetet me ekonomi efikase, ne rast të ngritjes së çmimit të naftës, bëjnë lirimin e taksave.

Mulaj, shton se Kosova ka një model në rajon sa i përket çmimit të naftës.

Në fund, Mulaj pohon se kjo ngritje e çmimit ndikon drejtpërdrejt në jetën e qytetarit, dhe kjo gjë i dëmton edhe bizneset në Kosovë.

Monitor,  13.12.2018