Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Çmimet e naftës nën presion

Çmimet e naftës po gjenden nën presion edhe në sesionin e sotëm për shkak të shqetësimeve mbi ecurinë e tregut të aksioneve dhe dyshimeve se marrëveshja e OPEC për të ulur prodhimin nuk do jetë e mjaftueshme për të balancuar tregut.

Në anën tjetër, çmimet kanë gjetur një mbështetje të lehtë nga vendimi i Kompanisë Kombëtare në Libi, që njoftoi “force majeure” mbi eksportet e naftës nga fusha El Sharara, e cila ishte pushtuar nga grupet e milicisë. Kjo rafineri prodhon rreth 315 mijë fuçi në ditë. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 60 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 50.9 dollarë për fuçi.

Investitorët vijojnë të jetë të shqetësuar për mbi furnizimin e tregut dhe ngadalësimin e kërkesës për shkak të luftës tregtare SHBA-Kinë. Për këtë arsye, që nga fillimi i tetorit, çmimet e naftës kanë humbur rreth 1/3 e vlerës. Në tregu fizik të naftës, Kuvajti dhe Irani e reduktuan më tej çmimin për klientët aziatikë.

Çmimet vijojnë rënien, pavarësisht vendimit të OPEC dhe Rusisë për të ulur prodhimin me 1.2 milionë fuçi në ditë.

Scan,  12.12.2018