OPEC vendos të ulë prodhimin e naftës
Anëtarët e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe disa vende aleate joanëtare, gjatë takimit të OPEC-ut në Vjenë kanë vendosur të reduktojnë prodhimin ditor të naftës për të balancuar tregun botëror të naftës.
Suhail Mohammed Al Mazrouei, kryetar i Konferencës së OPEC-ut dhe ministër i Energjisë i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), tha se OPEC ka vendosur që prodhimi ditor të reduktohet deri në 800 mijë fuçi.
Ai vuri në dukje se bisedimet zgjatën më shumë sesa që pritej, duke shtuar se ai megjithatë është i kënaqur, për shkak të, siç tha, vendimeve të suksesshme që përfundimisht arritën t’i sjellin.
Vendimi për të reduktuar prodhimin ditor të naftës do të fillojë të zbatohet në janar të vitit 2019 dhe do të zbatohet në gjashtë muajt vijues.
Telegrafi, 10.12.2018