Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tsipras: TAP mund të transportojë edhe gazin rus

Gazsjellësi Trans Adriatik , TAP, i cili parashikon transportin e gazit të Azerbajxhanit në Europë, mund të mbushet edhe me gazin rus. Deklarata ka ardhur nga kryeministri grek, Alexis Tsipras, pas një takimi me presidentin rus, Vladimir Putin, raporton agjencia e lajmeve ‘AzerNews.’

“Projekti TAP tashmë është 80% i kompletuar. Unë mendoj se kemi kushtet e nevojshme teknike për të mbushur këtë gazsjellës me gazin rus. Unë besoj se kjo do të jetë e dobishme për ekonominë europian dhe gjithë rajonin”, tha Tsipras, duke shtuar se Greqia do të promovojë këtë qëndrim në takimet me partnerët europianë.

Vetëm pak ditë më parë, konsorciumi njoftoi se u krye me sukses edhe lidhja e tij me gazsjellësin TANAP.

Scan,  08.12.2018