Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Korrupsioni i Petrobras bëhet global

Liderët e tregtimit të naftës në botë, Vitol,  Trafigura dhe Glencore, kanë paguar më shumë se 30 milionë dollarë ryshfete ndaj punonjësve në kompaninë shtetërore të naftës në Brazli, Petrobras, skemë që sipas prokurorëve po vazhdon ende. Sipas hetuesve, ekzekutivët e kompanive ndërkombëtare kanë qenë në njohuri për kundravajtjen që përfshinte Petroleo Brasileiro.  Ryshfetet janë paguar mes viteve 2011 dhe 2014, sipas hetuesve.  Ata shtojnë se detajet e bëra publike janë vetëm maja e ajsbergut dhe zbulimet e fundit përbëjnë lidhjet më të forta ndërkombëtare deri më tani, në hetimin “Lavazhi” që përfshin korrupsionin politik të Petrobras.

“Glencore, Vitol dhe Trafigura, janë 3 kompani gjigante me të ardhura më të mëdha se Petrobras, që kanë praktikuar këto krime në më shumë se 160 operacione tregtare dhe ryshfete që kalojnë vlerën e 30 milionë dollarë.   Kjo tregon se hetimet në fazën e tyre fillestare po zbulojnë vetëm majën e ajsbergut”, tha prokurori brazilian, Athayde Ribeiro Costa.

Punonjësit e Petrobras i kanë ofruar kompanive tregtare çmime më të ulëta për naftën si dhe për cisternat e magazinimit, në më shumë se 160 operacione të ndryshme. Ryshfetet të kaluara nëpërmjet llogarive bankare në SHBA, Britani,  Suedi, Zvicër dhe Uruguaj, kanë ngritur dyshime nëse këto vende do të hapin hetimet.  Policia e Brazilit alarmoi Interpolin, duke kërkuar arrestimin e një punonjësi të Petrobras në Houston.  Kompania braziliane deklaroi se po bashkëpunon me autoritetet dhe u vetëshpall si viktima e korrupsionit. Më shumë se 130 biznesmenë dhe politikanë janë arrestuar në rastin brazilian, përfshirë ish-presidentin Lula da Silva, që mori dënim me 12 vite.

Scan,  07.12.2018