Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bien çmimet e naftës

Çmimet e naftës shënuan rënie mëngjesin edhe mëngjesin e ditës së sotme.

Kështu treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 49 cent dhe u tregtuan me 59.57 dollarë amerikanë për fuçi. Kontratat e së ardhmes sot u rritën me 1.4 për qind duke i dhënë fund rënies prej tetë javësh rrjesht.

Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 66 cent dhe u tregtuan me 50.83 dollarë amerikanë për fuçi.

Indeksi i çmimit të arit avancoi me 0.2 për qind dhe u tregtua me 1,240.13 dollarë amerikanë për onz, njëkohësisht edhe niveli i tij më i lartë në më shumë se 20 javë.

Monitor,  07.12.2018