Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Arabia Saudite propozon ulje të prodhimit të naftës

Çmimet e naftës po qendrojnë në rënie të konsiderueshme në sesionin e sotëm, pasi ministri i energjisë i Arabisë Saudite deklaroi se një ulje e prodhimit me 1 milionë fuçi në ditë do të ishte e mjaftueshme për OPEC dhe aleatët e tjerë. Më herët, Riadi zyrtar kishte kërkuar një ulje të prodhimit me rreth 1.4 milionë fuci në ditë. Karteli i vendeve prodhuese të naftës po zhvillon një takim 2-ditor në zyrat qendrore në Vjenë, për të arritur një marrëveshje mbi nivelet e prodhimit përë gjashtë muajt e ardhshëm.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 58.6 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 50.5 dollarë për fuçi. Ministri Al-Falih shtoi se, mbretëria është e kënaqur me çmimet aktuale të naftës. Por, OPEC do të presë edhe opinionin e Rusisë për të përcaktuar nivelin ekzakt të uljes së prodhimit.

Përpara fillimit të takimit, ministri rus i energjisë, Alexander Novak deklaroi se, do të jetë e vështirë për Rusinë të ulë prodhimin gjatë stinës së dimrit, për shkak të kushteve atmosferike ekstremisht të ftohta në rafineritë ruse. Vendet anëtare të OPEC prodhojnë rreth 40% të naftës në botë dhe historikisht kanë rregulluar çmimet në tregun e naftës.

Scan,  07.12.2018